Strategjia e Sorosit për të sjellë e mbajtur në pushtet pinjollët e tij

Strategjia e Sorosit për të sjellë e mbajtur në pushtet pinjollët e tij

Nga Shënim - 28/01/2018

Strategjia e Sorosit është aplikuar në vendet ish-komuniste që përmbysën komunizmin në vitet ’90. Përmes kësaj strategjie Soros ka pasur synim të rrisë ndikimin politik në të gjithë vendet ish-komuniste. Përmes kësaj strategjie janë mbështetur individë e grupe, të majta, me lidhje të rëndësishme me ish- nomeklaturën e lartë të rregjimeve komuniste, me idenë se ato zotërojnë një rrjet të fuqishëm politik e elektoral, të organizuar dhe me ndërgjegje të qartë politike.

Individët kryesorë ose thënë ndryshe “pinjollët” që do të mbështeteshin duhet të plotësonin disa “kritere sektare”, në mënyrë më konkrete duhet të jenë:

-të prejardhur nga nomeklatura e lartë ish-komuniste;

-jesmenë që nuk mendojnë por zbatojnë porositë;

-të gatshëm për të shkatërruar gjithçka nga e kaluara dhe filluar gjithçka nga zero, pra at-vrasës;

-arrivistë ekstremë dhe që nuk zmbrapsen deri në arritjen e synimit;

-të gatshëm të përqafojnë gjithçka perverse,

-të prirur për përdorimin e narkotikëve dhe pranimin e martesave të të njëjtit seks,

-të aftë të shpifin, të shajnë, sajojnë, mashtrojnë, të dizinformojnë, e tjerë,

-mosmirënjohës duke shfrytëzuar gjithkënd për të arritur qëllimin dhe më tej eliminuar të gjithë ata që i kanë ndihmuar të arrijnë qëllimin.

I. Faza e mbështetjes së pinjollëve drejt pushtetit.

1. Të gjithë kundërshtarët e fortë, në partitë e djathta apo brenda familjes së majtë ku pinjollët e tij bënin pjesë, do të duhet të eliminoheshin politikisht përmes “luftës anti-korrupsion” e cila duke qenë një kartë e ndjeshme për publikun do të arrinte të siguronte një mbështetje të fuqishme deri në protesta masive për eliminimin e të gjithë kundërshtarëve duke pastruar rrugën e pinjollëve drejt pushtetit.

2. Kjo luftë anti-korrupsion për eleminimin e kundërshtarëve do të zhvillohej edhe së brendshmi por edhe së jashtmi, edhe me ndihmën e të gjithë mekanizmave të ngritur brenda vendit por edhe me mbështetjen që do të vinte vazhdimisht nga jashtë.

3. Së brendshmi do të sponsorizoheshin financiarisht të gjithë mekanizmat politikë e mediatikë, por veçanërisht ato të shoqërisë civile. Synimi kryesor do të ishte kapja nga pinjollët e partisë më të madhe të qendrës së majtë, mundësisht të asaj partie që kishte prejardhur nga partia komuniste; nëse kjo nuk do të ishte e mundur atëherë do të duhej të krijohej një parti e re e qendrës së majtë që do të kishte të gjithë llojet e mbështetjes nga jashtë dhe mbi të gjithë kujdesin e familjes së partive të majta europiane.

4. Së jashtmi, këta pinjollë së bashku me mekanizmat e ngritur për arritjen e qëllimit të tyre, do të kishin të garantuar të gjithë mbështetjen nga jasht duke filluar nga sponsorizimet e disa ambasadave, të disa institucioneve, të disa organizmave europianë, të familjes së partive të majta, PSE apo Internacionalja Socialiste. Një rol të rëndësishëm në luftën anti-korrupsion kundër kundërshtarëve të pinjollëve do të kishin vlerësimet dhe raportet e të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë e europianë, të financuar fuqimisht nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur.

II. Faza e mbështetjes së pinjollëve për mbajtjen e pushtetit…

1. Pinjollët në pushtet do të ndihmoheshin nga “këshilltarë” të universiteteve prestigjioze të paguar nga Soros për të bindur qytetarët se gjithçka nga qeverisja e pinjollëve është e hartuar nga “profesionistë”.

2. Në postet kyçe të pushtetit do të vendoseshin vetëm individë të filtruar sipas “kritereve sektare”, të cilët do të zëvendësonin të gjithë individët me vlera, kontribute dhe kapacitete, që do të eliminoheshin se nuk plotësonin “kriteret sektare”.

3. Me fitimin e pushtetit e në vijim do të duhet të eleminoheshin plotësisht të gjithë kundërshtarët e brendshëm të strategjisë së tij, kryesisht ata më të aftët dhe ata me integritet.

4. Ndërkohë do të duhet të merreshin masa për të infiltruar në të gjithë partitë e tjera individë të seleksionuar sipas ‘kritereve sektare”, për tu pasur si rezervë për çdo eventualitet.

5. Lufta anti-korrupsioni me ardhjen në pushtet do të vazhdonte përmes “reformës në drejtësi” që do ti siguronte pushtetit të pinjollëve të gjithë mekanizmat adekuatë, “gjykatën dhe prokurorinë e reformuar”, për të zhvilluar një gjueti shtrigash kundër kujtdo kundërshtari politik apo opozite që do të sfidonte apo trondiste pushtetin e pinjollëve të tij.

6. Nëse pavarësisht të gjithë këtyre masave, pushteti i pinjollëve do të degradonte për shkak të korrupsionit apo keqqeverisjes, atëherë për të penguar alternimin e pushtetit do të vihej në veprim makineria e dizinformimit për baltosjen e të gjithëve. Ky veprim do synonte paralizimin dhe mpirjen e veprimit qytetar, i cili nuk do të duhet të humbte besimin te të gjithë forcat politike, veçanërisht ato opozitare dhe te çdo individ, kryesisht te ata më kritikët ndaj qeverisjes së pinjollëve. Qytetarët e pa shpresë në këtë mënyrë nuk do të mund të mbështesnin opozitën në protesta qytetare ndërkohë që zgjedhjet do të manipuloheshin dhe raportet për zgjedhjet do ti hartonin misione të kontrolluar e sponsorizuar nga paratë e Shoqërisë së Hapur. Kjo teknologji do të bënte të pamundur alternimin e pushtetit dhe do të çonte në degradimin e opozitës.

7. Dhe nëse në çdo rast alternimi i pushtetit do të ishte i pashmangshëm, atëherë do të tentohej të mbështeteshin ata individë që ishin infiltruar, së paku për të mos ndëshkuar pinjollët Sorosianë të larguar nga pushteti. Madje përpjekjet, përmes të gjithë mekanizmave të brendshëm e të jashtëm, do të bëheshin për të shkuar drejt një qeverisjeje të përbashkët.

III. Faza e ndëshkimit të pinjollëve…

Me ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë, ka ardhur edhe fundi i vazhdimit të kësaj strategjie. Në muajtë në vijim do të duken efektet e para. Qytetarët janë në protestë. Opozita dhe kundërshtarët e pinjollëve janë të bashkuar në krye të protestave.

Syri.net/ 28 janar 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

u ndricova31/01/2018 11:25

Sa jeni lodh me thon votoni PD, ahahaha me PD perpara hahahaah do cajm rethimin hahah. Njerzit te ngrihen ne protesta qoft edhe te opozites se i ben mir trysnia qeveris. Ndersa per mbeshtetje te njerit apo tjetrit kra keq me vjen por te dyja Jan posht Dhe provinciale si parti nevojitet te cohen njerezit por jo si ne 91 por te cohen vertet e ta pastrojn vendin nga kto fytyra

Sirius29/01/2018 23:31

Dhe dicka tjeter Sorrosi eshte front man ose kapterr i globalisteve, te cilet kontrollojne 99% te financave dhe kompanive boterore. Ata kane ne xhep edhe SHBA-ne edhe Bashkimin Europian. Prandaj mos ju hidhni shume faj as Vlahutin e as Luluse. E rendesishme eshte qe njerezit te kuptojne se ku jetojne dhe c'fare perfaqeson politika ne pergjithesi. Bota qeveriset nga forca te erreta, te cilat nuk kane as dashuri, dhe as simpati per njerezimin. Ata e shikojne njerezimin si nje tufe bagetish, per tu shfrytezuar e mjelur nga kjo pakice. Kjo pakice e nje ADN-je perverse, ka mijera vite qe sundon ne planetin Toke dhe po nuk u zgjua njerezimi, do te vazhdoje te sundoje dhe mijera vite te tjere.

Sirius29/01/2018 22:53

Pinjollet kryesore rezerve jane Lul Basha dhe Erjon Veliaj. Kur bojaxhiu kokainethithes i Anetes te konsumohet, keta do aktivizohen. Qe te dy jane pasardhes te nomeklatures dhe mashtruesa te kategorise se pare.

Artikull shume preciz dhe i guximshem, qe verteton dhe nje here se ne c'fare gjumi jane shumica e njerezve.

Liria29/01/2018 21:10

Duhet qe strategjia e avokatit Altin Goxhaj te cohet as me shpej ne SHBA te Trampi dhe kongresmenet te behet sa me shpejt se ato nuk e dine GJENDJEN ne shqiperi.NJE keshille per avokatin qe e sulmon me pa te drejte lulzim bashen si sorroist dhe e paragjykon pa argumenta dhe pa fakte te cilat e demtojne tende opoziten dhe ndihmojne pushtetin. KETO fakte mund ti coje edhe opozita ose avokati sa me shpejt per shume arsye dhe per te shpetuar shume jete n jerzish.Ju lutem tregojani bashes dhe avokatit dhe mos e publikoni sms.

fery29/01/2018 09:48

...kurse , menjihere pase protestes se 27 janarit 2018 ne Tirane , pinjolli kryesor i Sortosit , presidenti serb Aleksander Vuciq bashke me oligarket e tije sorrosian fluturoi tek vellau i tije i madh Erdogan per te kerkuar ndihme nga Ai nese atij dhe oligarkise se tije ekonomiko-politike serbe fillon ti dele situata nga dora e ndikimit te tije dhe ketu , ketu theksin dhe friken kryesore Vuciq dhe Sortosi e kane tek shqiptaret pasi kroatet tani me jane disa mijra kilometra larg Serbise kurse Mali i Zi ponjashtu po i largohet ndikimit Vuciqo-Sorrosian.Mediat kroate shkruajne se lideri i myslimaneve te Bosnjes Bakir Izetbegoviq dite me pare eshte vendosur ne Ankara per ta pritur sorrosianin Vuciq te cilet do te takohen me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan kurse, qellimi i takimit duket te jete kerkimndihma e Vuciq nga Erdogan per ta mbajtur nen kontroll situaten ne trojet ku jetojne shqiptaret pasi Bakir Izetbegoviqin dhe myslimanet e Bosnjes mund ti disciplinoje nepermes Erdoganit .Por , Vuciq ka hartuar se ai dhe Gjorgj Sorrosi i tij nuk do mund ta mposhtun presidentin Trumph dhe Ameriken e keshtu edhe s do mund ti mposhtun as shqiptaret sado qe te perpiqet pinjolli i tij te kerkoje ndihme te Erdogan ose te Putin , Soros dhe Vuciq do te mposhten rende sikur qe do te mposhten rende edhe kjo kaste e fliqur sorrosianin , kaste kriminale oligarko - politike gjitheshqiptare e cila pa fije turpi , per interesa personale dhe interesa te Sortosit e Vuciqit , polullit shqiptar ia vuri shqelmin ne qafe ...!

Arber29/01/2018 01:51

Ke harruar me kryesoren. Pa mbeshtetjen e administrates amerikane te deritanishme qe nga 1989 Soros do ta kishte te pamundur te realizonte qellimet e tij per internacionalizimin e botes ose si i thone ata "Globalizim". Soros eshte thjeshte "the manager" i planeve te korporatave te medha financiare.

PIKU29/01/2018 01:49

Te lumte zoteri.... E ke pikturuar, shprehur shume kjarte pushtetin e sorosit ne vendin tone, qe po rrenjoset nga soristi mafioz E, RAMA.Populli ka nevoje qe te sqarohet, me kete shpjegim profesional politik se c; na ka bere sorosi me zagaret e sherbetoret e tij ne SHQIPERI.Andaj si popull i gjithi te ngrihetme kembe e me furi per ta permbyse shfrytezimin sorist sa ma pare.

t28/01/2018 23:26

pinjollet jane edhe brenda opozites,nqs edhe protesta tjeter do mbyllet si kjo vetem me fjalime e brohoritje pa doreheqjen e kesaj qeverie apo krijimin e nje qeverie tjeter gjoja antimafia me ne krye socialiste te llojit xhafa apo veliaj,atehere pinjollet kane mbijetuar perseri,vetem sa kane ndruar kostumin dhe populli opozitar eshte mashtruar perseri

edvin28/01/2018 23:22

III Faza e ndeshkimit te pinjolleve!...opozita ne proteste!
Po bini drejte te keqes mo,pavaresisht cilin krah politik perfaqeson ajo!
Po nuk ishte ky Luli,i cili nuk ju pergjigj fteses se Republikaneve Amerikane per pjesmarrje ne Konventen e tyre,ku do te prezantohej kandidatura per president e zotit Tump?
Ne te kundert,nuk ishte ky Luli,ai qe u fry si gjeli,sapo mori ftese nga Demokratet Amerikane,per pjesmarrje ne Konventen e tyre,ku do prezantohej zj Klinton?
Po ky SOROS-i,punoj per fitoren e zj.Klinton apo z.Trump?
Ne se PD nuk do gjeje nje kryetar te ri,veshtire qe Shqiperia do te terheq vemendjen e duhur nga USA e zotit Trump! Demokratet kane nje pergjegjesi historike perpara!

Arber Pashtriku28/01/2018 23:08

Analiza eshte deri diku e sakte.
Gabimi eshte se "Syri" ka iluzion se TRUMP-i do merret me Shqiperine. Kjo eshte nje "wishful thinking". Po ta kishte administrata Amerikane seriozisht, hapi i parë qe do ndermerrte do ishte pastrimi i Ambasades Amerikane ne Tirane nga Lu dhe veglat e tjera te SOROS.
Deri tani nuk ka as shenjen më të vogel se SHBA do te merret më Shqiperine. Duket sikur Shqiperine ja kane lene SOROS-it më koncesion.
SOROS ka ne dore qeverine, opozites dhe gjithcka ne Shqiperi. ( Basha nuk atakon dhe nuk permend askund Erion Veliajn bile edhe ne te ashtquajturen proteste nuk u tha asnje fjale as për Veliajn as për viktimat e tij si Ardit Gjoklajn. Nuk u lejua asnje banderole anti-Soros. Mos harroni qe protesta ishte planifikuar 4 ore dhe e mbyllen per 1 ore e 20 ' kur pane numrin e madh te protestuesve dhe i kapi frike se më të vertete do ta rrezojne Ramen. Tani me nuk ka as dyshimin më të vogel qe Basha eshte vegel e bindur e Rames.

Shto koment

Denonco