Drejtësi me ligjet e drogës

Drejtësi me ligjet e drogës

Nga Ylli Manjani - 28/01/2018

Në asnjë shtet ku vepron ligji nuk ndodh që prokurorit i heqin nga duart të pandehurin dhe e marrin në përgjegjësi penale, për këtë gjë!

Është kulmi i maskarallëkut!

E përsëris: i thonë prokuroreve që hetojnë trafikantin, jeni fajtorë për faktin se ne (dmth eprorët) ta hoqëm trafikantin nga dora!!!

Kjo ndodh në prokurorinë e përkohshme të përgjithshme që merret me çështje të përveçme!

Zgjedhja e zonjës Arta Marku në dhunim të Kushtetutës, nuk mund të mos prodhonte kësi ngjarjesh të shëntuara!

Ligji i shtetit ngarkon me përgjegjësi Prokurorin e Përgjithshëm që të mbledhë të dhëna e të koordinojë prokuroritë e çdo hallke! Nuk mund të ketë faj prokurori i thjeshtë, pse Prokurori i Përgjithshêm vendos, pa e pyetur, largimin e personit që ai (prokurori i çështjes) po e heton.

Ja largojnë të pandehurin fshehtas dhe i thonë “ fajin e ke për largimin që bëmë ne”! Kulmi!

Kjo llogjikë vetëm në ligjet e drogës e të krimit zbatohet, jo nga drejtuesit e Anti-krimit!

Kujt i bëhet qejfi duke goditur pa faj prokurorë e çështjes?

Fare e thjeshtë: trafikantëve dhe politikanëve që janë me ta!

Ja ku është prova e kapjes së drejtësisë: në krye të Prokurorisë duke larguar çdo provë apo person nga hetimi dhe drejtësia shqiptare!

Asnjë filtër i shtetit nuk funksionoi, asnjë!

Se me ç’urdhër doli nga paraburgimi i pandehuri? Si ka mundësi që drejtuesja e Prokurorisë dhe Ministrja e Drejtësisë pretendojnë se nuk e dinin që ai ishte i arrestuari i drejtësisë sonë?

Ka shumë pyetje, por përgjegjëse është PROKURORIA e PERGJITHSHME! Ajo është e para! E kishte për detyrë ta dinte këtë gjë!

Bashkë me të duhet ta dinte Drejtoria e Burgjeve dhe Policia e Shtetit, por këto vijnë të dytat në radhë.

Në fund pa dyshim edhe Ministrja e Drejtësisë e cila e kishte për detyrë të dinte statusin e te paraburgosurit! Drejtoria e Burgjeve pyetet gjithmonë sa herë merret një vendim ekstradimi!

Çdo me thënë kjo “nuk e dinim”?!

Nëse duam të argumentojmë me llogjikën e ligjit të shtetit kjo është rruga! Nëse përdoret llogjika e drogës ajo që bënë me këtë ekstradim është krejt “e rregullt”!

Po në llogjikën e ligjit të shtetit, them se Prokuroria e Krimeve të Rënda fillon direkt çështjen dhe fillon arrestimet e të gjithë zinxhirit të atyre që lejuan dhe kryen këtë ekstradim!

Ky është pengim i pastër i drejtësisë! Është reagim i krimit të organizuar mbi drejtësinë!

Nëse nuk mendohet kështu, kush i thotë vetes prokuror e gjykatës, ta lërë më mirë atë detyrë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Sonja 29/01/2018 09:21

Nuk eshte e nevojsheme te shkruash kaq gjate dhe shume here per kete gje. Gjithshka eshte mese e qart, nuk ka polici te shtetit, nuk drjtesi te shtetit, nuk gjykat te shtetit, nuk ka prokurori te shtetit, nuk ka qeverri te shtetit....ka vetem nje mafie shtetrore, ku njishi i saj Rama bene cfare te doje, te gjithe te tjeret gjejne artifica per ti justifikuar, mbuluar ,edhe pese shifen dhe nuk mbulohen dot. Por ka fuqi ndokush te veproj? Askush. Sepse kjo mafie ka gelltitur ne corben e vet dhe LU-n e Vlahutin....

Ajo29/01/2018 00:53

A ju kujtohet se si ngjirreshin Ulsiu, Vasilika dhe arradha e gazetareve te shitur se Prokurorja e Perkohshme e Pergjithshme, fale ndyshimit te Kushtetutes, nuk kish me asnje fuqi te nderhynte ne dosjet e prokuroreve, medemek ata dhe vetem ata ishin zoter te dosjeve qe hetonin. Por nuk kaloi as nje muaj dhe Arta Marku, PREKURORJA ( komunisti Ruci edhe pas 27 vjetesh parlamentar nuk di se si shqiptohet kjo fjale!) qe u perbetua ne mes tymit dhe britmave, ka bere aq shume per te mbyllur dosjet e Tahirit me shoke. Ku jane ata gazetare te shitur, pse nuk dalin tani dhe te thone se Arta e panjohur nga askush na doli nje Arte e arte per Edi Ramen.
Opozita dhe ju i nderuari Manjani patet plotesisht te drejte, ashtu sic pati edhe plot te tjere, perfshire dhe mua, qe e kishin plotesisht te qarte rolin qe do luante Arta Marku.

kanadezi28/01/2018 23:10

Po shoku Lu qe nuk ka thene nje fjale!!!

edvin28/01/2018 22:03

Eh,mo Manjani! Keshtu ndodh kur njeriu i shkrete pranon nje detyre te larte shteterore,me kushtin qe ti nenshtrohesh urdherave te atij qe behet fjale-mire per te.Keshtu ka ndodhur edhe me ty nje here ne jete.Te kujtohet ai,kancelari i gjykates Shkoder?Nepunes "safi"!Ai sot,nuk ju njeh me ju! Eshte "zhgenjyer" me LSI-ne!Po cfare rreziku ka populli mo,me keto papergjegjeshmeri "kursantesh" pushtetar!

Shto koment

Denonco