Vdiq Hysniu, jeton Ulsiu...

Vdiq Hysniu, jeton Ulsiu...

Nga Agim Xhafka - 28/01/2018

Eshtë falso shprehja që populli ynë e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë. Ka ndodhur krejt ndryshe. Në vend të shpatës e trimërisë punë ka bërë veç Hysniu.

Brezi im e kujton lehtë, më të rinjtë mbase kanë lexuar për të. Quhej Hysni Kapo. I pashkolluar, servil, arrogant dhe shpirtzi.

Në se Enveri urdhëronte që të dënohej dikush, ky sokëllinte që të dënohej patjetër personi, por edhe gruaja e tij, fëmijët e tij dhe të internohej gjithë farefisi.

Në se Enveri bertiste se bar do të hamë e parimet nuk i shesim, Hysniu ulërinte e na spërkaste me pështymë duke thënë se as do hamë e as do pimë, por ama parimet nuk i shkelim kurrë.

Në se Enveri na thoshte se vendet kapitaliste po vuajnë për bukën e gojës, ky Hysniu shtonte se atje djali përdhunon nënën, biri le babain pa ushqim dhe dollari pikon gjak.

E keqja e vendit tim nuk ishte veç Hysniu, por hysnizimi i krejt shoqërisë. Në shkolla u rritën e u përgatitën hysnij të vegjël, ndër femra u shfaqën hysniet dhe shteti u fut në grushtin e Enverit me bekimin e Hysniut të madh e të Hysniut të vogël. Në kuvend hysnijtë kishin mision të ngrinin kartonin e ligji të vriste e të priste. Në qeveri këta shërbëtorë vrasës gjithnjë me dorë ngrehur. Shoqëria mori rrokullimën, por nuk guxonte kush të fliste se Hysniu zgjohej dhe të dënonte deri në shtatë breza.

Uria bënte kërdinë, Hysniu na thoshte o njerëz këndoni e vallzoni, mjerimi mbuloi vendin Hysniu urdhëronte të qeshnim e të gëzonim. Deri sa thika shkoi në kockë e uragani mbërriti dhe në Tiranë. Mori para Hysniun e hysnijtë,hapi qiellin e doli dielli, deri sa na u shfaq fatkeqësia e kohës me jargavitësit dhe lëpirësit e pushtetit që po i përmbledh me emrin...Ulsiu.

Mbërriti injoranti i tipit të ri. Shërbëtori i fëlliqur i numrit një. Ulsiu dhe ulsinjtë në kuvend ngrenë kartonin për çdo marrëzi. Kur gjen kundërshtim nis e flet me rrokje pa zanore. Nuk i kuptohet asgjë, por shefi i tij ia bën me shënjë të turret para si ndonjë bulldog i uritur. Se Ulsiu nuk i duhet kujt për tru e gojë, i vlen veç të mbajë dorën ngritur. E Ulsiu nuk rresht shërbimin. S’do t’ja dijë për dinjitetin e vet, për të vërtetën, për njerëzit që vuajnë.

Historia shqiptare po ecën njësoj, me varfëri, dhunim, trishtim, mjerim. Ka ndryshuar veç emri i xhelatëve. Dje thirreshin Hysni-nj. Sot Ulsi-nj. E po shtohen dita ditës. Dje me ca privilegje, sot ma ca koncesione, me ca tendera, me ca vila e me ca prona.

Shqipëria përpëlitet në baltën e saj, pa shpresë, pa progres e në kolaps. Vuajnë të rinjtë e pleqtë, marrin arratinë njerëzit, por Ulsinjtë gromësijnë nga kënaqësitë,marrin  porositë e shefit e dalin në ekrane të shpërndajnë rrenat e fanarit ndriçues që po çudit botën me rritjen galopante të mirëqënies.

Kështu ndër shekuj atdheu im. Nga Hysniu tek Ulsiu e mbase nesër tek Ylviu...Kurrë nuk i mungoi kësaj toke servili i pushtetit, ky kanceri i progresit që na është lidhur si gur në qafë e po na tërheq drejt mbytjes së sigurt. Sa keq. Na vdiq Hysniu, rron Ulsiu...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

genc29/01/2018 09:37

Per cfare te falnderohet Agimi.E ka te njejte sjelljen si H.Kapo.Ai cfare po thot L.Basha po perserite Agimi.

Daj Jaku29/01/2018 00:00

I saktë dhe kurajoz Z. Xhafka. Këlyshët e derrave janë më të fëlliqur se derrat. Duhet kurajo për këto denoncime. Më lejo një "korrigjim" të voçkël fare. Hysniu, Ulsiu, Ylviu. Unë do të shtoja edhe Veliu.

Janullatos28/01/2018 22:47

Zt. Agim respekte. Nje mendje dhe pene e mprehte . Respekte

edvin28/01/2018 21:47

Fajin e ka edhe Dhori Sallaku,ish Kryeprokurori Shqiperise,i cili nuk flet publikisht dhe ti tregoje shqiptareve ,pse e liroi nga detyra e Drejtuesit te Prokurorise Shkoder Ulsi Manjen dhe pse nuk e perjashtoi te korruptuarin fare nga sistemi?

Berisha krenaria e kombit28/01/2018 20:53

Pa tjeter Z Agim, hysniun e griu kanceri, edverin e beri Zoti te lehi si qen, femijet e tyre drogaxhinj Dhe plehra, shehun e vrane Po ashtu hazbiun. Tani nexhija shkerdhehej me mugoshen ndersa vitua pra nusja e kapos puthej, shkerdgehej me vicet ne beograd ndersa elita e kombit ne trevat e malsise Dhe kosoves masakroheshin-masakra e tivarit. Shikoj sot bastardet e bllokut me Bushatin ne krye qe sulmojne Cdo te djathte ne Shqiperi se jane pjell e rezultarit konglomorat orgazmash serbe-Greke-mbetjet shqiptare. Shikoj I ka gri kanceri vella, edhe ky ulsi I ka Tuinjte si derr.

skrapari28/01/2018 20:41

Agim te falenderoj nga zemra per shkrimin. Eshte shume e vertete qe Hysniu ka qene kriminel mbi kriminelat. Kur diktatorit I thoshin se X- I eshte denuar me vdekje, ne castin e pare kishte nje lloj tronditje,nderkohe qe krimineli Hysni thoshte te ekzekutohet. Kete ma ka thene nje miku im I perndjekur ish mesusi im Ksenofon Dilo.

Berisha krenaria e kombit28/01/2018 20:32

Pa tjeter Z Agim, hysniun e griu kanceri, edverin e beri Zoti te lehi si qen, femijet e tyre drogaxhinj Dhe plehra, shehun e vrane Po ashtu hazbiun. Tani nexhija shkerdhehej me mugoshen ndersa vitua pra nusja e kapos puthej, shkerdgehej me vicet ne beograd ndersa elita e kombit ne trevat e malsise Dhe kosoves masakroheshin-masakra e tivarit. Shikoj sot bastardet e bllokut me Bushatin ne krye qe sulmojne Cdo te djathte ne Shqiperi se jane pjell e rezultarit konglomorat orgazmash serbe-Greke-mbetjet shqiptare. Shikoj I ka gri kanceri vella, edhe ky ulsi I ka Tuinjte si derr.

Leka 28/01/2018 20:02

Ku i gjenë ripjella këto fytyra që të ngjallin tmerr me pamjen e tyre . Që nga i pari deri i fundit, vrerë nga sytë nxjerrin. Specje e veçantë.

Shto koment

Denonco