Frikë nga opozita? Jo, nga ambasadori juaj ndoshta

Frikë nga opozita? Jo, nga ambasadori juaj ndoshta

Nga Çim Peka - 27/01/2018

Protesta kundër trafiku të drogës është protestë kundër SHBA-ve!! Këtë po thotë Lu? Ambasadori në ikje Donald Lu paska këshilluar qytetarët amerikanë që jetojnë në Tiranë që nesër gjatë kohës që mbahet protesta ‘të mbajnë profil të ulët’. Çfarë ka parasysh Donald Lu me ‘profil të ulët’? Të mos tregojnë se janë qytetarë amerikanë?

Seriozisht ambasadori amerikan që mundohet ta trajtojë protestën e opozitës kundër shndërrimit të Shqipërisë në plantacion droge, si protestë kundër SHBA-ve? Dhe për më shumë, mbështetjen ndaj kryetrafikantit, si mbështetje për SHBA-në?

 Ambasadori Lu mund të rrijë i qetë sepse ata qytetarë shqiptarë që fati i ka bërë të jenë edhe qytetarë amerikane në të njëjtën kohë, do të protestojnë paqësisht, por jo vetëm kundër Ramës. Ata do të protestojnë edhe kundër tij, si ambasadori i tyre, në vendin e tyre, që me heshtjen e tij ndaj trafikut qeveritar të drogës, po e ndihmon Edi Ramën të bëjë spastrimin e këtij vendi nga banorët e tij.

Plot 467.000 shqiptare janë larguar këto tre vjet, edhe falë tij. As më shumë e as me pak, se 25% e popullsisë. Të protestosh kundër Edi Ramës, i cili uli Shqipërinë në prehrin e Ankarasë kundër Uashingtonit qenka anti-amerikanizëm, dhe të heshtësh qenka ‘pro-amerikanizëm’?

 Fyerja që kryeministri shqiptar i ka bërë presidentit amerikan është unike dhe e paprecedentë në historinë e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA-ve. As Enver Hoxha se ka bërë. Megjithatë, ambasadori i Presidentit Trump në Tiranë kurrë nuk e gjeti të arsyeshme të thotë një fjalë në mbështetje të reputacionit të shefit, qeverisë dhe shtetit të cilin ai përfaqëson. Të mos harrojmë se një paraardhës i tij pati deklaruar se në Partinë Socialiste të Edi Ramës ekziston një ‘celule anti-amerikane’. Por, siç duket, për ambasadorin Lu, kjo celulë, tashme një celule narko-trafiku qenka pro-amerikane?

Ambasadori ne ikje Lu, duhet se paku përpara se të flasë për pro, apo anti-amerikanizma, të këshillojë qytetaret amerikane sikur janë në Karachi, Kabul apo Bregun Perëndimor, të gjejë arsyet se pse ‘pro-amerikanizmi’ i shqiptarëve ka zbritur me 7% në periudhën e mandatit të tij si ambasador në Shqipëri. Ai gjithashtu duhet të jetë i sinqertë me qytetarët, por edhe me stafin e tij, dhe ti njoftojë se atij i është refuzuar kërkesa për shtyrje mandati, edhe pse lobistët e Edi Ramës në Uashington të gjitha bateritë e tyre i kanë përqendruar në shtyrjen e mandatit të tij deri në verë, aq kohë sa i duhet Edi Ramës të kapë sistemin e drejtësisë.

Madje duhet tu tregojë se kumbara e martesës së tij me Vllahutin ishte Hoyt Yee, dhe se ai nuk është dorëhequr, por praktikisht është larguar dhunshëm duke i lënë më pak se 24 orë që të boshatise zyrën. Lu duhet të jetë i sinqertë edhe me stafin e tij, dhe tu thotë se jo më larg se dje, koleget e tij perëndimorë në Tirane kanë kryqëzuar vetë atë dhe shoqen e tij Vllahutin për qëndrimet e tyre. Duhet tu thotë se kolegët e tij i kanë kërkuar atij dhe asaj që te mos pozicionojnë opozitën në cep te ringut, por të godasin qeverinë për krimin, korrupsionin dhe shkatërrimin që po i bëjnë Reformës në Drejtësi.

Këto duhet tua thotë edhe qytetarëve amerikanë që jetojnë në Tirane, pa për sigurinë e tyre nuk ka pse shqetësohet, pasi nuk ka vend ne glob ku qytetaret amerikanë janë më të mirëpritur se në Tiranë.

Prandaj, qytetarët amerikanë të lindur apo llotarizuar që jetojnë në Shqipëri nuk kanë asnjë arsye të kenë frikë nga protesta e opozitës. Nga ambasadori i tyre që është bërë palë me një qeveri trafikantësh, ndoshta po.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

fredi30/01/2018 09:51

kinez i rraces sorosiane eshte me mire ta injorosh

edvin28/01/2018 21:39

Kur nuk tha qe dhe flamurin amerikan te mos e shikonte ne proteste!

Leka 28/01/2018 16:22

Shkrim brilant por edhe alarm për gjithë shoqërinë shqiptare.

Du 27/01/2018 20:51

Sh. I sakte z. Peka po ky kinezi Mao Ce Duni vogel e ka mbushur kupen mekohe bashke me ate floke kuqen kroate ne mbrojtje te PS. Krimit dh droges .Ata jane te korruptuar dhe te zhytur ne korrups ion . Z. Lu na mban fjalime me peshq te medhenj por peshku me i madh eshte ai vete prandaj ber cmos te hiqte prok. Llalla sepse ai me guxim e demaskoi hapur per afera e mbrojtje te komp. Bankers Petrolium gje qe ai nuk e pergenjeshtroi kurre sepse ishte nje realitet. Z. Lu do mbahesh mend si ambasadori me i pa deshiruar nga shqiptaret dhe po te lexosh postimet ne rrjetet soc. gati 99% e shqiptareve ju urrejne dhe deshirojne qe te zhukesh sa me pare nga ky vend dh te mos kthehesh me kurre ketu je diplomati me i uurryer nga shqiptaret dhe ishalla zoti te denofte per qendrimet e ndyra nda ketij populli ,kariera juaj do te mbyllet me turp.

Fermeri27/01/2018 20:42

Krenar per ju z.Peka. Analiza juaj eshte e sakte, brenda saj ka realizem, sinqeritet dhe burreri. Aty thuhen gjerat sic jane dhe te vertetat perplasen ne sy. Vendi kerkon burra intelektuale, te afte, te ndershem e te perkushtuar qe me sjelljen e tyre ti japin shprese e besim pjeses tjeter te shoqerise se ky vend mund te behet vetem atehere kur ne pushtet te vijne njerez me integritet, te afte e te ndershem, pjesetare te familjeve antikomuniste e patriote te masakruara nga sistemi komunist dje dhe bijte e tyre sot. Shqiptaret duhet te kuptojne se me banden kriminale ne pushtet, me bijte e eterve kriminele vendi nuk ka te ardhme. Besoj se ora e drejtesise po vjen, sahanlepiresve te kazanit te qelbur te rilindjes bolshevike po u vjen fundi

petro27/01/2018 20:05

Shkrim i goditur !
Lu te tregoje parate qe i ka dhene rama per mbylljen e syve dhe te gojes perpara dhizmave qe ka bere dhe ben ai dhe qeveria etij.Linda e rames duhet ti kete hapur luse nje numer llogarie te fshehte ne banken e saj,ku rama i kalon parate e droges .

Stela27/01/2018 18:02

Nje analize perfekte as me shume e as me pak, fatjeqesisht shpesh ne vesh te shurdher.

Daj Jaku27/01/2018 17:38

Z. Sonja. Një pyetje/vërejtje. Cilët janë socialistët e vërtetë? Unë nuk njoh asnjë. Transformimi nga socialist në komunist është i natyrshëm, e kundërta e pamundur. Një soj sikurse putana të transformohej në virgjëreshë. Sa për LU, unë jam i mendimit që të shtunën e ardhëshme të protestojmë të gjithë bashkë përpara Ambasadave USA e BE për largimin/përzënien e dy ambasadorëve, baxhellës kroate dhe kinezit Mao Ce LU.

Daj Jaku27/01/2018 17:37

Z. Sonja. Një pyetje/vërejtje. Cilët janë socialistët e vërtetë? Unë nuk njoh asnjë. Transformimi nga socialist në komunist është i natyrshëm, e kundërta e pamundur. Një soj sikurse putana të transformohej në virgjëreshë. Sa për LU, unë jam i mendimit që të shtunën e ardhëshme të protestojmë të gjithë bashkë përpara Ambasadave USA e BE për largimin/përzënien e dy ambasadorëve, baxhellës kroate dhe kinezit Mao Ce LU.

ArT27/01/2018 17:03

Cim Peka,
Artikull me vlere, por dergojani presidentit Trump ta lexoje dhe te njihet me bemat politike te ketij kinezi te Sorosit. Kjo duhej bere me kohe!

Zana27/01/2018 12:58

Jemi me ju , osot o kurre per kete vend te bekuar nga Zoti dhe te mallkuar nga komunizmi qe rimorri fuqit me ndihmen e LU dhe VLLahutinit Lufta tani eshte me e veshtire se ne 90 se ne 90 ata ishin ne renie te lire sot ata jane fuqizuar nga parat e drodes megjihese cdo gje eshte e mundur Ju pershendes o populli im Flm Cim Peka per kete shkrim Flm Sonja dhe Zana

Zana27/01/2018 12:56

Jemi me ju , osot o kurre per kete vend te bekuar nga Zoti dhe te mallkuar nga komunizmi qe rimorri fuqit me ndihmen e LU dhe VLLahutinit Lufta tani eshte me e veshtire se ne 90 se ne 90 ata ishin ne renie te lire sot ata jane fuqizuar nga parat e drodes megjihese cdo gje eshte e mundur Ju pershendes o populli im Flm Cim Peka per kete shkrim Flm Sonja dhe Zana

genci27/01/2018 12:00

Keshtu duheshin bere prej kohesh keto lloj shkrimesh ,por kush do i bente kur jane servile dhe dhjeramane.Bravo per inisiativen

Sonja 27/01/2018 10:59

I dashur Z.Peka

Ambasadori Lu po luan gurin e fundit per te shpetuar veten e tij. Ai ka dale hapur kunder opozites, ka dal hapur ne mbrojtje te narkotrafikanteve, ka dal hapur kunder drejtesis, kunde vetingut, dhe shume te tjera...
Ai eshte i zhytur me narkotrafikun, eshte pjes me ta , dhe nese ata dalin para drejtesis, edhe Lu-ja do te dali para drejtesis. Ai dhe Vlahutin (dyshja e te dashururve famkeq) po kerkojne te mrojne veten e tyre. Ju kujtohet Tahiri ne Opinion nje nate para se te arrestohej (keshtu pritej) qe tha se "dhe ata (ambasadoret) njeres jane" , pak me pare kishte thene qe skeni pare gje akoma. Shume e qaert, kanabiziomi i vendit me urdher te Rames dhe me mbrojtejen e Lu-Vlahutin. Ne loje miljona euro per te gjithe. Te nesermen qe pritej arrestimi i Tahirit, gjitheshka ndryshoj, "Te mbrojme Tahirin" , se po te ikte Tahiri, skandali do te merrte permasa te pa para botrore dhe jo shqiptare. Lu dhe Vlahutin nuk kane asnje shans tjeter, duhet te mbrojne Ramen me cdo kusht, se nese preket Rama, dhe ata do te perfundojne prapa hekurave.
Opozita duhet te dali hapur me qendrimin e saj kunder Lu-s dhe Vlahutin dhe jo kunder SHBA dhe Evropes sic kerkon Rama ta interpretoj. Nuk ka me gjuh diplomatike. Lu duhet te akuzohet si bashkpuntor me narkotrafikantet dhe te shpallet non grata nga opozita ne shqiperi. Eshte nje lufte e forte me dy kundershtar potencialisht shume here me te forte se opozita, por kjo do ta bente me te forte dhe vete opoziten, dhe fitorja do te jete me dhimbje por perfundimtare ndaj narkoshtetit. Dhe socialistet e vertet do te clirohen nga uzurpimi i partis se tyre nga rilindasit mafioz qe nuk kane lidhje me politiken, as te majt dhe as te djatht, por me mafien e mirfillt.O sot o kurrr. Shqiperija ne Gremin.

Shto koment

Denonco