Padyshim që do të protestoj!

Padyshim që do të protestoj!

Nga Ylli Manjani - 25/01/2018

Jo thjesht si opozitar, por edhe më thjesht akoma, si qytetar kam ndërmend të protestoj.

Detyra numër 1 e çdo qytetari është të protestojë ndaj të keqes!

Çdo ditë protestoj, por të shtunën do ta bëj bashkë me të tjerë, live në shesh!

Nuk do shkoj në zgjedhje, por në protestë! Nuk do shkoj për të ndarë kush është më i miri, por për të denoncuar të keqen, rrenën, mashtrimin, sundimin dhe paligjshmërinë!

Kur të vijë dita e zgjedhjeve do të kem mundësi të zgjedh. Sot do protestoj!

Jam po aq i velur sa shumë të tjerë nga partitë, por ska mënyrë tjetër organizimi shoqëror më efektiv. Ndaj do ti bashkohem thirrjes së opozitës edhe si opozitar, por më shumë si qytetar!

Nuk pranoj të gënjehem! Nuk gënjej askënd dhe ska pse të pranoj të gënjehem!

Jam qytetar Europian dhe dua të jem pjesë e Europës. Kam respekt për kontinente e popuj të tjerë, por mbetem Europian. Qeveria do të më bëjë turk!!! Për këtë protestoj!

Lirinë që qytetarit ja ka dhënë perëndia, ja merr qeveria! Pa dyshim protestoj ndaj qeverisë, që të mos katandisem ti kërkoj hesap perëndisë!

Ligji është garancia e qytetarisë dhe jo pronë e qeverisë! Qeveria e shkel ligjin, qytetaria duhet të shkelë qeverinë jo veten!

Për të gjitha ato tema që këtu i kemi debatuar bashkë, drogën, krimin, arrogancën, paligjshmërinë, padrejtësinë e sundimin e shumicës fiktive, kam ndërmend të protestoj!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Deshmojqe26/01/2018 19:33

Manjani po deshmohet dita dites qe eshte nje Pasuri e vyer Kombetare, nje intelektual i pashoq; nje person me vlera te nalta morale e karakter burrnor; Ky duhet te jete KryeMinister.

Andi26/01/2018 16:13

Me pelqen kur flet ky. Eshte tek te vetmit politikane qe i thote gjerat troç.

Respekte

Sonja26/01/2018 14:34

Te gjithe ne protest, shwiperija ne gremin..

Adi25/01/2018 16:53

Te lumte Manjani! Sikur ta kisha thene vete. Faleminderit, se me trimeron dhe me heq trishtimin e kesaj cmendurie qe merr emra te ndryshem: ligj, rilindje, shtet etj.etj rrena te gjera te cmendura. Eh... O zot, na ndihmo!

UNIKU25/01/2018 15:35

ME TY JEMI TE GJITHE, TE FITOJME ATE QE NA I KANE VJEDHUR, E RRENUAR KETA PUSHTETARE. JEMI POPULL, DO PROTESTOJME, TE LARGOJME FANTAZMEN , E SE KEQES ME TE MADHE QE KA UZURPUAR TE DREJTAT TONA.. 27 TE BASHKUAR. PER TE FITUAR, E LARGUAR FATKEQESINE.

Shto koment

Denonco