A janë bërë Vllahutin e Lu palë me Ramën…?

A janë bërë Vllahutin e Lu palë me Ramën…?

Nga SYRI.net - 23/01/2018

Ky shënim vjen pas reagimit të Lu në Zërin e Amerikës.

Në Shqipëri, shumica nuk ka asnjë dyshim, se rolet e Vllahutin e Lu janë kompromentuar nga Rama ose ata po keqpërdoren prej tij. Të gjithë shkeljet e Kushtetutës, të gjithë zaptimet e institucioneve kushtetuese, të gjithë dukuritë negative të keqqeverisjes së tij, Rama i trajton si mbështetje nga BE e SHBA, të përfaqësuara përkatësisht nga Vllahutin e Lu.

Shpesh grindjet mes opozitës e maxhorancës janë ashpërsuar edhe sepse Rama sillet me arrogancë duke iu drejtuar opozitës me cinizëm se “përplasjen nuk e keni me mua por me SHBA e BE” ndërkohë që as Vllahutin dhe as Lu nuk e kanë ndaluar asnjëherë Ramën të keqpërdorë SHBA e BE, të mos përdorë emrat e tyre, duke krijuar përshtypjen se ata janë të kompromentuar nga Rama apo të keqpërdorur prej tij me mirëkuptimin e tyre.

Në korridoret e PS ka kohë që flitet se “Rama është mjeshtër në bërjen për vete të ndërkombëtarëve” madje disa që janë më naivë e shprehin këtë gjë duke thënë se “Rama i ka futur në thes jo vetëm Vllahutin e Lu, por po punon të fusë në xhep edhe atë që do të zëvendësojë Vllahutin…”. Pra edhe shumë nga socialistët janë të bindur se Rama gëzon mbështetjen e  Vllahutin e Lu, gjë që edhe për ta duket paksa e çuditshme se sjellje e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Disa të tjerë i shpjegojnë këto sjellje, duke thënë se “Vllahutin e Lu nuk janë të kompromentuar nga Rama, por ata janë njerëz të Sorosit, që kanë ardhur në Tiranë për të mbështetur Ramën..”

Shumë nga sjelljet e Vllahutin e Lu kanë lënë vend për të përforcuar perceptimin se Vllahutin e Lu mbështesin Ramën, sepse Vllahutin e Lu:

  • nuk thanë asnjë fjalë për kanabisin që e mbyti vendin;
  • nuk thanë asnjë fjalë për implikimin e policisë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit;
  • heshtën për implikimin e bashkëpunimin e Tahirit me familjen mafioze të Habilajve, madje e quajtën atë “çështje të brendshme të PS”;
  • mbyllën gojën kur grupi i PS refuzoi ti hiqte imunitetin Tahirit;
  • heshtën për implikimin e vëllait të Ramës në fabrikën e Xibrakës;
  • nuk thanë një gjysmë fjale për “pasurinë 200 milion euro të Ramës” që doli nga një raport konfidencial i Prezencës së OSBE në Tiranë;
  • mbyllën sytë e gojën kur u largua Bankers, një kompani amerikane;
  • heshtën kur nga aeroporti i Rinasit u larguan amerikanët e gjermanët;
  • bënë të paditurin kur erdhi një amerikan i dyshimtë që hodhi në rrugë naftëtarët e Ballshit e Fierit;
  • u bënë palë me Ramën kur u dhunua kushtetuta për emërimin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme;
  • mbështetën Ramën për të vënë nën kontroll KLGJ e KLP;
  • e shumë e shumë raste të tjera pafund…

Por të gjithë këto s’janë asgjë nëse nuk do ti bashkëngjitej atyre arroganca e Ramës. Arrogancë që siç prononcohet vetë Rama, buron nga mbështetja që ka marrë në çdo rast nga Vllahutin e Lu, madje edhe në ato raste kur duket sheshit se Rama ka gabuar. Arrogancë e sponsorizuar nga Vllahutin e Lu të cilën Rama, sa herë nuk ka përgjigje përballë opozitës, e shpreh duke i thënë opozitës, se:

  • ballafaqimin s’e keni me mua, por me SHBA e BE…
  • konfliktin e keni me SHBA e BE se mua më mbështet BE dhe SHBA…
  • nëse pretendoni se është shkelur Kushtetuta për Prokuroren e Përkohshme, pyesni BE e SHBA…
  • E tjerë e tjerë…

Përfundimisht

  • Vllahutin e Lu perceptohen nga shqiptarët të kompromentuar nga Rama ose të keqpërdorur prej tij…
  • Vllahutin e Lu kanë ngjallur me sjelljet e tyre, te një pjesë e madhe e qytetarëve ndjenja antieuropiane dhe antiamerikane ndërkohë që realisht shqiptarët masivisht e duan edhe BE edhe SHBA….

Lu e ka të vështirë për të mos thënë të pamundur të ndryshojë perceptimin e qytetarëve me justifikime te  Zëri i Amerikës. Ka vetëm një mënyrë që shqiptarët të ndalojnë të merren me ndërkombëtarët, ne realitet vetëm me Vllahutin e Lu, të ndërpresin mbështetjen vend e pa vend ndaj Ramës:

  • duke u bërë palë me Ramën në debatet mes maxhorancës e opozitës;
  • duke mbështetur Ramën dhe goditur opozitën;
  • duke justifikuar të gjithë shkeljet e Kushtetutës të kryera nga Rama;
  • duke keqpërdorur Opdat e Euralius në mbështetje të Rama për shkeljet e Kushtetutës;
  • duke i dhënë Ramës mbështetjen të vendosë nën kontroll drejtësinë.

Në 27 janar qytetarët do të jenë masivisht në shesh edhe për të gjitha këto arsye, pra për ti dhënë një mesazh edhe Vllahutin e Lu të mos vazhdojnë të mbështesin Ramën në marrëzitë e tij. Të mos vendosen mes Ramës e opozitës, mes Ramës e qytetarëve, duke mbështetur Ramën.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ngjala24/01/2018 11:20

Në fillimet e përmbysjes së sistemit diktatorial komunist në Shqipëri e vendosjes se sistemit demokratik perëndimor, shqiptarët dolën me thirrjen: "Ta bëjmë Shqipërinë si Europa."
Pas ca kohësh me humor filloi të qarkullojë një thirrje tjetër :
"Ta bëjmë Europën si Vlora"
A mos duhet të themi sot që ta bëjmë SHBA e BE si Afrika ?

fredi24/01/2018 11:18

plerat gjejne njerin tjetrin sic jane keta te tre

nj mendim24/01/2018 11:11

Një ambasador që pretendon se perfaqeson shtetin e tij, duhet kjartë e vendosmërisht të argumentojë e miratojë qëndrimin zyrtar politik të DASH e në përgjithësi të Shtëpisë së bardhë,
Nuk e kemi dëgjuar asnjëherë z. Lu të shprehet e të komentojë politikën aktuale të shtetit që përfaqëson, e ndërkaq e kemi dëgjuar shpesh të mbështesë të majtën shqiptare e vecanërisht Edi Ramën që bëri ate që nuk e kishte bërë asnje kryeministër i ndonjë vendi demokratik në botë. Të dilte hapur e publikisht për propogande elektorale kundër presidentit aktual z.Trump.
Është parim themelor i demokracise që të respektohet vendimi në shumicë i elektoratit, se kush duhet të qeverisë vendin.
Është fakt e bile është vetë z.Lu që ka përmendur edhe me emra politikanë shqiptarë kryesisht socialistë, me të kaluar kriminale, e që ishin përzgjedhje e Ramës..
Ndonëse ishte Rama ai qe e kriminalizoi me përzgjedhjet e tij si legjislativin, ashtu edhe ekzekutivin, e është po ai si kryeministër qe ka përgjegjesinë më të madhe për kanabizimin e gjithë Shqiperisë, e trafikun e saj rekord në Europë, z. Lu u rrjeshtua me ato politikanë europianë që janë njëkohësisht kundër presidentit Trump e qe mbeështesin socialistin Rama. Megjithë respektin e madh që kam për ish presidentin Obama, si afroamerikanin e parë që u zgjodh president, që prej një viti president i SHBA i zgjedhur me vota shumicë të qytetarëve amerikanë, Ka vërtetë ndaj tij një dyshim të hedhur se në zgjedhjen e tij president, paskej ndikuar "mbeshtetja" e Rusisë e Putinit e për këtë vazhdohet të hetohet nga një grup prokurorësh për të gjetur "faktet"
Ndërkaq llogjika e thjeshtë ta thotë se dobësi e cilës politikë e cilës administratë është qe Rusia paskej pasur mundësinë që të ndikojë në zgjedhjet amerikane. Trump nuk ka qenë as politikan e as ka pasur detyra të larta shtetërore që të mund ti krijonin Rusisë kushtet për të ndërhyrë ne zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Llogjika e thjeshtë ta thotë se objekt i hetimit për qoftë ndonjë pa aftësi në parandalimin e ndërhyrjes ruse, i bie institucioneve të sigurisë si CIA e FBI.
Meqë jemi tek ambasadori Lu.
Ai perfaqesokërka SHBA qoftë edhe si një miratues në heshtje i politikës anti Trump, e njëkohësisht përfaqesokërka SHBA që mbështet një forcë politike me lidhje ideollogjike e biollogjike me ish PPSH e më keq akoma, mbështet e ka besimin se drejtësinë do ta "reformojë" ai që solli trafikantët deputete e kryetare bashkie, apo ministra qe sebashku me drejtuesit e lartë të policisë, e kanabizuan tërësisht Shqipërinë duke bashkëpunuar me bosët e mafies.
Opozita e djathtë qe e ka demaskuar kriminalizimin e shtetit që solli Rama qenka "kundër" SHBA, e Edi Rama me Tahirët e tij na qenka "pro amerikan".
Po sikur ti lemë mënjanë këto fantazitë me miq e armiq të SHBA, BE, të Rusisë apo Kinës.
A nuk do të ishte më mirë që shqiptarëve t'ju thuhej copë se kush e "mbështeti" kanabizimin e Shqipërisë ? T'ju argumentohej me forcën e llogjikës e të fakteve se drejtësinë mund ta "reformojnë" vetëm ata që janë vetë objekt i drejtësisë ?

Sonja 24/01/2018 09:41

Eshte mese e duksheme mbeshtetja qe Lu dhe Vlahutin kane dhene Rames, kjo nuk ka te diskutuar. Ne te gjitha rastet ata jane bere shpata dhe mburoja e rames. Ata jane te zhytur ne llumin e Rames, jane te perfshire ne afera te pista. Kete e tha Tahiri ne Opinion nje nate para se ai te arrestohej, (dhe ata njeres jane tha Tahiri, bile Tahiri tha se ne nuk kemi nevoj per te huajt, se e bejme vete Shqiperin...etj) Rezultati thenieve u pa te nesermen. Rama dhe qeverrija e gjitha ne kembe per ta mbrojtur Tahirin, LU dhe Vlahutin u zhduken, dhe me pas vuren prokurorin qe ju intereson atyre. Opozita duhet te shpalli non Grata keta te dy LU dhe Vlahutin. bile ti denoncoj ne strasburg per mbeshtetje te mafies dhe krimit...une nuk jam politikan apo jurist, por mendoj se duhet dale hapur me qendrim anti dhe jo anti amerik...

JURI24/01/2018 07:26

sa per ate prosituten dipllomate se me vjen keq se dhe europa kurve kaqene dhe eeshte kjo europ e ndau shqiperin ne katermdhjet copash PU SHQIPTARET NUK E KANE SHARE DHE SHAJN ASNJE HERE AMERIKEN POR LU DUHET TE HETOHET PER KRIM NDAJ NJE KOMBI SI NUK E PA DROGEN NJE HERE TE VETME APO ESHTE SORJANE UNE PERSONALISHT JAME REPUPLIKAN PRO FAMILJES BUSH POR TRAMP ESHTE NJEMIHERE SE SORJANET NE MBARE BOTEN SHQIPTARET SKAN PROBLEM ME SHBA POR POR VETEM TE MIRA KA PLOT 110 VITE POR LU SORJANI DUHET TE SHIKOJ RALITETIN ......

fery23/01/2018 23:31

Qe kure erdhi Romana Vllahutin si ambasadore e BE ne Tirane , filloi forcimi i raporteve dhe fuqizimi i maredhenjeve mese Edi Rames dhe Aleksander Vuciqit sepse,Vllahutin ishte zv.ambasadore e Kroacise ne Bg, e emruar nga ish Kryeministrit kroat Zoran Milanoviq dhe ministrja se jashtme kroate dhe ministrja e integrimeve europiane Vesna Pusiq .Njohsit e rjedhave politike ne Shqiperi kete e dijne me mire por , ajo qe nuk dihet eshte se Vllahutin u emrua ne Bg si zv.ambasadore e Kroacise pase nji skandali te rende korruptiv ne te cilen ajo u gjend ne Kriaci , e qe per ti humbur gjurmet ketij skandali Vllahutin " katapulltohet " ne Bruksel nga edhe pase disa muajsh emrohet si ambasadore e BE ne Tirane .Eshte shume indikative se Vllahutin lidhjet e saja te vjetra me Bg kurre nuk i nderpreu perkundrazi , i forcimi akoma me teper duke perdorur autoritetin e saje me ndikim
qe kishte ne Beogradin Zyrtar , ti hape rruge edhe kryeministrit te ri shqiptar Edi Rama

Shpreh23/01/2018 22:56

Respekt zero per Lu sidomos!

Shto koment

Denonco