Viti i parë i Trumpit vërteton se jemi me fat që e kemi president

Viti i parë i Trumpit vërteton se jemi me fat që e kemi president

Nga Newt Gingrich - 22/01/2018

Ky është vlerësimi im për Presidentin Trump teksa shënojmë përvjetorin e parë të inaugurimit të tij: Kam njohur nëntë presidentë, duke filluar me Richard Nixon. Nga të nëntë ata, i vetmi që ka qenë po aq efektiv sa Presidenti Trump në vitin e tij të parë ishte Presidenti Ronald Reagan.

Një gjykim i tillë mund të befasojë shumë njerëz, sepse opozita në media dhe midis “rezistencës” së krahut të majtë ka qenë kaq e fortë dhe e njëanshme saqë gjithmonë e kanë keqprezantuar dhe denigruar Presidentin Trump dhe administratën e tij.

Këto përpjekje kanë prodhuar një pamje të minimizuar e të gabuar të asaj çka është arritur nga ky shef i shquar, energjik e polemik.

Për të kuptuar shpërfytyrimet aktuale të imazhit, kujtoni se si ishin gjërat një vit më parë.

Në janar 2017, dukej e habitshme se si ky biznesmen-publicist-promovues kishte mundur 16 Republikanë të tjerë në zgjedhjet brenda partisë dhe më pas mposhti ish Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton për të marrë presidencën.

Dukej po aq e jashtëzakonshme që Donald Trump fitoi në Pennsylvania, Michigan e Wisconsin në zgjedhjet presidenciale. Këto janë shtete që kanë votuar vazhdimisht për kandidatët presidencialë Demokratë në vitet e fundit. Dikush mund të fitonte shumë pará sikur të vinte bast që kjo treshe do të vonte e gjitha në favor të Trumpit.

Këto arritje e çuan të majtën në gjendje shoku. Të nesërmen e inaugurimit të Presidentit Trump ata organizuan protesta masive në Washington dhe qytete të tjera në të gjithë vendin.

Protestuesit e majtë premtuan “rezistencë” kundër të ashtuquajturit “mashtrues”, të cilin thjesht nuk mundeshin ta pranonin si President të Shteteve të Bashkuara. Në një miting në National Mall, Madonna deklaroi: “Kam menduar seriozisht për ta hedhur në erë Shtëpinë e Bardhë”. Turma e adhuroi.

Profesori Allen Guelzo, pedagog i Erës së Luftës Civile dhe drejtor i Studimeve për Erën e Luftës Civile në Gettysburg College, komentoi se hera e fundit që ka parë një nivel të tillë armiqësie dhe përbuzjeje për një president ishte pas zgjedhjes së Abraham Lincoln. Skllavopronarët e Jugut absolutisht e urrenin.

Një vit pas inaugurimit të Presidentit Trump, armiqësia e të majtës karshi tij është edhe më keq.

Reagimi i shtypit të atashuar në Shtëpinë e Bardhë pas konferencës së mjekut të Shtëpisë së Bardhë Dr. Ronny Jackson mbi ekzaminimin fizik vjetor të Presidentit Trump ishte një shembull perfekt i kësaj armiqësore. Pyetjet antagoniste (dhe krejt idiote) të medias provuan se lufta propagandistike kundër Trumpit nuk do të shuhej.

Dr. Jackson – një kundër-admiral i respektuar i Flotës, i cili ka shërbyer si mjek në Shtëpinë e Bardhë edhe për Presidentët Bush e Obama – raportoi qartë e saktë para medias se Presidenti Trump gëzonte shëndet të shkëlqyer për moshën e tij dhe se kishte kaluar një ekzaminim komplet.

E megjithatë gazetarët në Shtëpinë e Bardhë përsëritën pyetje qesharake duke kërkuar qartazi të minonin deklaratën e doktorit dhe të shtrembëronin raportin e tij për t’iu përshtatur historisë false të presidentit që “nuk është i përshtashëm për postin”.

Kjo Sindromë e Marrëzisë së Trumpit nga e cila vuan për fat të keq media është bërë një barrierë e madhe për mbulimin me vërtetësi të presidencës së Trumpit.

Kështu, në një botë shumë të polarizuar me armiqësi intensive të medais dhe mbulim totalisht negativ të Presidentit Trump, si mund ta bëjmë vlerësimin e vitit të tij të parë?

Mënyra më e mirë është të shohim rezultatet dhe t’i krahasojmë me premtimet e kandidatit Trump.

Trump premtoi të emëronte gjyqtarë konvesrvativë në gjykatat federale. Ai u këshillua me Leonard Leo, zëvendëspresident ekzekutiv i Federalist Society. Ai përfitoi edhe nga udhëheqja e shkëlqyer në Senat e liderit të shumicës në Senat Mitch McConnell, PR, Kentucky. Dhe atëherë Presidenti Trump emëroi dhe fitoi konfirmimin e Neil Gorsuch për një vend në Gjykatën Supreme.

Gorsuch është një jurist dramatikisht më konservator se kushdo që do të kishte emëruar Hillary Clinton. Veç kësaj, në vitin e parë të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, janë aprovuar nga Senati 12 gjytarë federalëç të gjykatës së apelit.

Siç e vuri në dukje kryetari i Komisionit të Drejtësisë në Senat, Chuck Grassley, PR, Iowa, asnjë president nuk kishte vënë në detyrë kaq shumë gjyqtarë apeli në historinë 228-vjeçare të gjykatave të apelit.

Presidenti Trump është, pa dyshim, edhe kampion i të gjitha kohëve për zhbërjen e burokracisë. Nën Presidentin Trump, Kongresi ka eliminuar 14 rregullore të erës Obama përmes Congressional Review Act.

Vlerësimi aktual është se administrata Trump shfuqizon 22 rregullore për çdo të re që ka krijuar. Ky është një kontribut madhor për rritjen ekonomike dhe një plus i madh në vënien në zbatim të premtimeve të fushatës.

Presidenti Trump premtoi një strategji të re, më të zgjuar, me rrezik të ulët për ushtrinë në misionin e saj për të mposhtur ISIS. Shteti Islamik virtualisht e ka humbur të gjithë territorin e tij me rrezik minimal. Ky është një tjetër premtim i mbajtur.

Irani dhe Koreja e Veriut duhen konsideruar punën në progres. Asnjëri nga problemet nuk është zgjidhur, por asnjë prej tyre nuk ka imponuar vullnetin e vet deri tani.

Shpërngulja e ambasadës amerikane në Izrael në Jerusalem ishte një tjetër premtim fushate që presidenti e mbajti dhe nuk duket se ka shkaktuar ndonjë problem të madh në botën arabe.

Instinktet e Presidentit Trump për rindërtimin e forcës ushtarake të Amerikës janë të duhurit, por ai ende nuk ka zgjidhur problemin e bindjes së Kongresit për të kaluar rrjedhën e qëndrueshme financiare që duhet të ketë ushtria.

Nga ana tjetër, presidenti në mënyrë metodike vazhdoi një fushatë të disiplinuar 11-mujore për të arritur shkurtimin e madh të taksave për të cilin beson se ka nevojë ekonomia amerikane nëse do që të rritet më shpejt.

Përgjigjja e komunitetit të biznesit për kalimin e Reduktimit të Taksave dhe Aktit të Punës ka qenë më pozitiv dhe më i dukshëm nga sa mund të kishte shpresuar kushdo.

Presidenti Trump ka sukses edhe për premtimin për të arritur marrëveshje më të mira tregtare për Amerikën. Vetëm Arabia Saudite ka nënshkruar 400 miliardë dollarë kontrata me kompanitë amerikane gjatë vizitës së presidentit në Riad.

Si rezultat i lidershipit ekonomik të Presidentit Trump, “normalja e re” e rritjes ekonomike vjetore më pak se 2% po zëvendësojet me shpejtësi nga një rang midis 3.5 e 4 përqind.

Në të njëjtën kohë, niveli i i zi i papunësisë po bie me shpejtësi dhe besimi i bizneseve të bogla është rritur dramatikisht.

Viti i parë ka pasur edhe disa zhgënjime. Dështimi për anulimin e ObamaCare ishte i dhimbshëm. Mosfillimi për infrastrukturën ka qenë zhgënjyes. Dështimi në gjetjen e zgjidhjeve konservative për varfërinë në Amerikë ka qenë i pafat. Lejimi i gjuhës simbolike dhe debatet racore që kanë ndarë njerëzit janë kundër premtimit të bërë në fjalimin inaugural të Presidentit Trump.

Megjithatë, duke vënë gjithçka në peshore, është korrekte të thuhet se Presidenti Trump ka arritur kaq shumë tashmë saqë rivalizon Presidentin Reagan si një lider efektiv, i fokusuar. Jemi jashtëzakonisht me fat që kemi atë në Shqtëpinë e Badhë si presidenti i 45-të i vendit.

Marrë nga Fox News-Përgatit: SYRI.net

Newt Gingrich ka qenë Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin e SHBA nga 1995 deri më 1999.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

skrapari23/01/2018 00:30

Vetem ky burre do ta ndryshoje boten. Mandatin e dyte do te shkelqeje. Lum Amerika por edhe per ne do kete shprese se fundi I komunistave do jete I sigurte. Nuk do te kete me as Lu- ra as Vllahutinera qe do te mbeshtesin ripjerdhas.

Gjergji.korce22/01/2018 17:00

Na engret by then.trampit.o.komuniste.soriste.nanoiste.

Shto koment

Denonco