Ben Blushi mes Edi Ramës dhe Sokol Ballës…

Ben Blushi mes Edi Ramës dhe Sokol Ballës…

Nga SYRI.net - 21/01/2018

Një lajm i hedhur në një portal, njoftonte për një zhvillim të arsyeshëm në konceptin e rikthimit të djalit plangprishës të medias që iu bashkua politikës, dhe pas zhgënjimit të sigurtë, u rikthye sërish në plevicën mediatike.

Benjamini u kthye, dhe babai “media” është gati ta presë edhe njëherë me pekule të mëdha njësoj si atëherë kur i besoi drejtimin e RD-së, apo edhe të “Koha Jonë”. Po flasim për Ben Blushin, djalin e medias që u bë politikan, dhe si ish-politikan pritet të kthehet në media. Nëse është e vërtetë ajo që ka thënë dikur në një intervistë, Ben Blushi rezulton të jetë një nga politikanët më të dëmshëm të historisë politike shqiptare, dhe njëkohësisht një nga gazetarët më të mirë.

Blushi është shprehur në një intervistë se ishte ai që e bindi Fatos Nanon të merrte në vitin 1998 bohemin Edi Rama dhe ta fuste në qeveri si një fytyrë të re. Blushi ka vuajtur gjithmonë nga sindroma që Fatos Nano ia njihte me formulën “është njësh për të qenë dysh”. Ben Blushi ishte një nga sponsorizuesit e mëdhenj të pushtetit të Edi Ramës deri në vitin 2007, kur 5 deputetë të grupit të PS-së, morën nga një grusht para dhe votuan Bamir Topin President.

Që pas asaj dite e deri dje, Ben Blushi u shndërrua në antagonistin më të ashpër të Edi Ramës brenda në PS, dhe në fund tentativat e tij për të qenë “njësh” në PS, rezultuan nul. Ky është një historik i shkurtër i aktivitetit politike të Blushit që nga ’97 e deri dje kur ai deklaroi largimin nga politika (të përkohshëm e cilëson Blushi).

Largimin e Blushit përveç keqardhjes për dorëzimin pa kushte të ikjen e një politikani që nuk i bënte dëm të dukshëm ambientit politik, e kanë prishur dy momente. Largimi i gazetarëve nga politika drejt mediat, nuk është ‘sui generis’ në rastin e Blushit. Të tilla ka patur dhe më herët dhe të tilla kanë qenë edhe ecejaket e Nikollë Lesit e Preç Zogajt.

Por Blushi për atë që ka dhënë meriton një lupë më shumë. E para Blushi thotë se ‘shqiptarët nuk e duan opozitën’ dhe këtu gabon. Shqiptarët duan opozitën, por nuk duan opozitarët part-time. Të njëjtët shqiptarë ishin edhe ata që Blushi numëroi në krye të statusit të tij të lamtumirës pa kushte në Facebook.

Po, po ata shqiptarë që brenda 7 muajve na 1 u bënë 10, nga 10 u bënë 1000 dhe në fund të zgjedhjeve nga 1000 u bënë 20 mijë vota. Kjo do të thotë se Blushi nëse u lodh së replikuari Edi Ramën që vetë ia servir popullit që s’bzan sot, tregoi se durimi i tij për pushtet nuk qe aq i kalitur sa i popullit që tashmë po duron edhe tekat e Blushit për ti dhënë pushtet njeriut më të çartur ndër shqiptarë.

Ky shkrim nuk ka për qëllim të kritikojë Blushin, por nga mënyra sesi ai reagoi dje synon të mbrojë popullin nga kritikat që i lëshoi Blushi. Ky popull ka dhe ai kusuret e veta, por në tërësi ndër shekuj ka hequr kusuret që ia kanë faturuar atij politikejtë e vet.

Populli e dëgjoi Blushin diku nga vitit 1998 kur ai i mbushi mendjen Fatos Nanos të sillte nga Parisi me thonj të paprerë Edi Ramën e ta bënte ministër, dhe sot ai popull nuk ia ka borxh të njëjtit, ligështinë e brendshme politike që ka kapluar Benin.

Ka edhe një veprim tjetër që ikjen e Blushit e bën po aq të palavdishme sa edhe mllefin e momentit ndaj popullit. Përjashtimi hilacak i Mimoza Hafizit nga LIBRA, me vendimin e bërthamës së partisë, për shkelje statuti. Përtej stërhollimeve gjoja statutore të LIBRA-s, vendimi i djeshëm i bërthamës së partisë për të përjashtuar Mimoza Hafizin, shënon edhe fundin politike e historisë gati 1-vjeçare të LIBRA-s, dhe ky duket qartazi një vendim personal i Ben Blushit për ta asgjësuar “mjetin e jashtëzakonshëm” siç e quan ai LIBRA-n.

Askush nuk ka asnjë dyshim se LIBRA ishte partia dhe fytyra e Ben Blushit, dhe suksesi apo dështimi i saj (atë le ta gjykojnë analistët politikë), është vetëm i tiji. Por akti i mbrëmshëm për të “shkretuar” tokën politike të LIBRA-s nga Ben Blushi la një shije të keqe, dhe e tregoi edhe një pjesë tjetër të karakterit të Blushit prej idhnaku amator që vepron me politikën “nëse nuk është për mua, mos qoftë për asnjë”.

Sa për kronikën, s’ka asnjë që nuk e di se për aq sa zgjati LIBRA vërtetët ishte ideja dhe vizioni politik Benit, por ama pa paratë e burrit të Mimoza Hafizit e gjitha kjo nuk do të qe e mundur. Dhe i gjithë idhnimi politik i Blushit, në fund të ditës nisi si një tentativë për të rrëzuar Edi Ramën si Kryeministër dhe përfundoi si një operacion e suksesshëm për të zëvendësuar Sokol Ballën në Top Channel…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

i deleguari21/01/2018 21:33

Nuk ka bere kurre vaki qe i gjati te rrije anash. Ai e ka vendin gjithmon ne mes ,pavaresisht nqse anash ka ministra,deputet,analist,apo ambasadore!

skrapari21/01/2018 20:39

Pune cobenesh, llaci facesh. Nuk ka hajer Shqiperia nga pakicat kombetare

krasasi tp 21/01/2018 17:45

"Djemte e rruges Pal".Vetem festja e kuqe u mungon.

Daj Jaku21/01/2018 15:42

Ben Bllushi është një legen pështymore dentisti, karakter kurve, i majtë demagog ekstrem, gënjeshtar profesionist, zemër katran. Duke i pasur të gjitha të zezat (cilësi të domosdoshme për politikën), çuditërisht përse nuk u bë i madh në asnjë fushë ku tentoi? Sepse është thjesht një mediokërr në çdo qelizë të qënies së tij, edhe në poshtërsinë, në smirën e tij, në shpirtin katran, në "talentin" për të shkruar LIBRA e për të folur, është mediokërr. E ka përcaktuar saktë Nano me batutën e tij tallëse, është njësh për të qenë dysh, pra mediokërr. Për të rritur diçka nuk mjafton të ulësh gjithçka ka rrotull, sepse krijon vetëm iluzion. Edhe për të krijuar iluzione është mediokërr, ndërsa EDrama është "talent", është iluzionist si Hudini, magjistar i vërtetë, me një të kërcitur të gishtit të mesit nxjerr pëllumbin nga shamija, zhduk kanabisin, bën shtetin, kurse Bllushi është mediokërr. Sulmoi figurën gjigande të kombit për të ngritur familjen e tij në Elbasan (Shuteriçi, një laké mediokërr i komunizmit edhe ky). Shko kap ndonjë lek tek Topi o legen. Kush merret me ty del gjithmonë i zhgënjyer.

t21/01/2018 14:53

?shte soros ai qe ja proozoi nanos ta bente minister ramziun,dhe kete e ka pohuar vete nano kohe me pare

Shto koment

Denonco