Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Elbasan, marshimi kundër krimit, pro paqes e printe Taulanti i rilindjes

Elbasan, marshimi kundër krimit, pro paqes e printe Taulanti i rilindjes

Nga Dritan Kaba - 20/01/2018

Ishin mbledhur me qindra qytetarë, së bashku me përfaqësuesit e besimeve fetare për të zhvilluar një marshim pro paqes, kundër krimit.

Sa panë që në krye të marshimit u vunë përfaqësuesit e Rilindjes me në krye Taulantin u larguan, duke lënë shumë pak njerëz në këtë marshim.

Pyeta një nga të larguarit pse po ikën, ai mu përgjigj: Nuk mund të kryesojë një marshim kundër krimit ata që e mbështesin dhe e forcojnë krimin e organizuar.

Një i ri u përgjigj: nuk e mendoja që këtë tubim të thirrur nga komunitetet fetare do ta kryesonte një përfaqësues i asaj partie që i vuri kazmën shtëpive të Zotit dje dhe sot i përdor për teatër përfaqësuesit fetarë.

Një grua që u largua me të bijën dhe dy shoqet e saj tha: Nuk mund ta mendoja që do e përdhosnin kështu këtë marshim kundër krimit të organizuar duke vendosur në krye ata që janë padrinot politike të këtij krimi.

Një nga të larguarit nga marshimi, një meso burrë dukej i revoltuar për këtë maskarade. Ai u shpreh: si mund të bëhem pjesë e këtij marshimi gjoja qytetar kundër krimit, kur ai që e prin, dmth Taulanti, pas këtij marshimi do iki të shtrohet në një drekë të bollshme e të gjatë me ata që janë pjesë e “shtabit” të blerjes së votave dhe frikësimit të qytetarëve për zgjedhje. Këtej do marshojmë kundër atyre që Taulanti do shtrohet në drekë. Pas kësaj përdori thënien e kompozitorit Lalo, Më mirë të iki të bëj drekën time sa të jem në një rresht me ata që e mbajnë krimin në krye të Elbasanit. Nuk ka vend për mua në atë tavoline, u shpreh ai.

Marshimi nga qytetar, u kthye në një ecje në bulevard të përfaqësuesve fetare me deputetët socialiste dhe me një grusht shumë të vogël njerëzish. Sa një klasë shkollë filloreje që del në eskursion për të njohur qytetin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco