Trump në Forumin Ekonomik Botëror përballë Sorosit e kundërshtarëve të tjerë

Trump në Forumin Ekonomik Botëror përballë Sorosit e kundërshtarëve të tjerë

Nga SYRI.net - 20/01/2018

I ftuar në Forumin Ekonomik Botëror (FEB), që zhvillohet çdo vit në Davos të Zvicrës, Donald Trump, mbrojtësi i tezës “Amerika e para” do të përballet me drejtues të ndërmarrjeve të fuqishme globale dhe shefa shtetesh, të cilat janë në Davos për të diskutuar dhe mbështetur projektin e tyre “Të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët në një botë të fragmentizuar".

Të gjithë kanë rënë dakord me përshkrimin se “Amerika e para” është ftuar për t'u përballur me korin e globalistëve.

FEB 2018 mbahet në qytetin e skive Davos nga e marta deri të premten. Aty marrin pjesë 70 kryetarë shtetesh apo kryeministra, milionerë, pronarë të fuqishëm, artistë starë të cilët bashkohen me qëllimin e mirë “Të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët në një botë të fragmentuar” .

Thuhet se Rama ka rivendosur të marrë pjesë (sepse e kishte anuluar pjesëmarrjen) pasi ka mësuar se në 27 janar do të jetë protesta e opozitës për të mos qënë në Tiranë atë ditë siç vepron gjithnjë?!  Apo për të takuar Sorosin?

Trump është i pari president i SHBA që nga viti 2000, kur mori pjesë presidenti Klinton, që merr pjesë në këtë forum. Sipas ish-përfaqësuesit amerikan në FMN, Douglas Rediker, të emëruar nga Obama, “Kontradikta e këtij Forumi me sloganin Amerika e para është e fortë”. Prandaj priten mosmarrëveshje edhe sikur Trump të sillet në mënyrë diplomatike.

Trumpi, saktësisht një vit pasi është instaluar në Shtëpinë e Bardhë do të shpalosë një fjalim krenarie ku do të evidentojë rritjen e fuqishme ekonomike, uljne e papunësisë në rekorde historike, dhe zhvillimet pozitive në Bursën e Nju Jorkut.

Fjalën e tij do ta dëgjojnë ndër të tjera edhe George Soros dhe pronari i Goldman Sachs, Lloyd Blaknfein, dhe shumë kundërshtarë të tjerë të tij që si gjatë fushatës presidenciale në SHBA por edhe më tej, Trump i ka stigmatizuar negativisht.

Trumpin do ta presin me protesta edhe disa OJQ e personalitete kundërshtuese të vendimeve të tij kundër ngrohjes klimatike, apo disa kryetarë shtetesh që Trump i cilësoi ditët e fundit “shtete të dhjerë”.  

Në Davos do të jenë edhe Justin Trudeau, kryeministër i Kanadasë i cili është në konflikit me SHBA për çështjet e tregtisë, kryeministrja britanike Theresa May e cila është sulmuar nga Trump në Twiter.  

Trump i akuzuar në SHBA për ngacmime seksuale, do të ballafaqohet në Davos edhe me disa artiste të famshme dhe drejtuese të rëndësishme të institucioneve globale, që janë të ftuar të marrin pjesë për të  treguar se ky forum i respekton gratë dhe është kundër ngacmimeve seksuale.

Nuk dihet ende nëse do të marrë pjesë presidenti francez Macron i cili ka “replikuar” me Trump duke lëshuar tezën “Le të bëjmë përsëri të madh planetin” e ndoshta edhe Merkel, e cila është ftuar nga organizatorët në momentin e fundit.

Pavarësisht grindjeve eventuale, Trump e kundërshtarët e tij kanë një shans të gëzohen së bashku, se në raportin e FMN flitet për rritje ekonomike globale, nga e cila mendohet se do të përfitonin ata që janë më pak të favorizuar.

http://www.agefi.com/home/suisse-economie-politique/detail/edition/online/article/invite-du-forum-economique-de-davos-qui-se-tiendra-de-mardi-a-vendredi-donald-trump-aura-face-a-lui-des-entrepreneurs-et-chefs-detat-venus-pour-construire-un-avenir-commun-dans-un-monde-468628.html

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

eno20/01/2018 15:48

vdekie sorosit edhe klikes se tij rofte e qofte presidenti amerikan donalt trump.vdekiesorave te edi mutit

Daj Jaku20/01/2018 15:08

Shko EDram shko në Davos, se kur të kthehesh do gjesh Monën ulur në ish zyrën tënde, bile edhe të lyer me gëlqere.

Shto koment

Denonco