Rama hedh gurin e fsheh dorën  për të kapur FSHF e futbollin

Rama hedh gurin e fsheh dorën për të kapur FSHF e futbollin

Nga Syri.net - 20/01/2018

Bashkim Fino është kandidati politik i kësaj maxhorance përmes së cilës Rama kërkon të kapë FSHF dhe dhe më tej futbollin. Rama po synon të realizojë këtë synim tinëzisht, duke vepruar vetë nën rrogoz dhe duke lënë të veprojnë haptas të tjerët. Rama i ka garantuar Finos dhe atyre që mbështesin haptas Finon se do të kenë në dispozicion të arritjes së qëllimit të gjithë mekanizmat shtetërorë “kërcënues” dhe mjetet financiare të nevojshme që ai zotëron. Rama ka vënë në dispozicion të arritjes së këtij qëllimi po ashtu edhe median e tij që cdo ditë sulmon kandidaturën e Dukës dhe mbështet me të gjitha mjetet Finon; kjo media ka marrë sponsorizim të vecantë për këtë fushatë me karakter politik e klientelist.

Mekanizmat e mjetet politike me të cilat veprohet haptas janë :

Së pari, Olsi Rama, vëllai i Edi Ramës i cili është Drejtor Ekzekutiv i Partizanit dhe ka interesa e është tërësisht i angazhuar të vendosë nën kontroll FSHF për të mundësuar ndër të tjera që Partizani të fitojë titullin kampion me të gjithë mënyrta e mjetet e paligjshme. Madje Olsi Rama duket se është bërë drejtor ekzekutiv pikërisht për të arritur kapjen politike të FSHF.

Së dyti, në mbështetje të fuqishme ndaj Finos dhe në lidhje të ngushtë me Olsi Ramën është Gaz Demi, president i partizanit, i njohur jo vetëm për lidhjet politike me Ramën por edhe lidhjet e dyshimta klienteliste, përmes marrjes së fondeve publike, lejeve të ndërtimit e fondeve publike nga Rama në krye të bashkisë së Tiranës dhe tani si Kyreministër. Mbështetja që Gaz Demi i jep kandidaturës së Finos është jo vetëm e qartë dhe e dukshme, por mbi të gjitha ajo është politike, klienteliste dhe e dyshimtë nga këndvështrimi financiar.

Së treti, në mbështetje të Finos ka dalë në fushatë edhe Saimir Tahiri, ish ministër i preferuar i Ramës dhe drejtues politik i PS në Tiranë, ndërkohë i akuzuar për lidhje e bashkëpunim me familjen mafioze të Habilajve për trafik të drogës dhe armëve në Itali. Kjo mbështetje është jo vetëm politike por edhe mafioze dhe e dyshimtë financiare. Njihen lidhjet e Tahirit me Gaz Demin, me Olsi Ramën dhe Finon në mjediset e “lokalit të Gazit” në Tiranë.

****

Letër publike për FIFA…

Fakti që Rama synon të kapë polikisht edhe futbollin duhet urgjentisht ti bëhen prezente zyrtarisht ose individualisht, qoftë edhe përmes një letre publike, FIFA-s.  Cilat janë disa nga argumenta e të dhënat që duhet ti njohë FIFA dhe bërë me dije edhe publikut vëndas e të huaj:

Bashkim Fino eshte një politikan socialist prej më shumë se 25 vjetesh, pra kjo kandidaturë është qartas politike, duke kompromentuar haptas synimin politik për vendosjen nën kontroll politik edhe të futbollit; ky fakt kompromentues duhet ti bëhet urgjentisht me dije FIFA dhe ti sqarohet asaj se lojrat e sygjeruara nga Rama me dorëheqjen e Finos nga postet politike në PS është e turpshme, e pavërtetë e pabesueshme, pra që edhe nuk e cliron Finon nga të qënit një kandidaturë politike që mbështetet nga Edi Rama;

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama që mbështet haptas Finon është bërë Drejtor Ekzekutiv i Partizanit në kohën vëllai i tij Edi Rama është bërë kryeminister. Kjo sigurisht është një ndërhyrje e pastër politike për të vënë nën kontroll politik një klub futbolli, një pozicion që po përdoret për të kapur politikisht edhe FSHF. Nga një analizë më e thelluar rezulton se Olsi Rama në bashkëpunim me Presidentin e Klubit të Partizanit Gaz Demit kanë programuar prej kohësh këto lëvizje, vëllain e kryeministrit Olsi Rama në krye të klubit Partizani dhe mikun e tyre Bashkim Fino në krye të FSHSH për të kapur FSHSH e më tej vënë nën kontroll futbollin. FIFA duhet ti bëhet me dije i gjithe ky informacion për Olsi Ramën si dhe të gjithë veprimet e tij në mbështetje të kandidaturës së Bashkim Finos.

Gaz Demi, president i klubit Partizani është një nga mekanizmat e rëndësishëm të kapjes së FSHF. Vendosja e Olsi Ramës si drejtor ekzekutiv i Partizanit dhe e Bashkim Finos si kandidat për kreun e FSHSH janë ide të Gaz Demit dhe janë realizuar me insistimin e mbështetjen e tij duke e bindur Edi Rama se kjo është rruga e vetme për të kapur FSHF. Gaz Demi njihet nga publiku shqiptar për lidhjet e fuqishme me Edi Ramen si përsa i përket lejeve të ndërtimit të fituara prej tij kur Edi Rama ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës por të angazhimeve për të fituar disa koncensione të fuqishme tani që Edi Rama është kryeministër, Gaz Demi e Olsi Rama jo vetem po mbështesin me të gjithë mjetet e mënyrat Bashkim Finon por janë hedhur në sulm kundër Armando Dukes duke përdorur të gjithë mjetet administrative të shtetit, të tilla si tatimet, gjykatat, e tjere, të cilat mesa duket ja ka mundësuar Edi Rama që është totalisht në mbështetje të kandidaturës së Finos gjë që Rama publikisht përpiqet ta maskojë. I gjithe ky informacion komprometues për Gaz Demin, lidhjet e tij me Edi Ramën dhe rolin e tij në mbështetje të kandidaturës së “mikut të tij” Bashkim Fino duhet ti bëhen prezente FIFA.

Në këtë lojë për kapjen e FSHF është shfaqur aktiv edhe Saimir Tahiri. Në mbështetje të kandidaturës së Bashkim Finos ka dalë në fushatë edhe Saimir Tahiri, ish minister i qeverisë Rama dhe deputet socialist, i akuzuar për lidhjet dhe bashkëpunim me klanin mafioz te Habilajve që është kapur e akuzuar nga drejtësia italiane për trafik të drogës dhe të armëve. Saimir Tahiri njihet për lidhjet e ngushta me Edi Ramën dhe marrëdheniet me OIsi Ramën e Gaz Demin. Kohët e fundit media ka raportuar se Tahiri ka “kërcënuar” Edi Ramën me dosjen e implikimit të Olsi Ramës në skandalin e lidhur me “fabrikën e Xibrakës“ për prodhimin e drogave të forta. Media ka raportuar se Olsi Rama, sipasshërbimeve inteligjente të një vendi të rëndësishëm ka qënë pjesëtar i “ grupit të Xibrakës”, dosje të cilën e zotëron edhe Saimir Tahiri nga koha kur ishte ministër i brëndshëm. Tahiri mesa duket ka qënë ta përdorë këtë dosje për ti bërë presion Ramës nga frika se ai nuk do ta mbështeste për ta shpëtuar nga burgu. Të gjithë këto “negociata kërcënuese” janë bërë me implikimin direkt të Olsi Ramës dhe të Gaz Demit, madje ky i funsit është shfaqur publikisht në shtëpinë e Tahirit në momentin kur diskutohej kërkesa për heqjen e imunitetit, gjë që e ka bërë Tahirin më tej të heshtë, Angazhimi politik dhe më shumë se kaq i Tahirit pro kandidaturës së Finos, lidhjet dhe veprimet e tij me Olsi Ramën e Gaz Demin duhet ti bëhen prezente FIFA për të hetuar më thellësisht pikërisht këto lidhje të dyshimta, politike, klienteliste dhe ndoshta më shumë se kaq.

Mediat kryesore klienteliste të Ramës, ku dallohen gazetat Tema e Dita, që njihen për lidhjet klienteliste me Ramën dhe sponsporizmet e dyshimta të drejtuesve të tyre, janë hedhur në sulm për të mbështetur kandidaturën e Bashkim Finos por edhe për të denigruar kandidaturën rivale të Armando Dukës. Duhet këkruar që FIFA të monitorojë cdo ditë artikujt e këtyre dy mediave që janë shumë aktive në procesin e zgjedhjes së kryetarit të FSHF.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

GOOL20/01/2018 18:53

Te pafytyret e kesaj bote me te gjithe c;permban poshtersianjerezore e gjen tekketa pushtetare, e ndoshta edhe ne disa perkrahes te tyre.UEFA, FIFA, kane thene qe ne zgjedhjen e kryetarit te federates ne shqiperi , te mos kete nderhyrje politika. Me paster, koncize nuka. Atehere ,cfar kerko, ky RRUMDUK politikani 23 vjecar militant nepartine me faqe zeze tetrashegimise,,, qe sot kerkon te rremmbeje sportin. Mafia, droga, e pushtimi igjithe pushteteve. Partia mbitegjitha, eshte parulla e qelbesirave, e andaj duan ta kapin edhe sportin me nje kandidat LEMUSHE. qe vetem kjo i ka ngelur pa bere. Bashkepunimi GAZ DEMI, VELLACKO;;, FINO, do te jete persosmeria e shpelaries se parave te droges, evjedhjevete tjera.Po qe se FINDUKU,, fiton,, federaten shqiptare do e mbuloi gjethja e kanabisit'

gramoz20/01/2018 15:50

Gaz demi lobon fuqishem per finon sepse nuk mund ti marri ndryshe leket qe bixhozxhiu ordiner baç fino ja ka borxh gazit duke von skedina .

Nebil20/01/2018 12:14

Futbolli thesar dhe pastrues parash i ligjshem! Lum ai qe do zbythi Duken i cili eshte sherbetor i dikujt qe nuk i hyn ne pune Ramajve dhe Gazit. Baci ta gezosh karriken per ca kohe derisa te vije PADRONI.

Sonja 20/01/2018 12:09

Nuk eshte e rendesishme te shkruhet kaq gjate. Rama eshte i plotfuqishmi, qe ka makinen ne duart e tij, me te gjitha levat e saj, ne timon eshte vet ai, tepsin e ka ne duart e tij, e ndan so do ai....
Nuk gjej fjale te them se sa posht dhe sa e felliqur dhe kriminale eshte. Tahiri, ne vende qe te ishte pas hekurave, ka fuqi te ndihmoj, te loboj, te sponsorizoj....

Shto koment

Denonco