14 herë i vjedhur, asnjëherë hajduti i kapur!

14 herë i vjedhur, asnjëherë hajduti i kapur!

Nga Artan Fuga - 20/01/2018

1. Dyqanet që ishin pronë publike, pra edhe të miat, m'i morrën dhe ua dhanë atyre që ishin shitës atje, pra atyre që na shërbenin. Hajduti iku në drejtim të paditur.

2. Atyre që ishin në pallate dhe që paguanin qira u dhanë shtëpitë pothuajse pa parà, kurse ne që kishim paguar qira po në një shtëpi jopallat, nuk kapëm asgjë. Dolëm me nga një apartament mangët, na e vodhën.

3. Tokat bujqësore që ishin të fermave, pra pronë publike, ua dhanë atyre që punonin atje pavarësisht se edhe unë kisha pjesën time. Ma vodhën edhe tokën. Asnjë gjurmë hajduti.

4. Pronat e tokës të stërgjyshërve i shpërndanë te ish kooperativistët. T'i gëzojnë. Por, mua m'u vodhën në formë plackitjeje.

5. Ndërmarrjet publike që ishin të të gjithëve u privatizuan në favor të ish drejtorëve, m'i vodhën edhe mua. Hajduti përsëri nuk kap.

6. Tenderat e privatizimit që u dhanë për miqësi e farefisni, të mirën publike, ma vodhën pjesën time. Hajduti iku në një makinë pa targa.

7. Bonot e privatizimit m'i dhanë, por ato u zhvleftësuan brenda një muaji, dhe vlera e tyre m'u vodh. Hajduti nuk u gjend.

8. Më vodhën ajrin, pamjen e malit, diellin m'a zunë pallatet, më vodhën pra natyrën në qytet, hajduti nuk u kap akoma.

9. Deshën të më vjedhin edhe detin, por mbeti në tentativë, hajdutët u bënë ambasadorë, pra ikën larg pa u kapur.

10. Më vodhën edhe një 2000 dollarë te Sudja. Mirë ma bënë! Ca hajdutë vajtën dhe morrën edhe paratë e mia. Janë politikanë që hiqen se bëjnë teori të madhe dhe parimorë, gjoja. Pyesni Suden për ta. Bëjnë sikur nuk janë hajdutë tani.

11. Më vodhën edhe lekët që paguajta 10 vjet për taksën e pronësisë të apartamentit të blerë që ma merrnin edhe pse apartamentin nuk ma hipotekonin. Hajduti nuk kishte lënë asnjë gjurmë.

12. Më vodhën edhe floririn në tunel, edhe thesarin e Bankës. Hajduti nuk është ende i kapur. Mister!

13. Me vjedhin lekët sepse më duhet të blej pompa për uji, t'i riparoj, të blej ujë për të pirë, të harxhoj korrent për pompën, kur me ujësjellsin paguaj që të m'a sjellin ujin e pishëm në shtëpi. Hajduti bërtet kaeni hajdutin.

14. Më vodhën edhe rrobat e banjos në pishinë. As e kërkova hajdutin fare, hallall t'i ketë !

Andej nga ka ikur, hajduti më thërret dhe më këshillon që të jem njeri i ndershëm dhe mos vjedh!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Nebil20/01/2018 09:32

Vone! Vone! Zoti Profesor, fshatarin-hajdut e vune ne krye te qoshese babai im dhe babi yt, nena ime e nena yte qe dollen partizane! Tiironsi i mire thote: Katnarin maje m'gju se po u cu nuk ulet mo!

Sonja20/01/2018 09:16

....me vodhen shpirtin, me vodhen dashurin, me vodhen diturin, me vodhen nderin, me vodhen moralin, me vodhen mencurin, me vodhen njerezore, me vodhen shkollimin, me vodhen deshiren, me vodhen atdheun, me vodhen deshiren per te jetuar, me vodhen gjitheshka,

Shto koment

Denonco