Një paralajmërim për demokratët…

Një paralajmërim për demokratët…

Nga David Leonhardt - 19/01/2018

Nju Jork Times, një nga gazetat më të mëdha në SHBA, është rreshtuar që në fushatën elektorale e në vijim, kundër presidentit të SHBA Donal Trump dhe politikave të tij. Çdo ditë në këtë media ka artikuj kundër Trump, politikave dhe qeverisjes së tij, madje shpesh shumë agresive e deri ofenduese. Kjo ka bërë që Trump gjithashtu ti përgjigjet qëndrimeve të tyre; i fundit ishte një “çmim” që Presidenti i akordoi edhe NYT si një nga mediat “fake news”. Duhet kujtuar publiku shqiptar se kjo ishte një nga mediat që i hapi dyert edhe Edi Ramës të kritikonte ashpërsisht kandidatin për President të SHBA, Donald Trump, duke e cilësuar deri edhe “turpi i njerzimit”…

***

Pjesë nga artikulli me titull “Një paralajmërim për demokratët”, i botuar këto ditë në NYT, nga editorialisti demokrat David Leonhardt jepet më poshtë:

Sondazhet e fundit të opinionit janë një paralajmërim për demokratët amerikanë. Presidenti Trump dhe Kongresi Republikan janë ende shumë antipopullor, por aktualisht ata janë më popullor se ç’ishin disa javë më parë. Vlerësimi për Trump është jo më shumë se 40 për qind nga 36 për qind që ishte në mes të dhjetorit. Një mbështetje e tillë prej 40 për qind nuk ka qenë që nga muaj maj i 2017. Nga ana tjetër, në pyetjen e sondazhit e cila i kërkon qytetarëve të shprehen se cilën parti kanë në plan të votojnë në zgjedhjet e këtij viti për kongresin, udhëheqja e demokratëve është poshtë asaj të republikanëve me 8 pikë përqindjeje, ndërkohë që në muajin e kaluar ishte 13 pikë. Të gjithë demokratët pyesin se çfarë po ndodh kështu? Dy gjëra kryesore janë në lojë:

Së pari, duhet pranuar se republikanët kanë pasur disa suksese. Ata miratuan një ligj për taksat i cili, megjithëse anti-popullor ka krijuar përshtypjen e një niveli të lartë kompetence gjë që i ka motivuar votuesit republikanë të mbështesin Trump dhe republikanët në Kongres.  Po ashtu, me miratimin e këtij ligji Trump ka fituar simpatinë e drejtuesve të korporatave, të cilët e kanë kredituar atë me rritjen e numrit të vendeve të punës.

Së dyti, shumica e vëmendjes së vendit gjatë javëve të fundit ka qenë ndaj Trump personalisht – sidomos pas publikimit të librit të Michael Wolff dhe shprehjes së tij raciste, pas komenteve që ai bëri javën e fundit ndaj emigrantëve nga disa vënde të varfër.  Mbështetja ndaj tij edhe në këtë rast është rritur bazuar në aksiomën e famshme se “kur i kushtohet vëmendje e rritur sjelljes personale të një individi, në rastin konkret të Presidentit Trump, ai në shumicën e rasteve përfiton nga rritja e vëmendjes ndaj tij edhe kur sjellja e tij është e urryer”.

Luigi Zingales nga Universiteti i Çikagos përpiqet të analizojë situatën pas zgjedhjes së Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë duke e krahasuar Donald Trumpin me Silvio Berluskonin. Sipas Zingales, “opozita italiane ishte aq obseduar me personalitetin e Berluskonit sa që çdo debat të rëndësishëm politik e shmangte duke u përqëndruar vetëm në sulme personale ndaj tij. Çuditërisht efekti i këtij sulmi ishte rritja e popullaritetit të zotit Berluskoni. Sekreti i Berluskonit në këtë rast qëndronte në aftësinë e tij për shkaktuar përmes ngacmimeve të tij një reagim negativ te kundërshtarët e majtë, gjë që nxiste simpatinë e menjëhershme te shumica e votuesve të moderuar. Z. Trump mesa duket po bën të njëjtën gjë…”

Kundërshtarët e Berluskonit arritën të ishin të suksesshëm vetëm kur e trajtuan Berluskonin si një politikan dhe e kritikuan atë për qeverisjen e politikat e tij, shpjegon Zingales - sepse në fakt axhenda politike e Berluskonit ishte anti-popullore. Prandaj demokratët amerikanë do të ishin të suksesshëm ndaj Trump vetëm nëse luftojnë politikat e tij sepse vetëm kështu mund të fitojnë mbështetje më të madhe të votuesve. Terreni më i përshtatshëm i kritikave kundër Trump duhet të jetë ai i ekonomisë sepse Trump po favorizon korporatat gjë që dëmton shumë amerikanë. Ai gjithashtu nuk ka arritur të mbajë premtimet e tij për të rikthimin e punës në fabrika. Një përqendrim në çështjet ekonomike me siguri do të jetë më efikas sesa sulmi i përqendruar ndaj personalitetit të tij. Dhe pyetja nuk është thjesht shmangia e sulmit ndaj personalitetit kundrejt politikës. Por ajo që shtrohet në këtë rast është se cilat politika duhen atakuar, ato kulturore apo ato ekonomike. Dhe mesa duket kritikat për çështjet ekonomike kanë më shumë gjasa të jenë efektive sesa ato për çështjet kulturore, edhe nëse demokratët me të drejtë ndihen të pasionuar për çështjet kulturore si emigracioni apo racizmi i Trump.

Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco