Papërgjegjshmëria e frikshme e Ramës, për 13 miliardë euro të shqiptarëve!

Papërgjegjshmëria e frikshme e Ramës, për 13 miliardë euro të shqiptarëve!

Nga SYRI.net - 16/01/2018

Është më shumë se e frikshme papërgjegjshmëria e Edi Ramës, me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Edhe nëse do ti kishte trashëgimi nga i ati, Kristaqi, nuk do të lejohej të paktën nga rrethi i tij familjar, që t'i trajtonte paratë e tyre sikur i pret me gërshërë në vilën e tij në Surrel. Papërgjegjshmëria e tij kriminale me paratë e buxhetit të shtetit tashmë është bërë rrugë; me qindra milion eurot që jep për klientët e tij koncesionarë për punë dhe shërbime që nuk i kanë kryer kurrë, si në rastin e shëndetësisë apo së fundmi për ndërtimin e furrave që do të djegin plehrat e vendit dhe Europës.

 Por kulmin e kësaj papërgjegjshmërie (e theksojmë kriminale dhe antishqiptare) Rama e arriti mbrëmë kur u pyet për vendimin e Gjykatës së Strasburgut, në lidhje me dëmshpërblimin që duhet të paguhet nga taksat e shqiptarëve, për prishjen e jashtëligjshme të kompleksit Jon në Vlorë.

“Do ta bëja 1000 herë, po të kthehesha 1000 herë”, deklaroi në studion e Ilva Tares për gjobën që Strasburgu i vendosi qeverisë së tij, por që në fakt do ta paguajnë shqiptarët.

E vini re se çfarë koncepti ka për për paratë e buxhetit të shtetit, që shqiptarët ja kanë lënë ti mirë-menaxhojë në dobi të tyre!

Jo 13 milion, por 13 miliard euro (do ta bëja 1000 herë) është kail që ti hedh në erë, pavarësisht se e di që për të mbajtur në fre papërgjegjshmërinë e tij, ekzistojnë edhe institucione të forta ndërkombëtare.

Rrugës janë edhe 4 gjoba të tjera ndëshkuese për papërgjegjshmërinë e tij, që rrezikojnë tu kushtojnë shqiptarëve edhe 2 miliard euro të tjera. Shifër e frikshme kjo, që mund të rrezikonte për herë të parë në historinë e tij 105 vjeçare, falimentimin e shtetit. Por Edi Ramës, as nuk ja ndjen në këtë drejtim; ai sërish e sërish, edhe 1000 herë, edhe nëse do kishte dy jetë  do të bënte atë që ka bërë këto vite në pushtet.

Vendimi Gjykatës së Strasburgut për këtë çështje që është zbardhur tashmë në faqen e saj zyrtare, nuk lë asnjë shteg dyshimi se shembja e këtij objekti u bë në shkelje të të drejtave të njeriut;  se shkatërrimi i pronës së banorëve është bërë pa pasur bazën ligjore dhe në kundërshtim me ligjin në një shoqëri demokratike; se policia veproi në mënyrë të jashtëligjshme etj.

Pavarësisht se ai objekt në fillesat e tij mund të ketë pasur shumë probleme, fakt është që për Gjykatën e Strasburgut ai rezultoi “me letra në rregull”, prandaj mënyra si u veprua nga Rama kërkon shpagim, në plotë 13 milion euro.

Por Edi Ramës kur inicioi dhe zbatoi spektaklin me tritol që u transmetua live, nuk e kishte hallin te paratë e taksapaguesve, por vetëm te mesazhi që do tu jepte gjithë shqiptarëve; Tani jam unë ai që vendos dhe bëj çdo gjë, ligji jam UNË.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

qytetar17/01/2018 11:41

Cfare do të ndodhte sikur cilado qeveri qe vjen në pushtet në Shqipëri, do të hidhte në erë me tritol ndërtimet e bëra gjatë qeverisjes së mëparëshme. ? Çdo të ndodhte me Tiranën pasi Edi Rama u detyrua të largohej nga qeverisja e kryeqytetit, sikur të gjitha grataçelet e ndërtuara në rugë korruptive me lejet e famëshme 20%, Berisha ti kishte hedhur në erë ?
Rama e justifikoi marrezinë e INUK-ut në Vlorë me kryeeunukun Tahiri, se prishja u bë për hir të "interesit publik".
Po a thua vallë që interesi i qytetarëve tiranas nuk do të ishtë qe kryeqyteti të ribëhej sipas një plani të përgjithshëm e të studiuar urbanistik e jo kuturu pa asnjë plan e me ndërtime kaotike ? Janë bërë si janë bërë pallatet me 20% të Ramës në Tiranë, por do të ishte e marrezishme për një vend me ekonomi të dobët si Shqiperia, që të hidheshin në ere bashkë me pallatet edhe miliarda euro që është kostoja e ndërtimit të tyre.
Nuk prishi INUK-u i Rames pa asnje vendim gjykate e i kundërshtuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, vetëm kompleksin Jon të Vlorës.por edhe shumë objekte të tjera që po t'ju bëhet një inventar , e kalojnë shifrën e nje miliardë eurove.
I hëngri b... vetë atij dhe e propogandoi mediatikisht me TV live hedhjen në erë vetëm me qëllimin për të krijuar në opinionin publik, mashtrimin se po shkatëronte "pallatin e Bashës" të ndërtuar në rrugë korruptive.. Jo vetë Basha qe as nuk kishte e as nuk ka asnjë lidhje të drejtëpërdrejtë, por rrezultoi se edhe biznesmenët, perfshirë edhe "vjehrin" e Bashës, ligjërisht i kishin të gjitha dokumentat në rregull..
E cfarë do ti prishte punë "interesit publik" të Lungomares, ai kompleks i bukur buzë detit që të vinte puna deri aty sa të hidhej në ere barbarisht me tritol ?
Përkundrazi ai ndërtim do ta bënte më të bukur e më interesante shëtitoren buzë detit.
Është ndërtim me probleme të pronës.
Bukur fort. Eshtë drejtësia që mund ta zgjithte këetë problem. Të konfiskonte paratë e pronarëve abuzivë e jo ti hidhte këto para në ere veç për tekat e Ramës e dashakeqesinë për të njollosur me pa të drejtë kundërshtarin e tij politik Basha.

RAKO16/01/2018 15:39

RUJUNI DRGMENIT SE ESHTE ME KEQ NGA I DEHURI.MJERE KY POPULL SE C:KA NE KRYE.

Shto koment

Denonco