Lajmi i fundit

Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim ta rrisnim vetë, ja ku u fsheha

Largimi i Sheratonit, një tjetër gozhdë në arkivolin e turizmit shqiptar

Largimi i Sheratonit, një tjetër gozhdë në arkivolin e turizmit shqiptar

Nga Argophylia - 15/01/2018

Një tjetër gozhdë në arkivolin e turizmit shqiptar është ngulur pas lajmit se Marriott International, pronar i markës Sheraton, nuk do të manaxhojë më hotelin Sheraton Tirana që nga 31 dhjetori 2017. Një nga vendet që Argophilia e ka vënë në dukje si me shumë potencial për rritjen e turizmit vazhdon të komplikohet nga korrupsioni dhe biznesi i keq.

Vitin e kaluar, dhjetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të zyrës së regjistrimit të pronave dhe nga pushteti lokal u arrestuan pasi policia shqiptare zbuloi një skemë mashtrimi për përvetësimin e tokave publike në bregdet. Grabitja e tokave është vetëm një uljet e fundit të reputacionit të Shqipërisë. Qeveria e Edi Ramës është përpjekur në vitet e fundit të rritë jo thjesht turizmin por biznesin në përgjithësi. Premtimet kanë qenë të shumta dhe rezultatet të pakta për sa i përket turizmit. Më tepër se një vit më parë u zbulua një plan ambicioz për krijimin e një linje ajrore kombëtare me ndihmën e Turkish Airlines, por asgjë nuk është bërë deri tani. Lajmet për ikjen në tym të Reformës në Drejtësi, tregtimin e kanabisit dhe akuzat për intimidim dhe dhunë ndaj gazetarëve përbëjnë listën e shkurtër të marrëdhënieve të terrshme me publikun për Tiranën.

Ndërkaq, largimi i Marriott për shkak të përpjekjeve të zbehta të qeverisë për tërheqjen e më tepër markave nuk i bën mirë prezantimit të turizmit të vendit. Sipas lajmeve, Shoqata e Operatorëve Turistikë dhe e Agjencive Turistike (ATOA) ia atribuoi administratës Rama largimin e Sheratonit nga Tirana. Sektori i turizmit në Shqipëri vazhdon të operojë pa rregulla e standarde të qartë dhe informaliteti është në nivele të lartë, ATOA shkruan në një postim në Facebook më 29 dhjetor, duke njoftuar largimin e Sheratonit.

Sipas medias shqiptare, arsyet për largimin janë të lidhura me vështirësitë financiare që ka pasur vitet e fundit pronari MAK-Albania. MAK-Albania është një degë e M.A.Al-Kharafi & Sons W.L.L me bazë në Kuvajt. Sheraton Tirana Hotel ishte hoteli i parë me pesë yje në kryeqytetin shqiptar, duke operuar nën markën e Sheratonit që nga ndërtimi, më 2003. Nga ana tjetër, një lajm pozitiv, me Hilton që ka bërë të ditur se do të hapë hotelin e parë në Shqipëri në verën e këtij viti.

Shqiptarët kishin shpresa të mëdha te Rama kur ai u zgjodh në qershor 2013. Shqipëria, një nga vendet me bukuri më të madhe natyrore në bregun e Adriatikut, duhet të bëhet Meka e re e turizmit dhe biznesit. Por malet që duhej të kalonte administrata e Ramës duhet të jenë tepër të thepisus, socializmi duket se nuk funksionon në tokën e ilirëve të lashtë. Shqiptarët janë ende ndër ppopujt më të varfër të Evropës, me pagesa mesatare paksa më të larta se 300 euro në muaj.

Marrë nga Argophylia.com-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco