Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Shpërthime e vrasje!

Shpërthime e vrasje!

Nga Flamur Vezaj - 15/01/2018

Prej kohesh është bërë zakon në Shqipëri që me ndërrimin e shefave të policisë ndryshojnë edhe inspektorët e zonave, agjentët e shefat e krimeve duke lënë zbuluar zonat ku ata operojnë në kryerjen e detyrës, si vëzhgime apo mbledhje informacione për ngjarje të caktuar!

Por ky moment është shfrytëzuar dhe po shfrytëzohet nga kriminelët për larje hesapesh. Ky është një problem që po trashëgohet se herë ka ndërrime qeverish, ministra, drejtues policie e shefa komisariatesh. Gjatë kësaj kohe edhe punonjësit më të thjesht të policisë nuk mendojnë për zonen e tyre apo për të siguruar informacione për të parandaluar një ngjarje kriminale, por si ti gjejnë një mik shefit të ri që mos ti levizë nga detyra apo edhe ti promovoj ata duke lënë zbuluar zonat ku operojnë!

Por nuk është vetëm ky problemi që ka policia. Prej kohesh është shkatërruar rrjeti i informatorëve me pagesë, pasi nuk jepen fonde për këta individ apo edhe me e keqja fare që janë larguar për shkak të mungesës së besimit tek uniformat e policisë! Apo edhe rastet kur vet inspektoret e zonave bëjnë një sy qorr e një vesh shurdh duke mos raportuar për ngjarje të caktuar nga frika se çështja do i kaloj personale me këta individ me të kaluar kriminale!

E kjo situatë fatkeqësisht do të vazhdojë në Shqiperi, ku pasiguria është problemi kryesor i çdo qytetari!

Por ajo që më shqetëson edhe sot, është fakti se segmente të caktuara të Policisë së Shtetit, pas çdo ngjarje të rëndë kriminale, si ajo e Shkodrës apo e Tiranës, turren te furnizojnë median me të kaluarën kriminale të viktimave vetëm e vetëm që të ulin vëmendjen nga paaftësia e tyre për të parandaluar apo zbardhur këto ngjarje!

Po meqenëse i paska bërë gjithë këto të zeza personi që ishte objekt sulmi me eksploziv në Shkodër pse ishte i lirë akoma!!! Pse nuk ndodhet në burg për të gjitha këto?? Unë jam dakord që duhet publikuar edhe ajo pjesë nga koleget e mi, por është shumë e rëndë që në mes të ditës kriminelët të bëjnë kërdinë dhe policia e institucionet që paguhen për të parandaluar akte të tilla terroriste të mos mbajnë përgjegjësi!

Pasi nuk është ngjarja e parë, janë mbi 30 shpërthime me eksploziv që tashmë janë pluhurosur në zyrat e policisë dhe prokurorisë dhe asnjë person nuk mbajti përgjegjësi!

#ruaji_Zot_shqiptaret_se_policia_eshte_shpall_ne_kerkim#

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco