Lul, vjehrri ka pallatin, jo opozitën

Lul, vjehrri ka pallatin, jo opozitën

Nga Agim Xhafka - 13/01/2018

U bënë disa ditë që Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg kapi me presh në dorë Edi Ramën. E quajti fajtor qeverinë e tij në zullumin pér prishjen e një ndértimi në Vlorë në vitin 2013.

E mbajmë mend se si u shfaqën papritur atje dhjetra policë,plot makineri,shumë tritol e xhenierë që po demonstronin një arrogancë kozmike ndërkohë që banoret mbanin në duar hipotekën e apartamenteve dhe pallati i kishte vulat dhe firmat nga gjithë institucionet siç i përcakton ligji.

Por banditi në krye të qeverisë nuk sprapsej dhe plot institucione të shtetit u bënë vegla të tij duke shfaqur egërsi të paparë e arrogancë mllefi. E ndërsa televizionet jepnin rënien bythëpërpjetë të ndërtesës,qeveria organizoi një farsë me një vendim për kompesim. Pra u pranua se ato ishin apartamente të ligjshme. Veçse nga zelli i madh iu dha pérparësi fodullëkut të Edi Ramës se sa radhës ligjore në këto raste. Ku duhej kryer më parë njoftimi,të publikohej plani i asaj që do ndërtohej mbi ate truall,të caktohej shifra e dëmit, të lihej kohë për ankimim,të xhiroheshin paratë e pastaj mund të vihej tritoli. Por kryeministri e kishte me ngut. Nuk priti sa të kalonin afatet,e donte fëmijën tani,sapo të kryente aktin seksual. Ndaj i doli “i vdekur”,me shkelje të ligjit dhe me një gjobë plot 13 milionë euro. As skuqet e as zverdhet birboja i gjatë se ato para brenda tre muajve do dalin nga thesi i buxhetit,nga taksat e shqiptarëve,të cilët po marrin rrugët se nuk po u del as kafshata e gojës. Në tv e gazeta u duk një lajmërim i thatë e po pritet që heshtja të jetë qefini i kësaj ngjarjeje të kobëshme.

Çudia është që po rri me sy mbyllur e gojë të vulosur dhe opozita. Një shkelje kaq e rëndë është një kauzë kaq e madhe sa mund të rrëzojë dhe tre qeveri. Por ja që opozita e ka vuvosur. E nuk ka fare çudi në këtë heshtje. Pallati i shembur,ka pronar vjehrrin e kryetarit të opozitës. Pra ai,vjehrri do marrë plot 13 milionë euro nga veprimi kriminal i kryeministrit. Një pasuri e tërë që as nga ndonjë llotari franceze nuk ke shanc ta kapësh,jo më nga shqiptare që je fatlum po more 100 mijë euro.

Ndaj opozita hesht. Se mund t’i perflitet vjehrri. Mbase e pyesin se ku i gjeti ai kapitalet për gjithë atë pallat,si e mori lejen,si e shtriu ndërtimin në det,a i qëndroi rregullave apo shtoi kate,si ishte cilësia e çimentos,po studim kunder tërmeteve a pati? E që mos japë pérgjigje për gjithë këto hamendje popullore ka gjetur rriugën më të qetë,amnistim të tritolit në atë pallat. Sipas motos mishi të piqet helli mos digjet. Të kemi vjehrrin shëndoshë.

Lul,vjehrrin tani e  ke shëndoshë dhe të pasur. Me aq para mund të bëjë pesë pallate. Por ti je në krye të opozitës për të pasuruar popullin,për të qënë avokat i interesave të tij. Qeveria me vendim gjyqi u shpall shkelëse e të drejtave të njeriut. Ajo dhunoi pronën,pra nenin një të kushtetutës. E ke me shkresë me vulë e firmë. Ndaj quaje veten sikur nuk ke vjehërr e priju qytetarëve kundër një rregjimi që pa ligj hedh në erë pronën private. Rrëzo ata që me tritol shembin pasuritë ligjore të shqiptarëve. Detyro që gjobën ta paguajë Rama nga xhepi i vet,bashkë me INUK,me polici e me ushtri. T’u sekuestrohen atyre pronat e llogaritë deri sa të bëhet shifra 13 milionë euro.E ke detyrë numër një këtë. Mos u tërhiq nga që mllefi i Ramës pasuroi familjen tënde. Se nesér do të të ndodhë si tek ai filmi me mullirin. Kur atje brenda ishin gjermanët,dikush propozoi:

-Ta djegim mullirin me gjithë gjermanë!

Por u dëgjua fort djali i mullixhiut:                 

-Joooo,se kam babin brenda!

Lul,vjehrri ka pallatin. Ti ke opozitën. Mos e pasuro vjehrrin dhe me ndërtesën e SHQUP-it! Lëviz se ke erën në favor...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

CUCULI15/01/2018 18:41

ODAJ JAKU,,, e kush do qofsh, po me dukesh si pune e atij politikani , me te gjithe,, e kondra te gjitheve. Nga kush te ka dhimbur me shume, nga RAMA qe e shan ,, apo nga LULI qe e ofendon. Por si mund ta quash njnjeri te kulturuar, te sjellshem, [gjithmone ne krahasim me banditin RAMA] e ju ifutni e i beni barazimin, Ne cilen ane jeni, a mos doni gjithmone zhurme, e gjurulldi per interesa personale. Te gjitha keto per tu mirekuptuar.

fat-miri apo fat-keqi14/01/2018 13:04

O z. Xhafka !
Keni bërë shum mirë qe e keni denoncuar me forcë këtë humbje të 13 milione eurove të taksapaguesve shqiptarë, vetëm për tekat e "banditit qe qeveris këtë vend".
Por ajo që nuk po e kuptoj është se pse po i vjen në ndihme "banditit" duke ja veshur fajin më të madh shefit të opozitës dhe vjehrit të tij.
Nuk dij që pallati i prishur nga Rama në Vlorë, të ketë pasur si pronar të vetëm "vjehrin e Bashës" apo vetë Bashën.
Nëse paskeni pasur bindjen se pronësia e atij pallati ka ardhë në rrugë korruptive, siç aludoni, përse nuk patët kurajon e të ndihmonit Gjykatën e Strasburgut me dëshmite tuaja, po u kujtuat sot kur kjo Gjykatë e ka dhënë vendimin. ?
Është e pritëshme që "banditi që qeveris", ta vlerësojë si të dyshimte vendimin e Gjykatës së Strasburgut, po ju zotëri pse po e sulmoni këtët gjykatë se paskej mbajtur anën e "vjehrit të Lulit" ?
Vetë e pranoni se Rama nuk kishte asnjë fakt juridik për ta prishur ate pallat, e mandej meqe subjektivisht nuk e honepsni Bashën, hidhni ne treg dyshime për veprime korruptive të vjehrit të tij dhe e çoni më tej këtë akuzë edhe tek Basha.

Salvo13/01/2018 23:43

Fjale me vend. E vetmja pike qe na ndan, lidhet me interpretimin e heshtjes. Sa per vete, heshtjen e tij nuk e shoh si ceshtje frustrimi, ndrydhjeje, apo frigimi se mos po "personalizohet" debati, por inkastrimi politik dhe... perpjekje dhe angazhim per te permbushur detyrat e ngarkuara nga forca qe shkojne pertej PD. Bylykbashi e beri te veten. Te njejten gje duhet te bejne edhe te tjeret, pa pritur daljen e kryetarit nga politika letargjike. LSI e ka kapur deri me tani trenin; e oksigjenuar nga kanosjet qe i vijne per nje tkurrje te sigurt qe do t'i shkaktonte Rama permes "spastrimeve" ne administrate te trumbetuara dhe propaganduara si "reforme", po perpiqet jo vetem te aktivizoje mbeshtetesit e saj qe rrezikojne vendin e punes, por edhe te faktorizohet fort politikisht, duke trysnuar qofte Ramen, qofte Bashen.

jo-genjeshtres13/01/2018 21:42

.. ose nga therrimet qe ngelen nga dasma e Erionit

Daj Jaku13/01/2018 20:26

Z.Gramoz. Nënat niko qire i kanë edhe këta "opozitarët". Nënat e pushtetit dhe të "opozitës" kanë rënë dakord qi ti q***t nëna popullit. Akoma ke shpresë o Z. Agim Xhafka te "opozita" e Lul Mashtruesit që bën këto shkrime dhe thirrje? Ky rast është ububuja , kryeka*ministri duhet arrestuar në çast pas vendimit të Strasburgut, dhe të rraset në burg e të shlyejë 100% demin. Po Lulit nuk i plas sepse edhe po u rrëzua Rama, nuk e vë njeri Lul legenin kryeministër, është kaush bosh, tëpkë me atë Fatmir Mediun. Vetëm llafe. Drangër drungër këmborë e madhe, qumështi gjysëm okare.

astrit13/01/2018 18:48

Arithmetike e ngatarruar per Lulin! Pallati vjerrit, marveshja me Ramen, 13 miljonshi i vjerrit e compani, te pasuroje popullin, te sekuestroje pronat, ti prije popullit ne protesta! Si shume kerkoe ti o mik! Dhe njehere qe ju ngreh per çadren, e uli me gjithe lezet!

gramoz13/01/2018 18:25

Mos e vrit trunin o gim se ripjerdhsat i kan nonat nikoqire, ka per ti pagu nga kursimet e pensionit te anetes.

Shto koment