Kryediplomates së Europës i pëlqen të përqafojë batakçinjtë

Kryediplomates së Europës i pëlqen të përqafojë batakçinjtë

Nga Nga Eli Lake - 12/01/2018

Nëse Federica Mogherini nuk do të ekzistonte, autokratët e botës do të përpiqeshin ta shpiknin.

Si përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për punët e jashtme, ajo është avokate e palodhur e angazhimit të shteteve rebele karshi ligjeve. Megjithatë janë të paktë diplomatët që kanë ndjekur këtë lloj angazhimi me një fryrje të tillë moralizuese. Në botën e Mogherinit, diplomacia me diktatorët nuk duhet të synojë tranzicionin e këtyre vendeve në shoqëri të hapura, por të parandalojë me çdo kusht konfliktet.

Merrni për shembull udhëtimin e saj në Kubë, javën e fundit. A e përdori Mogherini vizitën e saj për të tërhequr vëmendjen drejt luftës së aktivistëve për të drejtat e njeriut apo të ngushëllonte familjet e të burgosurve politikë? Jo, Mogherini shkoi në Kuba për të siguruar regjimin se Evropa nuk do të vazhdojë embargon tregtare të vendosur nga Amerika.

“E di shumë mirë se pikërisht tani disa po përpiqen të izolojonë Kubën. Ne evropianët duam të tregojmë se jemi më pranë jush se kurrë”, tha ajo në Kolegjin San Geronimo në Kuba. Muajin e ardhshëm, ministri i Kubës për zhvillimin ekonomik do të marrë pjesë në një dialog në Bruksel për përmirësimin e lidhjeve të Evropës me ishullin.

E ndërsa Mogherini e ngriti zërin në Havana për “izolimin” e Kubës, ajo s’kishte fjalë për revoltën popullore në Iran. Priti gjashtë ditë para se të thoshte diçka për demonstratat. Kur më në fund foli, ishte një përzierje mosprishje qejfi dhe neutraliteti. “Në frymën e transparencës dhe respektit që janë në rrënjët e marrëdhënieve tona, ne shpresojmë që të gjitha palët e përfshira të vetëpërmbahen nga dhuna dhe të garantojnë lirinë e shprehjes”, tha ajo.

Duket sikur Mogherini beson se demonstruesit iranianë po arrestojnë e po u mbyllin gojën forcave të milicisë së shtetit Basij dhe jo e kundërta.

E gjitha kjo përbën një model për Mogherinin. Shumë strategjistë besojnë se diplomacia është një mjet për të arritur një rezultat specifik në marrëdhëniet me jashtë. I vetmi rezultat që duket se kërkon Mogherini është ruajtja e status quo-së. Gjë e mirë në momente qetësie e begatie, por jo kur autoritarët marshojnë në Evropë dhe Azi.

Kur SHBA u bënte thirrje aleatëve të mbyllnin ambadasat në Korenë e Veriut pas testeve të raketave bërthamore vjeshtën e kaluar, Mogherini mbajti një fjalim në Parlamentin Evropian ku theksoi rolin e Evropës për hapjen e “kanaleve të besueshme diplompatike” me Mbretërinë Heremite.

Toomas Hendrik Ilves, ish-president i Estonisë, tregon një bisedë publike më 2014 për të ilustruar metodën Mogherini. Kur ajo ishte ministre e jashtme e Italisë, Ilves ishte në një panel me të në Forumin e Brukselit menjëherë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia. Ilves, siç tregon videoja e forumit, vuri në dukje se veprimet e Rusisë shkelnin kartën e OKB-së dhe një marrëveshje që Ukraina kishte me SHBA, Rusinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Ai u ankua për përgjigjen relativisht anemike nga SHBA dhe aleatët për imponimin e një raundi sanksionesh dhe ndalimin e udhëtimit për një grup zyrtarësh të lartë rusë. Mogherini u përgjigj me pyetjet: “Pra, ta bombardojmë Rusinë? Cila është zgjidhja atëherë?”.

Idelogjia e Mogherinit është një tragjedi e veçantë në rastin e Iranit. Perëndimi mund ta ndihmojë lëvizjen për liri në Iran duke e lidhur trajtimin e njerëzve nga regjimi, e veçanërisht të të burgosurve politikë, me angazhimin ekonomik e politik. SHBA ka një farë ndikimi këtu, por Evropa – për shkak se shumë nga bizneset e saj duan një copë të ekonomisë së Iranit – ka shumë më tepër.

Ashtu siç më tha Suzanne Maloney, eksperte për Iranin në Brookings Institution: “Ky është momenti i Evropës për Iranin”. Përgjigjja e Evropës për shtypjen e dhunshme të protestave nga ana e regjimit pas zgjedhjeve të vjedhura më 2009 ishte e fortë. BE duhet të dërgojë të njëjtin mesazh edhe sot.

Deri tani, Mogherini dhe evropianët kanë dërguar mesazhin e kundërt. Të hënën, përfaqësuesja e lartë ftoi ministrin e jashtëm të Iranit, Javad Zarif, në Bruksel javën e ardhshme, për të biseduar mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin. Alireza Nader, ekspert për Iranin në RAND Corporation, më tha këtë javë se deklarata e Mogherinit për Iranin “thoshte se të dyja palët janë njësoj, kur janë forcat e sigurisë iraniane ato që shtijnë e vrasin e njerëz”.

Evropa mundet dhe duhet të bëjë më mirë. Pocizioni i përfaqësueses së lartë për politikën e jashtme nuk ka qenë i mbushur me yje të diplomacisë. Por shefat e mëparshëm të politikës së jashtme të paktën janë përpjekur të përfshijnë vlerat Perëndimore në politikën e jashtme evropiane.

Te Mogherini, Evropa ka një kryediplomate që nuk dëshiron të ofendojë misionarët e tiranëve. Ajo kërkon të ndërtojë partneritet me ta për shkak të paqes. Në një tjetër erë, ky naivitet i dobët kishte një emër: Marrje me të mirë.

Marrë nga New York Post-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku13/01/2018 13:37

Ta quash Europën "kurva e motit", e ka thënë Patër Gjergji i madh.Ta quash Mogherinin kurvë, baxhellë e brigadave proletare, e korruptuar e neomarksistit Soros, është kompliment.

Arber13/01/2018 06:31

Jo Loli po Coli i thone kesaj. Shkurt fare. Mogherini ka qene me Rinine e Partise Komuniste Italiane qysh 16 vjec (me heret edhe se Nexhmija), kurse "protestat demokratike" ne Iran ishin vetem ne pjeset Kurde dhe u pa qarte se qe aktiviteti i MOSADIT Israelit. Ata qe u vrane ishin viktima jo te plumbave te qeverise por te provokatoreve te paguar si ne Siri, Ukraine, Libi. I njeti skenar.

Daj Jaku13/01/2018 00:36

Europa, kurva e motit, që ka tradhtu Besën e Zotit, (Fishta), këtë herë ka emëruar kryedipllomate një kurvë në kuptimin e vërtetë të fjalës, një baxhellë të "brigadave proletare", një karaputanë të korruptuar toalisht nga neomarksisti Soros. Mogherini.

syrinews12/01/2018 19:52

http://www.breitbart.com/london/2018/01/10/bloomberg-eus-foreign-affairs-chief-tireless-advocate-rogue-states/

Krist12/01/2018 17:16

Sonja,Mogerini,eshte femer dhe duhet te shkruhet...dhe pse PLAKE....

beqo12/01/2018 17:11

Ca gjera ti Sonja i ke the sakta

krasasi tp12/01/2018 16:38

zjn.Mogerini eshte nje komsomolase e dalluar.Kur dy fise te medha ne nje fshat nuk rane ndakort se ke do vinin kryeplak, menefund nga qe nuk hapte krah asnji , vendosen dhe zgjodhen kryeplak nji budalla ne fshat.Kryeplaku budalla kerkoji qe cdo te vdekuri ne fshat ti thoshte nje llaf ne vesh.Ngaqe u bene kurioz , njeri nga fshataret u hoq si i vdekur.Kryeplaku i tha ne vesh:"Po te pyeten ata poshte, se si shkojne punet ketu larte, u thuaj qe une jam ber i pari i fshatit".Kur dy grupimet e medha politike ne BE nuk gjeten ndakortesi se ke do vendosnin Shefe te Politikes se Jashteme ne BE, me ne fund i dhane karar.Zgjodhen Krye Komunisten dhe jo Krye Kurven sic thote Sonja.

sonja12/01/2018 15:19

Mogerini eshte shume sexi.....dhe pse plak...karaputan...

Shto koment

Denonco