Veliaj nis xhirimin e filmit ‘Rama ik!’

Veliaj nis xhirimin e filmit ‘Rama ik!’

Nga Agim Xhafka - 09/01/2018

Tashmë vihet re se Erion Veliaj ka të njëjtin protagonizëm në media si Edi Rama. Për të mos thënë se mjaft herë mbizoteron. Ia ka mbërritur dhe çudisë që të shfaqet njëkohësisht në tre televizione. Kjo nuk është një plagjiaturë që ai po ie bën sipas Ramës për motet kur ishte kryetar bashkie. Jo,është me sa duket një nisje drejt kapjes së postit të kryetarit të PS-së. Shkoqur po shfaqet hap pas hapi si një ambicioz që e kërkon atë karrike. Dhe tani ka plot kushte që ia pastrojnë rrugën e ëndërrës.

Edi Rama nga dita në ditë po shihet si një njeri që luftoi per tepsi e për timon,jo për progres e reforma. Plot sinjale nga jashtë e brenda shfaqin rënien ekonomike të vendit,rritjen e largimeve nga vendi,stanjacion në paga e pensione. Korrupsion në çdo fushë dhe kryesorja goditja e tregut me koncesionet që janë monopole të mirëfillat në shumë fusha. Pra Edi Rama në perceptimin publik është diagnostikuar me sëmundje politike të pashërueshme,që gjendet nën diktatin e oligarkëve dhe shfaq zymti idesh e planifikimesh.

Pikërisht në këtë muzg, “qengji” Veliaj don që të bëhet “ujk”. E ia ka nisur nga media. Nuk do jetë fare cudi që shumë shpejt nëpër veprimtari të ndryshme të thuhet se morën pjesë Erion Veliaj,Edi Rama,Gramoz Ruçi dhe të tjerë. Nuk do jetë farë e pabesueshme që disa nga deputetet socialistë,që kanë lindur në maternitetin ‘99,të nisin ankesa të vogla si fillim ndaj Ramës e më pas të ngrenë zërin se atdheu po ecën drejt greminës. Ky zë do të trashet nga që oligarkët më shumë duan benefice nga bashkia,se nga qeveria cfarë donin për deri 35 vjet i morën. Kështu Erioni i vogël do kthehet në makthin e Ramës. Do e gërryejë ekonomia,mafia,kanabisi,protestat,opozita,pakënaqësia e popullit dhe shkelmin bythëve me sa po duket do ia japë Lali Eri.

Sot Rama qesh nga skenarë të tillë. Sic qeshte Nano kur Edi shkonte deri te spiatali i Selanikut për t’i dhuruar një tufë me lule. Historia përsëritet. Se nga mosmirënjohja e pabesia Erioni ka mësuar boll.

Partinë e ka të futur në thes qysh tani. Siç Rama e mori vetëm duke blerë Ruçin. Atje nuk ka më parime e solidaritet. Ka leje ndertime,troje,premtime,honorare. E per fat të keq të Ramës Lali ia di vlerën edhe një fiku e jo më bashkisë. Me ca fiq hypi aq lart,me karriken që ka mund edhe të shkojë në hënë.

Erioni e ka nisur xhirimin e filmit “Rama ik!”. Mbase ndihmohet dhe nga regjisorët e tij te vjetër. E Rama duhet ta ketë frikë. Se Lali nuk është si Blushi që e donte veç Beni.Eshtë në zemrat e 500 mijë pensionistëve dhe nuk ka fare skrupuj kur lufton. Madje në ato çaste edhe në se e kafshon ndonjë gjarpër me siguri  ngordh...gjarpëri.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Nebil10/01/2018 09:44

Rama eshte plakur, do beje mire te luaj me Zahon ne Surrel deri sa ta therresin ne Prokurori.

krasasi tp09/01/2018 21:22

Si rregull z.Rama ua dredh te gjitheve.Po velinen pse do ta mbaj me hater.Mund te mos e kandidoj per nje mandat tjeter.LSI-Koco Kokedhima-G.R dhe Tahiri me te tijte, nuk do ta votojne me siguri.Nese sot i krehin bishtin per interes,neser, dite e re ,kismeti i ri.PD me siguri do detyrohet te mbeshtese nje kandidature te propozuar nga LSI.

sonja 09/01/2018 20:55

Rama eshte i lumtur qe te dali rivali vet dhe tja delegoj atij partin dhe pushtetin, dhe ai te largohet e te jetoj i qete ne sarajet e tij, ne pasurit e tij.....pa i hyre gjemb ne kembe.

Shto koment

Denonco