Me miza, bir, me miza!

Me miza, bir, me miza!

Nga Agim Xhafka - 02/01/2018

E bënë zakon qeveritarët tanë që ditët e fundvitit t’i kthejnë në reklamë për veten e tyre. Ndaj sulen drejt shtëpive të të vobektëve, drejt të sëmurëve, jetimëve, të verbërve, pleqve pa mbështetje dhe u lëshojnë ndër duar pako mbështjellë me letra plot ngjyra të praruara.

Që të verbojnë sytë.

E nuk mjaftohen me kaq,por marrin në krahë fëmijën e parë që u del,përqafojnë çdo të rritur që i pret te dera e broçkullisin para kamerave se për të mirën e njerëzve do bëjnë urën,do sjellin edhe lumin, do ndalojnë shiun, do ulin taksat, bile mund të na ulin edhe moshën në se ne ua kërkojmë.

Ndërkohë kamerat punojnë non stop e në ekrane na mbin buzëqeshja e shpifur e qeverisë lapërdhare. Perjashtim bën Majko që qesh edhe me kamera edhe pa ato.

Sa herë ndesh skena të tilla që duan të shesin rrenën si të vërtetë të kulluar, më kujtohet Nesti, shoku im i fëmijërisë. Mbaj mend që hypte shpesh në çati e rregullonte antenën e televizorit. Rrinte me orë ngulur bythën mbi tjegulla. Kur mendonte se në drejtimin që e vuri do të kapte dicka, bertiste:

-Po tani, mama?

Nga poshtë,p rej katit të parë, përgjigjej Niqi, e ëma:

-Me miza, bir, me miza.

Por Nesti nuk zbriste. E çonte në drejtim tjetër antenën.

-Hë, po tani?

-Njësoj, me miza, me miza.

Pasi u lodh djali, një ditë babai pyeti Niqin:

-Po çfarë televizori keni xhanëm që nuk kap gjë?

Ajo qeshi e i tha te veshi:

-Po ku kemi televizor ne. Shet mend Nesti se te pallati përballë është një gocë që ai e pëlqen. Pandeh se do ia marrë mendjen me një antenë që e rrotullon majë çatisë. Hahaha, e unë i shkoj pas avazit, ç’të bëj?!

Ja që bota rrotullohet. Tani nuk hypën më Nesti në çati. Hypën krejt qeveria dhe me ca lodra e ca pula në qese pandeh se do punojë televizori i ekonomisë. Ndërkohë po pyetën familjet shqiptare do marrin përgjigjen:

-Të kap me miza, Edvin, me miza!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Tito04/01/2018 10:42

Eh sa ka kjo qeveri pee tidhen ketij populli, nje grusht plot me ajer, nga ai ajri qe nukmund te nxjerr ze. Se qeveria jon bie cop per popullin, por ka nje problem, se i ka xhepat e shqyer e s'po imbushwn dot pa po ti mbushte njeher, tera per popullin do ijepte. Keshtu qe mos i bini ne qaf qeveris, kur populli esht i kenaqur me asgje, ç'doni qe i bini ne qaf .

Krist02/01/2018 23:47

Agim,je fantastik,pershendetje dhe gezuarvitin 2018.

Eno02/01/2018 22:34

Ore, ju si redaksi ku ma gjeni këtë agimin, se ky me këto idiotizma, tregon se sa sa i "zgjuar" është, se që e pranoni i bie të jeni një gen!!!

Zana02/01/2018 19:52

Realisht keshtu ka ndodhur dhe po ndoth FLM se qesha me shpirt

Ajo02/01/2018 17:50

Brilante Z. Xhafka!
Me bukur s’ka se si te pershkruash komedi-shemtine e fundvitit te Rames.( meqe ra fjala, i la punet e shtetit punemadhi per dy jave, u zhduk pa nam e nishan ne New York e na u kthye me fytyren mbushur me botox. Dukej tamam si te ashtuquajturat diva shqiptare, qe jane shnderruar si kopje te shemtuara te njera tjetres mbushur me botox dhe hunde identike prej kukulle Barbi.)
Kulmi ishte kur Rama i deshperuar per publicitet ne keto kohe shume te veshtira te tij( as truket kozmetike qe perdori per te ndryshuar fytyren tejet te mplakur nuk e ndihmojne me KM tone) doli ne e Diela Shqiptare si Babagjyshi. TURP! Me vinte mua zor ta shihja se sa poshte ka rene, por ai sec duket nuk njeh asnje limit dhe nuk ka as piken e respektit per vetveten, se per kete popull dihet qe as i behet vone fare.
Urimi im per 2018-en eshte te na shporret nga syte Edi Rama dhe gjithe Rilindasit hajdute e kriminele!

Shto koment

Denonco