Mbrëmë, fluturoi gjeli...

Mbrëmë, fluturoi gjeli...

Nga Ylli Dylgjeri - 01/01/2018

Mbrëmë ndryshe nga ditët e vitit që fluturonte edhe gomari, mbrëmë fluturoi gjeli i detit.

U gjet dhe arsyeja pse Tirana mbeti mbrëmë pa drita. Një gjel deti i kishte shpëtuar nga duart të Zotit, në periferi të Tiranës. Gjeli sapo kishte parë thikën, hop përplas krahet dhe fluturoi mbi një shtyllë të tensionit të lartë që ishte afër pullazit të shtëpisë.

Kaq ishte dhe familja mbeti pa gjel. Meqë kryefamiljari i kishte premtuar fëmijëve se do hanin gjelin e detit, kjo ikje e turpëroi. Por më pas, turpi i ikjes së shpendit e mbuloi të tërë zonën në errësirë!

I zoti i gjelit në vend mori vendimin: 

Ta qëlloj me çifte gjelin aty mbi tel! Ashtu bëri. Rrembeu çiften dhe qëllon dy herë mbi gjelin. Plumbi i dytë ishte fatal. Bashkë me gjelin që u këput në tokë, këputet dhe teli i tensionit të lartë që furnizonte Tiranën. Kaq e vërtetë është kjo ngjarje sa më pas u gjet dhe gëzhoja në... kashtë. 

Tirana mbeti në errësirë. Qindra gjela e thela mbetën pa pjekur. Midis tyre dhe gjeli i mikut tim Bejtja. Plasja na erdhi të gjithëve!

Por Bejtja shpërtheu me të drejtë:

Bëni mutit Vitit të Ri me gjithë Babagjysh -na Uroi! 

Kjo ishte. Nuk ka sabotim.

Ndreqje gabimesh: fjala mutit të lexohet mutin.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

eri01/01/2018 19:07

Tamam,jemi ne arnautistan,mbylli syte te te genjej,Xhafa duhet te reagoje ,policia nuk ka bere detyren,pasi kriminelet kane shtene me arme,policia na genjeu krisma nuk pati, kane qelluar me silenciator mbeten te vrare tre tela dhe nje poc....

Shto koment

Denonco