Tu mërzit pamja ime

Tu mërzit pamja ime

Nga Gerina Mullaj - 30/12/2017

TU MËRZIT PAMJA IME (Poezi)

Tu mërzit pamja ime ?

Ska gjë..rri me mua dhe pak

Megjithëse me mua nuk do gjesh qetësi.

E kuptoj, mund të isha dhe ndryshe,

Por nuk jam e vetmja që të sjell mërzi

Rri edhe pak , edhe nëse më kë marr inat.

Dhe në do të ikesh, kush të pyet ty?

Më bëj brune, syzezë, shalgjatë

Po deshe ma hiq njërin sy….

Afër meje, si statujë në do te rrish

Rri

pa lojen e duarve – pa deshmitarë kureshtarë

Unë nuk vij nga bota e të zakonshmeve

Askush smë ka levduar e të gjithë më kanë sharë

Ti e di, që pamja ime nuk ndryshon

Sado të mundohem – jam ajo e para

Une jam trishtimi

Jashtë bota eshtë normale

Ajo është e bukur – Unë jam e marra

E nëse jashtë ben acar,

Nuk do perpiqem të të ngroh

primitivët kane njohur zjarrin

Ndërsa unë përmes zjarrit të njoh…

..nuk të tundoj për asnjë puthje

E nuk të grish për asnjë mëkat

Do të të pyes “Tu merzita?”

Ska gjë..rri këtu pranë meje edhe pak ...

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco