A e meriton “dyshja” Lu-Vllahutin çmimin e vitit…?

A e meriton “dyshja” Lu-Vllahutin çmimin e vitit…?

Nga SHËNIM - 30/12/2017

Lu dhe Vllahutin “meritojnë” së bashku çmimin e vitit. Madje para Ramës sepse ata janë shkaku dhe Rama pasoja. Për rrjedhojë “dyshja’ Lu-Vllahutin meriton të fitojë “çmimin e vitit 2017”, e ndoshta më shumë se kaq. Disa media pranë qeverisë Rama ia kanë dhënë një çmim të tillë Ramës por kjo nuk është e drejtë. Ka ende kohë të mjaftueshme, edhe 24 orë, që mediat e portalet e tjera, ti akordojnë dushes Lu-Vllahutin cmimin e vitit.

Kontributi që ka dhënë kjo dyshe për promovimin e bëmave të Ramës, pa asnjë dyshim kufijtë e një çmimi. Mund të ishte edhe dekorim. E ndoshta më shumë se kaq. Argumentet janë të shumtë:

“Dyshja” Lu-Vllahutin me heshtjen e tij olimpike ka dhënë kontribut të vyer që Rama të veprojë qetësisht për kanabizmin e vendit e kështu Shqipëria të zërë vendin e parë në Europë për kultivimin e marijuanës. Këta dy përfaqësues të rëndësishëm s’kanë thënë asnjë gjysmë fjale as për implikimin e policisë për mbjelljen, rritjen, mbledhjen dhe transportin e kësaj bime shpëtimtare për banorët e varfër të zonave rurale…Madje ata kanë dhënë kontributin e tyre që Tahiri me çunat e tij të marrë vlerësimet si ministri më i suksesshëm…

“Dyshja“ Lu-Vllahutin “meriton” vlerësimin maksimal për suksesin e reformën në drejtësi për të cilën ata u nangazhuan personalisht duke kërcënuar deputetët e ndershëm të parlamentit dhe duke bashkëpunuar me deputetët me rekorde kriminale. Madje kjo dyshe në sinkron me Ramën përdorën të gjithë mënyrat e mjetet për ntë kompromentuar deputetë të opozitës të votonin pro kapjes së drejtësisë nga Rama; ky do të mbahet mënd në nShqipëri si një rast i rrallë që s’ka ndodhur në asnjë vend tjetër demokratik…

“Dyshja” Lu-Vllahutin është i vetmi që në këto 27 vjet në kuadër, me udhëzime nga Soros është angazhuar në një gjueti shtrigash duke i bërë presion Prokurorit të Përgjithshëm që të arrestohen ish-drejtues të lartë të shtetit sepse vetëm kështu Rama mund të arrinte qëllimet e tij për të mbajtur pushtetin dhe madje qeverisur i vetëm.

Këto veprime e të tjera kanë bërë që kjo “dyshe” të futet në konflikt me prokurorin e përgjithshëm, që do të pasohej me shkarkimin e tij antikushtetues për ti hapur rrugë emërimit të një prokurori politik që do të angazhohej në mbylljen e dosjeve të korrupsionit të ministrave të Ramës.

“Dyshja” Lu-Vllahutin kanë pasur “meritën” të heshtin për arrestimin e ish-ministrit të brëndshëm Tahiri që akuzohet nga autoritetet italiane se ka bashkëpunuar me një klan mafioz të kapur në Itali në trafikun e drogës dhe të armëve. Duke mos thënë asnjë gjysëm fjale apo kur janë pyetur kanë deklaruar se bashkëpunimi i këtyre klaneve mafioze me Tahirin është “cështje e brëndshme e PS”. Kjo dyshe në heshtje ka mbështetur vendimin e Ramës dhe të grupit të tij parlamentar që refuzoi ti hiqte imunitetin Tahirit për implikimin e tij në aferat e trafikut të drogës dhe të armëve, veprim ky që jo vetëm pengonte në ndëshkimin e “peshkut të madh Tahiri” por mbronte edhe Ramën e kërcënuar nga Tahiri me dosjen e Xibrakës apo dosje të tjera për ministrat apo zyrtarët e lartë të qeverisë së tij…

“Dyshja” Lu-Vllahutin meriton një vlerësim special për kërcënimin që i bënë opozitës e cila kërkonte largimin e Ramës nga drejtimi i qeverisë që të mundesohej zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme se “do të njihnin nfitoren e Ramës nëse opozita nuk do të merrte pjesë në zgjedhje…”. Ky ishte një qëndrim mbështetës, i padëgjuar asnjëherë më parë as në Shqipëri dhe as gjetiu.

“Dyshja” Lu-Vllahutin kanë mbështetur jo vetëm në heshtje votën anti-SHBA të Ramës në sesionin e OKB për Jeruzalemin, nismë e paraqitur nga presidenti i SHBA Trump. Rama dhe “dyshja” Lu-Vllahutin, në sintoni të plotë, kanë realizuar orientimin e Soros për të izoluar presidentin Trump. Mund të thuhet se “dyshe” ka mundur të realizojë ëndrrën që Brukseli të përfaqsohet me këtë “dyshe” kurse Trump të mos ketë asnjë përfaqsues në Tiranë…

“Dyshja” Lu-Vllahutin ka vepruar me sukses në Tiranë duke zbatuar me përpikmëri porositë e orientimet e Soros, këtij filantropi e miliarderi liberal për të bërë të sukesshëm dhe promovuar në të gjithë Europën projektin Rama. Një projekt që bazohet në punësimin e banorëve të zonave rurale përmes kultivimit të marijuanës. Një projekt që bazohet në forcimin “e shteti policor” pjesëmarrëse në të gjithë proceset e kultivimit të marijuanës dhe bashkëpunuese me klanet e familjet mafioze për kultivimin dhe trafikimin e drogave. Një projekt që synon përjetësojë pushtetin e Ramës duke eleminuar opozitën e kundërshtarët politikët. Një projekt që i kundërvihet presidentit Trump. Një projekt model për të përjetësuar një qeverisje afatgjatë oligarkësh, të lidhur me krimin dhe narkotrafiqet dhe që mban të nënshtruar qytetarët duke ju siguruar bukën e gojës përmes kultivimit të bimës magjike të marijuanës...

Syri.net/ 30 dhjetor 2017

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

leli31/12/2017 09:35

Sigurisht qe e meritojne keta te dy. Kjo "puthje", është deshmia e dashurise se madhe midis BE e SHBA. Vec kësaj, po t'ju referohemi mediave sorrosiane, presidenti aktual i SHBA me fotot e botuara prej tyre, na del si fytyra më e shëmtuar në botë e ish presidenti afro-amerikan, si burri më i hijshëm në botë. Kësaj i thonë ta bësh të zezën të bardhë e të bardhën të zezë. Nuk është fjala për paragjykim racial, por thjeshtë nje krahasim real midis ngjyrës së zezë me të bardhën..Sindromi Madona.

Lali30/12/2017 21:03

Keto jane vegla te sorrosit qe zbatojne me perpikmeri porosite dhe skemen e tyre per te nenshtruar shqiperine dhe shqiptaret dhe per ta shfrytezuar sa me shume nga ana ekonomike per nje koha sa me te gjate dhe kjo shihet me kapjen e drejtesise e cila ishte hapi i fundit I skemes se mafies per te nenshtruar shqiptaret dhe fundi I demokracise por faji eshte I shqiptareve qe jane INDEFERENTE .

Shto koment

Denonco