Ankaraja rezulton më efektive se Washingtoni me lobimin në Shqipëri

Nga Europeaninterest.eu - 29/12/2017

Ekspert i Ballkanit Perëndimor

Turqia duket se ka më tepër ndikim politik se Washingtoni në Shqipëri sot. Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që dënonte lëvizjen e ambasadës së SHBA në Jerusalem është parë si një humbje e konsiderueshme e administratës Trump.

Evropa e ndarë

Megjithatë, vota vazhdon të përçajë si Bashkimin Evropian edhe fqinjët e tij. Katërshja e Vishegradit (Sllovakia, Republika Çeke, Polonia, Hungaria) Rumania, Letonia dhe Kroacia abstenuan në vend që të votonin kundër Washingtonit. Sipas medias izraelite, Rumania, Sllovakia dhe Republika Çeke po marrin në konsideratë të ndjekin shembullin amerikan e të shpërngulin ambasadat e tyre në Jerusalem.

Çështja nuk është përcaktuese vetëm brenda BE por edhe rrotull tij. Turqia bashkësponsorizoi me Jemenin draft-rezolutën që u bën thirrje vendeve të mos ngrenë misione diplomatike në Jerusalem. Por Ankaraja bëri më tepër se thjesht sponsorizimi i rezolutës. Ka fakte për lobim intensiv në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Shqipëri.

Presioni në Ballkan

Një nga “shkopinjtë” më të mëdhenj që Washingtoni tundi në ajër para votës ishte financimi amerikan për OKB-në dhe kërcënimi për të tërhequr ndihmën për zhvillim nga shtetet që do të dënonin Washingtonin. Ndër objektivat e natyrshëm për një votë të tillë do të ishin shtetet e Ballkanit Perëndimor, sidomos Shqipëria.

Shqipëria e pa veten nën presionin e Ankarasë, Brukselit dhe Washingtonit. Është domethënëse që vendi që konsiderohet si kampion i Antlanticizmit në rajon – edhe për shkak të Kosovës – nuk ishte as mes atyre nëntë që votuan kundër rezolutës dhe as midis 35 që abstenuan.

Sipas medias shqiptare, kjo ndodhi për shkak të lobimit turk.

Lobimi i Ankarasë më efektiv se i Washingtonit

Portali shqiptar Hashtag.al i referohet një “burimi të besueshëm diplomatik” që pretendon se Ankaraja hyri në lojë për të mundësuar votën pro rezolutës duke iu ofruar një hua private 500 milionë dollarë qarqeve të biznesit të lidhur me qeverinë. Sipas Syri.net, ditën e votimit, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ishte në Turqi si i ftuar nderi i një konsorciumi turk (Kalyon Group) për të negociuar një projekt investimi me vlerë 1.4 miliardë dollarë.

Duket se ndikimi diplomatik i Ankarasë në Tiranë ka qenë më domethënës se i Washingtonit në këtë rast. Pyetja tani është nëse Shqipëria do të presë ndëshkim nga Washingtoni, kur vetëm USAID ka shpenzuar qindra miliona dollarë që më 1992, teksa Washingtoni ofron edhe ndihmën ushtarake dhe përkrahjen diplomatike të nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Zgjedhja e qeverisë shqiptare ka sjellë tashmë reagimin e opozitës dhe të Presidentit Ilir Meta. Zyra e tij nxori një deklaratë që thoshte se qeveria veproi pa u konsultuar më parë me presidentin duke rrezikuar në mënyrë “krejtësisht të panevojshme” marrëdhëniet me “partnerin më strategjik” të Shqipërisë. President Meta i shkroi Presidentit Donald Trump, duke i shprehur keqardhjen për votën e qeverisë shqiptare.

Ndoshta kuadri më i gjerë tregon që “komuniteti” Euro-Atlantik po përçahet, periferia evropiane po bëhet shesh loje për influencën diplomatike. Që Shqipëria është e hapur për këtë çështje, mund të jetë tregues i një krize më të gjerë.Ekspert i Ballkanit Perëndimor

Ndoshta kuadri më i gjerë tregon që “komuniteti” Euro-Atlantik po përçahet, periferia evropiane po bëhet shesh loje për influencën diplomatike. Që Shqipëria është e hapur për këtë çështje, mund të jetë tregues i një krize më të gjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Them30/12/2017 11:09

Ka plot 27 vjet qe jemi ne shume lemi me keq se ne diktature. Amerika nuk ka dashur progresin dhe lulezimin tone dhe ka perdorur,,terhiq e mos e keput,, Sikur te donte Amerika ne do beheshim Evrope qekuri!! Edi Rama e ka zgjedhur rrugen e tija; Ai ka guxuar te eci kemba kembes me Fituesin e Madh, Erdon!

fery29/12/2017 21:44

...dhe jo vetem kaq por , menjiher pase votimit ne OKB prononcohez para mediave serbe presidenti serb Vu?i? ku deklaron se. " Serbia dhe Ai si president i saje , gjithmone do te bejne ate cfare kerkone Erdogani dhe Turqia ...duke vazhduar se , kete rruge Serbia e ka ndjekur gjere tani dhe , kete rruge do ta ndjeke edhe ne te ardhmen " .....
Ne rethanat ballkanike dhe raportet Shqiperi - serb , po aqe e rezikeshme duket reshtimi i Shqipërisë ne krahe te Serbise.Ne harkun kohor vetem prej dy ditesh pase votimit te Shqipërisë kunder ne OKB , ironi me e madhe ose koincidence na doli te jete edhe provokimi i ligjit te Speciales ne Kuvendin e Kosoves nepermes nji peticioni dhe nenshkrimeve te 43 deputeteve te mazhorances per cfucizimin e ketij ligji por qe per " mungese kuorumi " te Kryesise se Kuvendit te Kosoves , deshtoi mbajtja e seances se jashtezakoneshme ku pritej te hedhej ne votim ky ligj. Rastesi ose jo , nji gje te tille kishte shkruar edhe gazeta ruse SPUTNIK e cila vazhdon te shkruaj ne stilin se Ballkanin Perendimor e persin dite me te veshtira se ato te vitit 2004 , vite kure Kosoves iu vu flaka dhe rezulltoi me shume te vrare ...Nese ndikimi turk ne Ballkan qenka me i madh se ai amerikan dhe nese Ballkanin e persin dite me te zeza se ato te vitit 2004 ( sipas SPUTNIK ) ateher pyesim se sa do jete i dobishm per Turqine Ballkani ne flake ose , ne flaken ballkanike a mose mund te bie edhe Turqia ...???

Dori29/12/2017 20:53

Qellimi I votimit kunder ShBA eshte votim kunder trampit sepse keshtu I intereson sorrosit per te dobesuar presidentin Tramp dhe per ta rrezuar ate dhe dihet lufta qe I ben sorrosi ne SHBA dhe nuk I plasi as per PALESTINEN dhe as per Turqine se dihet qe eshte anti Islam.

Shto koment

Denonco