Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Për tregtarët e lirisë së shprehjes

Për tregtarët e lirisë së shprehjes

Nga Ylli Manjani - 28/12/2017

Pas një opinioni që ndava dje me miqtë e mi në FB, u bënë disa komente në media.

Dikush më quajti “avokat i qeverisë” sepse kritikova Presidentin për një letër që i shkoi Trump! Pavarësisht se në atë opinion zbulova një mashtrim të qeverisë me FBI, prapë paskësha qenë avokat i saj!

Pavarësisht se jam ndër kritizerët më solid të Rilindjes edhe kur shërbeva në qeveri, prap qenkësha avokat i qeverisë?!

Pavarësisht se edhe për votimin ne OKB e kisha kritikuar Rilindjen e madje e kritikova se ai votim ishte njësoj si në kohën e Enverit. Prapë jam avokat i qeverisë!

Gallatë apo jo?!

Më vjen të qeshur me thënë të drejtën. Jam i bindur se edhe vete Presidenti është i bindur se letra ishte e nxituar. Ashtu siç jam i bindur se nuk ka asnjë diplomat karriere që ta jetë dakortësuar me atë vendim!

Po edhe mos qoftë kështu, punë e madhe! Analiza ime është e imja!

Por njerëzit e klisheve mediatikë i shohin njerëzit si pjesë grupesh e klanesh.

Si t’ia bëjmë ne që mendojmë e do themi gjerat siç i mendojmë?!

Vështirë, duket! Por do vazhdoj të mendoj pa e tregtuar lirinë për tu shprehur!

Në daç ta besojnë e në daç jo! Mua aq më bën!

Tani shëndet e gëzuar për këtë vit!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp28/12/2017 15:47

....njerezit e klisheve mediatike i shohin njerezit si pjese e grupesh e klanesh".Une mendoj se ju jeni pjese"grupesh a klanesh" se ndryshe nuk do ishe bere Minister Drejtesije nga LSI.Nese Ju juristet e "grupeve a klaneve"anetar te komisioneve te ligjeve te parlamentit do ishit vene ne roje te Kushtetutes se Republikes, apo ren "deshmor" ne mbrojtje te saj, shume gjera mund te ishin ndryshe dhe politikanet kryesor te vendit, nuk do ishin ata qe jane sot.Ju z.Manjani mund te beni perjashtim vetem nese largimi juaj nga qeverija, ka edhe arsye te tjera principale ne funksion te postit, pervec asaj qe lidhet me denoncimin qe i bete kanabizimit te vendit, per te cilin meritoni nje dekorate.

Arber28/12/2017 13:20

Ne nje shoqeri te kalbur ne korrupsion e injorance nuk ka vend per mendim te lire ose personal, gjithcka duhet te ingranohet me nje pale. Eshte e tmerrshme por ralle mund te besohet se dikush shfaq nje mendim te vetin pa qene pale me nje nga Partickat. Puna eshte se ata (te skllaveruarit) jane shumica, ndaj kanceri i ka shtrire rrenjet kudo ne vend dhe e ben te pamundur zhvillimin.

Shto koment

Denonco