A mund të merret e zbatohet propozimi për ‘djegien e mandateve’?

A mund të merret e zbatohet propozimi për ‘djegien e mandateve’?

Nga Shënim - 27/12/2017

Opozita i ka provuar pothuajse të gjithë opsionet e reagimeve që mund të kryhen ndaj një qeverisjeje autoritare, të një pakice klienteliste të korruptuar në ekstrem, në përbërje të së cilës ka shumë deputetë e drejtues të lartë të lidhur ngushtësisht me krimin, që është pasuruar dhe ka tjetërsuar rezultatin e zgjedhjeve me paratë e kanabisit të menaxhuar nga kupola në bashkëpunimin me rrjetin e policisë dhe fitimet përrallore nga narkotrafiqet.  

Opozita ka kritikuar verbalisht me një gjuhë shumë të ashpër e fakte të pakundërshtueshme të gjithë dukuritë e lidhura me qeverinë Rama, ministrat e tij dhe deputetët e maxhorancës që drejton Rama. Por Rama ose nuk e ka carë kokën ose është hedhur në sulm duke sharë e ofenduar opozitën e kundërshtarët e tij politikë, duke shkuar shumë larg në kërcënime për ti mbyllur gojën.

Opozita është detyruar të përleshet me individët me rekorde kriminale të orkestruar nga Rama për të goditur deputetët aktivë të opozitës dhe për të kërcënuar me të gjithë mënyrat opozitën me qëllim mbylljen e gojës.

Opozita e ka bojkotuar kuvendin për një kohë të arsyeshme për ti dhënë mesazhin shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve për korrupsionin e qeverisë Rama. Për prezencën e individëve me rekorde të tmerrshme kriminale në parlament dhe administratën publike. Për lidhjet e ministrave të Ramës me kriminelët me të rrezikshëm që veprojnë në Shqipëri, rajon e në shumë vende të BE.  Për implikimin e insititucioneve të shtetit në trafikun e drogës përmes tokës, detit dhe ajrit. Për kultivimin masiv të kanabsit që e ka shndërruar Shqipërinë në vëndin e parë në Europë për prodhimin e marijuanës. Për implikimin e ministrave të qeverisë Rama në narkotrafqiet dhe shitjes e armëve. Për shndërrimin e Shqipërisë në vendin e parë për pastrimin e parave. Për manipulimin e zgjedhjeve përmes blerjes së votave dhe kërcënimit të votuesve.

Opozita ka organizuar protesta masive njëditore dhe një protestë 90-ditore në çadër për të sensibilizuar opinionin publik se zgjedhjet e lira e të ndershme nuk do të mund të zhvilloheshin me Ramën, gjë që rezultoi e vërtetë. Madje gjatë dhe në vijim të protestës 90-ditore opozita hodhi tezën e mospjesëmarrjes në zgjedhje nëse nuk plotësohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, një vendim shumë i vështirë e ekstrem, i pandodhur asnjëherë më parë.

Së fundmi është propozuar edhe “djegia e mandateve”. Media dhe shumë analistë kanë shtruar disa pyetje rreth këtij porpozimi. A është i mundur të realizohet ky propozim? A do të ishte efikas? Si do të mund të realizohej konkretisht?

Ky propozim është kundërshtuar nga LSI ndërkohë që PD as e ka miratuar por as nuk e ka mohuar si njërin nga opsionet e mundshme të veprimit opozitar…

Ky është një propozim radikal dhe ekstrem që s’është aplikuar asnjëherë tjetër më parë. Ky është një vendim që në kushtet e mungesës së një proteste masive nuk do të ishte efikas. Ky është një veprim radikal që do të kishte si dalje të vetme revoltën e pakthyeshme të qytetarëve në protestë…Ky është një veprim radikal që mund të merret vetëm in ekstremis dhe kur është vendosur se s’do të ketë kthim prapa në asnjë rrethanë…Ky është një veprim in ekstremis që duhet marrë me konsensus të gjerë në forumet partiake dhe me të gjithë forcat opozitare… Ky është një veprim që do të duhet të jetë i pranuar nga të gjithë kandidatët e partive opozitare për të mos lejuar që vendin e disa deputetëve ta zënë deputetë që do të formonin opozitën fiktive…Ky është një veprim që do të mund të kryhej kur qytetarët do të ishin masivisht në protestë për të qëndruar deri në arritjen e qëllimit në rrugë dhe atyre do t’ju bashkoheshin edhe deputetët e të gjithë forcave opozitare që djegin mandatet dhe bashkohen me ta…Ky është një veprim radikal i pakthyeshëm qoftë edhe nga “kërcënimet” e ndërkombëtarëve….

Pra ky është vendim i vështirë e i komplikuar për tu marrë dhe për tu realizuar, përgjithsisht jo shumë efikas, ndoshta me pasoja vështirësisht të llogaritshme paraprakisht dhe me vetëm një dalje, revoltën e protestuesve…Por në kushtet që ndodhet Shqipëria, fatkeqësisht ky s’do të ishte një vendim i përjashtuar…aq më tepër që disa përfaqësues ndërkombëtare apo zyrtarë të lartë shfaqen prej disa kohësh në sytë e qytetarëve të kompromentuar nga një regjim që ka mbyllur të gjithë mundësitë e alternimit të tij me votë apo përmes rrugëve normale apo përdorimit të mjeteve klasike demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Adi France27/12/2017 23:49

Revolucionet behen nga kauzat ! kauzat krijohen nga nje osé me shume indivde qe kane sensibilitet dhe vizion ! Mirupafshim deri sa ti gjeni !

Shto koment

Denonco