Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

59 minuta me Lulëzim Bashën

59 minuta me Lulëzim Bashën

Nga Agim Xhafka - 27/12/2017

Që prej një jave kisha fiksuar një takim me kryetarin e PD-së. Do e bëja më dt 27 dhjetor ora 10 e 30. Para se të shkoja tek zyra e tij piva kafe me ca shokë të mij dhe u kërkova të më sugjeronin ca piketa pér bisedën që do bëja. E nisën idetë varg.

-Të japë dorëheqjen,-më tha Toni.

-Të tregojë marrëveshjen me Ramën,-sugjeroi Mondi.

-Kur të thotë datën e protestës së ardhshme mundësisht të përcaktojë vitin,-foli Edi.

-Mos i thuaj asgjë  nga këto. Kërkoi që të shkojë te burgu 313 e të shohë cilët janë kriminelët më të shquar. Ata t’i vendosë te lista e ardhshme per deputetë e fitoren e ka në xhep,-tha i nxehur Gazi.

Me kaq ngarkesë që mora ika në takim pak i nxehur. Por u zbuta si fillim kur takimi nisi fiks në orën e caktuar. Sa hyra tek zyra e tij dhe i dhashë dorën pashë që ishte shumë i gjatë. Unë,plot 1,8 metër dukesha si Braçe para Tom Doshit. Prapë një gjatosh do na vijë kryeministër,mendova në çast e u dëshpërova se më erdhi ndër mend rrenat që na vijnë nga lart.

Pashë zyrën aq të pastër e të bukur dhe i thashë:

-Të isha si ju nuk do luftoja për pushtet. Se kjo zyrë është më e bukur se ajo ne qeveri.

Më pas erdhi kafja,përshëndetjet e rastit dhe shpjegimi që ai bëri për mua rreth çdo pyetjeje që i drejtova. U ndjeva si me një të njohur të vjetër. Se ai fliste,por dhe dëgjonte. Jo pak herë pérmendi se kishte bërë gabim këtë dhe atë. Nuk gërthiti,nuk më ndërpreu e sa herë doja të largohesha më lutej,rri dhe pak.

Normal që në takime të tilla njeriu bën krahasim me rivalin e tij. Unë i bëj më konkrete se Ramën e njoh më mirë. Në gjatësi ai ia kalon pak Bashës,por Luli ka pérparësi arsimin,rininë,maturinë,seriozitetin dhe përgjegjësinë. Nuk janë pak,është një mal me perparësi. Dhe kur i pëmenda marrëveshjen e majit,pashë që i hypi një trishtim në fytyrë,që lexohej si thyerje besimi. Kuptova që kishte pasur mirëkuptim në dorën që shtriu,por ja që ia kafshuan gjithë gishtat. E sa herë fliste për këtë temë fërkonte duart,sikur donte të mjekonte plagët e atij maji.

Zyra e Bashës ishte tamam perëndimore. Në lartësi e në ndriçim. Atje u ndjeva si një bashkëpunëtor i tij,pa qënë në partinë e tij. Kam besuar përherë tek lëvizjet që ka bërë. Me aq pak deputetë arriti të njoftojë globin se qeveria shqiptare është ngritur mbi krimin dhe mbi oligarket që po blejnë krejt institucionet. Por lexova vullnet e seriozitet,këmbëngulje për të mos u dhënë para mashtrimit e kërcënimit. Në fund nuk rashë dakord me termin kamikaz që shprehu për ca ndihmës të Ramës. Se unë ata i emértoj bajga e ajo edhe po shpértheu si kamikaz nuk të vret,veç të ndot.

Takimi zgjati plot 59 minuta. Ishin shumë,m’u dukën pak. Erdha pak i nxehur dhe u largova i zjarrtë se Luli do jetë Lulëzim vitin që po hyn dhe unë me plot si unë do jemi bashistë...E sigurt.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Genti30/12/2017 00:03

Po or po,futjani pordhes kot te gjith ju,Basha nuk esht per ketu a t qivja...,,,qe te fitosh ktu duhet te jesh dobiç si rama me shok,duhet te jesh harbut,arrogant,,hajdut,batakçi,,kurvar,legen,pis, ,rrugaç,,,ka ndonje nga kto Basha?asnje, ,i ka Rama,lali plehu,balla e shok,,ky popull po nuk pate kto veti nuk te voton,ndaj basha nuk ben per kte pun,hajt njatjeta,posht rilindja pragse.

Studenti28/12/2017 18:07

Agim Xhafka si gjithmone i madh. Nje shuplake Astrit Patozit me shoke.

Dritani28/12/2017 17:59

Nuk kam qene ndonje bashist deri ne emisionin opinion te Fevziut ku merrte pjese edhe Cim Peka dhe Gomarenc Vangjeli. Ironite trashanike te Vangjelit nuk me bejne pershtypje. Ajo qe me beri pershtypje ishte arronganca dhe mungesa e respektit e Cimit. Nuk e prisja. Megjithe mungesen e respektit nga Cim Peka, Basha is pergjigj pyetjeve apo me mire te themi komenteve me te bertitura te Cimit dhe pellitjeve te Vangjelit me argumenta derrmues te thena ne menyre teper te kulturuar dhe me durim. Tani une jam bashist.

Ardi28/12/2017 11:57

Ta paska futur Basha edhe ty. Si mashtrues nuk ja del dot njeri ne PD. Vetem Rama ja ka marre doren dhe e tall si te doje e kur te doje. E ka nje gje te keqe Luli qe ti nuk e paske pare. Nuk di te organizoje opozite. Fjale, pa buke. Organizim zero. Lum Ed Rama qe ka perballe Lulin, dhe mjere ne.

altini28/12/2017 01:00

Kam patur ndoshta deri 1 vit me pare, pakashume te njejtat mendime dhe konsiderata per Bashen, edhe pa i vajtur ndonjehere ne zyre e pa pire kafe me te.
Mua personalisht me ka zhgenjyer si drejtues i PD gjate vitit 2017, qe nga cadra ne bulevard dhe deri ne fund te ketij viti. Z. Basha mund te njohe mire politiken europiane, por e njeh shume pak Shqiperine. Rrjedhoje e kesaj njohjeje te manget ishin dhe listat e dobeta qe u paraqiti qytetareve nen siglen e PD.
U zvarrit pas 25 qershorit dhe nuk mori asnje pergjegjesi per rezultatin katastrofik te arritur nga PD. Pranoi dhe orkestroi zgjedhje farse per kryetarin e PD, nje gare me kandidat "te dhuruar" qe ta mundte thelle. Kur nuk respekton zgjedhjet dhe voten e lire brenda forces tende politike, si u flet dhe u kerkon qytetareve te te ndjekin ne betejat me kundershtarin per voten e lire?
Nese do kishte dhene doreheqjen pas 25 qershorit, kish mundesi te rikthehej ne krye te PD ne nje kohe tjeter. Duke qendruar me kokefortesine karakteristike tonen si shqiptare, e humbi mundesine qe te bashkonte PD. Z. Basha, per mendimin tim nuk e kthen PD ne pushtet, pasi nuk eshte figure bashkuese ne PD, me ate qe beri para dhe pas zgjedhjeve.
Nuk eshte njeri qe te beje levizje te forta politike qe te trondisin elektoratin, ta bindin elektoratin dhe qe ta bejne elektoratin ta ndjeke nga pas. Eshte i parashikueshem ne levizjet politike.
Kete gje e ka kuptuar dhe Rama, qe cdo dite lutet qe te qendroje Basha ne krye te PD se keshtu i zgjat ditet ne pushtet Rames.

na cate carin me keto shkrime bahate27/12/2017 21:24

Na kepute ne sume me trishtimin qe i paske lexu ne surrat. Delet si ty mashtrohen kollaj nga Rama dhe Lulekuqja

Ajo27/12/2017 20:51

Edhe une besoj se Basha duhet te konsiderohet me seriozisht nga shqiptaret, per faktin se dukshem dallon per nga kultura e komunikimit qe per fat te keq ne si komb kemi shume mangesi. Nese shqiptaret vertet aspirojne te shkojne ne Europe duhet te perkrahin pikerisht Bashen. Ai eshte i mireedukuar, i kulturuar, i matur ne gjykim dhe per me teper kurre nuk iu pergjigjet me fyerje apo urrejtje kundershtareve te tij te shumte ( me te shumtit jane brenda PD). Ne menyre teper elegante i injoron ( kam parasysh fyerjet tejet skandaloze qe i kane bere Patozi, Topalli, Bregu, Imami, etj) dhe vazhdon betejen e tij, e cila shpesh here eshte keqkuptuar nga shqiptaret. Me beri pershtypje te thelle kur tha ne Opinion pak a shume se gjate ketyre viteve teper te rrezikshme per vendin kur fitimet nga trafiku i droges jane kolosale dhe kur vendi u mbyt nga hashashi, asnje anetar i PD nuk u akuzua te perfshihej ne te tilla afera kriminale, Gjithashtu PD-ja ishte e vetmja parti qe nuk bleu vota gjate fushates elektorale dhe ky eshte fakt. Po ju pyes ju o njerez a nuk eshte kjo nje merite e padiskutueshme e PD dhe Lulezim Bashes? Mos harroni se jane luajtur miliarda euro ne keto tre vjetet e fundit ne Shqiperi dhe PD-ja tregoi se as nuk u tundua dhe as u ble dhe se eshte e vetmja parti qe ia vlen te vije ne pushtet, pavaresisht gabimeve ne te kaluaren.

Daj Jaku27/12/2017 20:31

Lum kush të rronjë! Po ta kish bërë më parë ndoshta do kishim kursyer figurën e mutit me mikun e madh dhe kushedi edhe pasojat kombëtar të kësaj figure. (sepse miqësia me turko sllavët ka rrezik të na kthejë si dikur, një shportë fiq për bakshish ndër miq e krajla). Me EDamën nuk duhet ma me prit asnji minutë.

ArT27/12/2017 20:20

Ke te drejte, Agim. Une nuk kam qene berishist, por jam bere bashist qysh pas nje emisioni Opinion te zhurmemadhit Fevziu me Bashen dhe gazetaret Peka e ... Plot bagazh politik, plot edukate, plot dije e energji u cfaq ne ate emision Lulzim Basha. Edhe une jam bashist.

beqo27/12/2017 19:31

Agim. Te falenderoj per shkrimin. Jo se une e kam mik Lul Bashen, por eshte ashtu sic thoni ju njeri I jashtezakonshem. Me culture te larte, komunikues dhe mbi te gjitha I ndershem,bindes dhe vizionar. Besoj se Shqiperia do te mare kthesen pasi ai te mare detyren si kryeminister.

Shto koment

Denonco