Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Lali neveria

Lali neveria

Nga Agim Xhafka - 26/12/2017

E kam fjalën për Lali Erin. Të gjithëgjendurin në media që rrogën ia japim si kryetar bashkie, por inferioriteti i tij i dukshëm e bën të kapërcejë dhe durimin e më të duruarit. Reklama e tepërt dëmton dhe Brad Pit, jo më një... Po i ndodh të ziut si tek shprehja: ‘I dënduri, i fënduri.’

Doni fakte? Ja, ca humore pikante që tashmë i ndesh në plot mjedise.

TITANIKU

-E ke parë filmin Titaniku?

-Po. Para dy ditësh.

-Cila pjesë të pëlqeu më shumë?

-Ajo kur Erion Veliaj hidhet në ujë dhe shpëton nga vdekja Leonardo Di Kaprion.

VARRIMI

U vonua dy orë autobusi i funeralit. Se hipi Lali Eri me plot kameramanë e po fliste për shërbimin urban.

-Ne punojmë, nuk flemë, - përsëriste ai dhe tregonte sediljet prej lëkure, koncicionierin ndezur, pastërtinë në dysheme.

-Është për varrime, nuk është urban, - i thanë.

-S’ka problem. Në televizion nuk kuptohen detajet.

KULMI

Kur ishim të vegjël luanim me kulmet. P. sh. cili ishte kulmi i qylit? Të hash në dasmë nga pjata e shokut. Ose kulmi i shpejtësisë cili ishte? Të vraposh rreth pallatit aq shpejt sa arrin të shohësh bythën tënde.

Por këtij kulmi ia kalon Lali Eri. Ai ka kapur kulm tjetër, të paimagjinueshëm. Vrapon rreth disa televizioneve në të njëjtën kohë e nuk sheh bythën e tij, por fytyrën. Bile bën dhe humor e qesh me këtë veti të habitshme që zotëron.

Anekdotat për të shtohen çdo ditë. Nga ajo që ke frikë të hapësh televizorin se në çdo orë të fanepset ai e deri tek ndrojtja para frigoriferit a kapakut të wc.: Ta hap a të mos e hap. Se mos më del edhe këtu Lali Neveria... 

    © SYRI.net

    Lexo edhe

    Komentet

    LYRA26/12/2017 20:36

    Ti thonje edhe qe te sekelldisetkur e shehnecdo TV kete fytyre te laliERIT, sa eshtiree aqe pa nder para njerezve qe ua cfrytezon hallin.Eshte shume dimensional ne mashtrime, ka goxha bande me vehte ..Dukuria qe te shesesh mend me parat e popullit[[ me taksat qe po u merr shpirtin]]]] ky klloun i shpifurmbahet akoma me fift e mamas. Ky eshte qumeshti i fikut te pa pjekur, se fiqte i rruacin mamase.

    Eno26/12/2017 20:07

    Nuk me intereson sh sh. emri i Erionit, por ky agimi heroi i kujt qyteti eshte, ose çfare merite ka , apo ska ku te shesë mendje. Boll na ç... b.. ju karagjoza.

    ladi26/12/2017 20:01

    Javen tjeter do ta shohim te luaj me barcelonen,se te gjitha i ben,e pame dhe si kercente ne se la vi,i bie dhe trombes edhe .......

    Sonja 26/12/2017 19:51

    E ku pyet ai per keto...ai mburret dhe shkrihet se qeshuri...bravo per shkrimin dhe kurajon, se tani ka filluar dhe frika te flasesh dhe te shkruash.

    ai26/12/2017 19:21

    kjo eshte e keqe. por ti mer zotni bej një bilanc mes te keqijave dhe te mirave. njeri pa vese nuk ka, ky na paska qejf me dal ne tv. edhe?! qyteti eshte me i paster, i gjelberuar, i jetueshem. transporti publik eshte nata me diten me situaten qe ishte. shkolla e kopshte po ndertohen cdo dite, po ashtu edhe rruge, kanalizime, etj
    per here te pare nuk pati permbytje ne qytet. o Gimo futi noi tas llall dhe mos fol

    Tramp26/12/2017 19:14

    Ky mund te mashtroje shume veta por ZOTI E DIN SE CFARE PERFAQESON KY NJERI.Kete person e solli sorrosi bashke me edi ramen me qellim shfrytezimin e Shqiperise ne interesin e tij ,keto jane vegla ne sherbim te tij.KY eshte bashkepuntore I edi rames ne prodhimin e droges ne te gjitha shqiperine .KY eshte bashkefajtore ne te gjitha te keqijat qe u kane bere shqiptareve dhe se bashku me edi ramen do te zhduken nga politika.

    Ajo26/12/2017 18:17

    Lali Eri eshte sic i themi ne nga anet tona semundje e bute, per rrjedhoje edhe me i rrezikshem se vete Rama. Nese Rama i beri per vete shqiptaret namuzqare( packa se Rama kish mohuar birin e tij, ishte nje drogaxhi i njohur gjeresisht, i nderronte grate here pas here, i dhunonte, dilte nudo dhe nje zot e di se cfare tjeter beri gjate qendrimit ne France thonjpalare, per me teper u martua me nje grua pasi prishi nje familje tjeter) prapeseprape u “ mahniten trej tij dhe sot po ia shohin hajrin. Ndryshe prej tij, Lali Eri pehlivani, ka krijuar profilin e gojeemblit, i te sjellshmit me gazetaret dhe per me teper i superpunetorit. Me siguri dita-nata e Lali Erit duhet te jete 48 oreshe, ndryshe nuk ka mundesite beje aq pune. Na mbiu ne sy, ashtu i pacipe sic eshte por fabula qe ka krijuar per veten po punon per mrekulli. Shqiptaret namusqare perseri do brohorasin dhe do zgjedhin Lali Erin meqe Rama u diskretitua plotesisht duke e sjelle vendin ne kete dite. Por ama Lali Eri do t’jua beje edhe me keq!

    Lali26/12/2017 15:43

    Qe ky fiku eshte palaco dihet por ndyresira mbi uturak mbetet shoku gaze.ari Balla. Ky zorraxhi nuk la hunj e kunj pa ketcy e pa i shku neper shpia e zyra.

    adriatik26/12/2017 15:38

    Bravo te qofte zoteri burre qenke

    Shto koment

    Denonco