Qëndrimi për Jeruzalemin: Justifikimet e Ramës, prej hileqari e frikacaku, dhe qesharake

Qëndrimi për Jeruzalemin: Justifikimet e Ramës, prej hileqari e frikacaku, dhe qesharake

Nga Shënim - 25/12/2017

Qëndrimi i Shqipërisë në OKB, ndaj nismës së presidentit Trump, ishte së pari antiamerikan, së dyti, kundër interesave të shqiptarëve kudo ku janë, dhe së treti, eventualisht me ndikim në partneritetin më të rëndësishëm Shqipëri-SHBA. Një qëndrim i pakonsultuar as me kuvendin dhe as me presidentin e Republikës. Gjasa janë të mos ketë qënë i konsultuar as me përfaqsues të SHBA. Një qëndrim personal i Ramës, i imponuar Ministrisë së Jashtme, që duket ka qënë jasht loje dhe është bërë qesharake me justifikimet a posteriori. Një qëndrim klientelist që duket ka pasur për qëllim ti bëjë qejfin Erdoganit për shkak të lidhjeve personale Rama-Erdogan. Nuk përjashtohet edhe ndonjë këshillë e ardhur nga “miqtë e kupolës”, të njëjtët që e këshilluan Ramën të sulmonte kandidatin Trump në fushatën elektorale presidenciale të SHBA, si dhe ndonjë orientim i ardhur nga këshilltari që paguhet majmërisht dhe që shpërblehet me paratë e korrupsionit e të trafiqeve, për të angazhuar ish-ministrat e tij ti bëjnë make-up Ramës në median europiane.  

Rama ka heshtur,  ndërkohë që reagimet ndaj qëndrimit antiamerikan të Shqipërisë në OKB kanë qënë përgjithsisht tejet negative dhe të fuqishme anti-qeveritare. Edhe lidershipi Kosovar, është shprehur kundër këtij qëndrimi, duke evokuar shërbimin e madh që SHBA i ka bërë Kosovës për pavarësimin e saj. Po ashtu edhe lidershipi shqiptar në Maqedoni e ka kritikuar fuqimisht qëndrimin antiamerikan të qeverisë shqiptare në OKB.

Rama i shqetësuar nga reagimet negative, ka detyruar Ditmir Bushatin të reagojë; por reagimet e tij kanë qënë tinzare (duke mos dalë por duke nxjerrë vetëm një deklaratë të thatë) dhe në përmbajtje qesharake(alibitë e dhëna nga Ditmir Bushati kanë qënë infantile dhe të turpshme). Bushati fillimisht dha justifikimin se “Shqipëria u rrjeshtua me BE” por kjo alibi ra shumë shpejt se së pari nuk kishte një vendim të BE dhe së dyti, 6 vënde të BE abstenuan. Më tej Bushati dha një argument ideologjikisht të gabuar, duke pohuar se Shqipëria votoi në koherencë me qëndrimet e Shqipërisë në 1968 dhe 1980, duke treguar kështu një koherencë perfekte ideologjike me qëndrimet e ministrave të jashtëm të Enver Hoxhës dhe ndërkohë duke duke konsideruar të gabuar dinamikën e qëndrimeve pro Izraelit të SHBA, jo vetëm partnerit më të rëndësishëm të Shqipërisë por edhe vendit më të fuqishëm dhe më demokratik të planetit.

Rama kur e pa se qëndrimet e ministrit të tij të jashtëm, tipike për një person të paaftë, jo vetëm nuk i shuan reagimet negative por i shtuan më shumë ato, filloi me shpërndarjen e lajmeve të tij përmes zyrës së Endri Fugës. Fillimisht u përhap lajmi se “ambasadori Lu nuk ia kishte kërkuar Ramës të votonte pro SHBA”. Më tej kur e pa se edhe ky lajm nuk pati ndonjë ndikim në uljen e jehonës negative përhapi lajmin se “as ambasadorja amerikane në OKB, zonja Haley, nuk ja kishte kërkuar një gjë të tillë ambasadorëve të Shqipërisë në Uashington dhe Nju Jork”. Me shumë gjasa këto dy lajme janë më shumë gënjeshtra e mashtrime tipike të Ramës, pra “fake neës” dhe nuk ja vlen të merresh as me përmbajtjen e tyre dhe as me stilin e përdorur, tipike për Ramën kur ndodhet në vështirësi. Por megjithatë dy fjalë më poshtë për ti cilësuar këto justifikime ashtu sic e meritojnë.

Këto dy “lajme të rreme” të Ramës, së pari e tregojnë atë frikacak, përderisa Rama nuk del vetë të shpjegojë qëndrimin dhe arsyet që e shtynë Shqipërinë të votonte kundër SHBA. Por dy herë rradhazi nxorri Ditmir Bushatin që u shfaq qesharak dhe herën e tretë shpërndau lajmin përmes Endri Fugës.

Së dyti, Rama i shfaq tinzar e hileqar, duke tentuar si gjithnjë të mos merrte përsipër përgjegjësitë por u përpoq dy herë tja transferonte përgjegjsitë dhe ndëshkimin publik, që vinte nga reagimet negative, Ditmir Bushati, i cili është gati të pranojë gjithcka dhe të bëhet servil i Ramës për gjithcka mjafton që Rama ta mbajë në postin e ministrit të jashtëm.

Së treti, po ti referohemi përmbajtjes së justifikimeve të dhëna nga Bushati apo nga lajmi i rremë i përhaqur nga Endri Fuga, Rama rezulton një mediokër në politikën e jashtme dhe qesharak në sytë e diplomacisë serioze të vëndeve partnere. Të thuash që Shqipëria u rrjeshtua me BE kur vetë BE nuk kishte rrjesht është jo vetëm qesharake por mbi të gjitha e turpshme të thuhet nga një ministër i jashtëm. Të thuash që Shqipëria votoi si në 1968 dhe 1980, është minimalisht qesharake dhe maksimalisht e turpshme sepse me këto qëndrime qeveria Rama rrjeshtohet në 2017 me qeverinë e Enver Hoxhes të para ’90 dhe kundër qeverisë aktuale amerikane të presidentit Trump, madje duke e quajtur të gabuar ndryshimin e qëndrimit të SHBA ndaj Izraelit. Por akoma më të turpshëm dhe qesharakë janë dy lajmet që Rama ka shpërndarë përmes Endri Fugës se s’ka pasur asnjë kërkesë as nga Donald Lu dhe as nga ambasadorja amerikane në OKB zonja Haley. Zorr se do të kishte një kryeministër të dytë në planet që do të përdorte një marrëzi të tillë si justifikim për të shpjeguar votën antiamerikane të qeverisë së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

fery25/12/2017 22:48

" Oj Shypni e mjera Shypni , kushe te futi me koke ne hi ....neokomunizmi qe rilindi "

yp xhixhi25/12/2017 21:21

Fajin e ka Donald Trump qe nuk i ofroi nje foto Edvinit

beqo25/12/2017 20:10

Cka shkruhet per kete monster qendon. Puna eshte se ai per te keqen tone vazhdon te jete kryeminister i vendit. Sa turp per ne jo per Edvinin.

krasasi tp25/12/2017 19:29

As Presidentit te Republikes nuk i lejohej te bente indiferentin, apo te priste ti shkiste kemba z.Rama per qendrimin qe do mbante qeverija shqiptare ne OKB .Ndjesa pas faktit te kryer nuk ka vlere.Por z.Rama duhet te jete konsultuar me Ambasadorin e Shqiperise ne OKB te kohes se socializmit z.Abdi Baleta.Z.Baleta eshte nga te paktet qe e ka miratuar votimin e Shqiperise ne OKB kunder SHBA."Fisi shkon ne fis,rigoni nuk behet lis".

Shto koment

Denonco