Rama do ‘largimin e butë’,  Tahirin të ‘ndëshkohet’, Veliajn ‘trashëgimtar’

Rama do ‘largimin e butë’, Tahirin të ‘ndëshkohet’, Veliajn ‘trashëgimtar’

Nga SYRI.net - 15/12/2017

Kupola që deri më sot mbështeste Ramën por që aktualisht “kujdeset” për “karrierën” e Veliajt ka përqendruar veprimet e saj në tri plane. Së pari të realizojë largimin e “butë” të Ramës duke e shpëtuar nga “ndëshkimi” prej gjyqsorit të reformuar, kusht të cilin Rama e ka vendosur për të udhëhequr reformën në drejtësi. Së dyti, të pastrojë “terrenin” nga të gjithë të ndoturit dhe konkurentët për ti hapur rrugën “trashëgimtarit” tashmë të vendosur të Ramës, më i rrezikshmi prej tyre që do të ndëshkohet i pari është Tahiri. Dhe së treti, të promovojë brenda dhe jashtë vendit, Erjon Veliajn, si zëvendësuesin e Ramës. Kjo është tashmë e qartë jo vetëm për socialistët e shqiptarët, por përmes The Economist, kjo ka filluar të bëhet e qartë edhe për  ndërkombëtarët. Rama është në dijeni të këtij plani. Tahiri po ashtu në dijeni përpiqet ti shpëtojë duke kërcënuar Ramën me dosjet që zotëron. Kurse më i lumturi duket Veliaj që vjel frytet e këtij skenari.

****

Mund të duket si teori konspirative veprimet e “kupolës” lidhur me këta tri personazheve. Artikulli i The Economist zbulon shumë detaje të këtij plani. Së pari goditja e Tahirit në këto momente dhe jo më parë nuk është e rastësishme. Sepse lidhja e Tahirit me  klanin mafioz të Habilajve siç edhe rezulton nga informacionet italiane daton që në dhjetor 2013 kur sapo Tahiri ishte ulur në karrigen e ministrit të Brendshëm; pra nuk është e re as për Ramën dhe as për publikun shqiptar, për partnerët ndërkombëtarë jo e jo. Pra një çështje në ndjekje nga shërbimet antikrim të vendeve fqinje dhe ato partnere që interesohen për çështjet e sigurisë. Një lidhje e shtetit me krimin dhe trafiqet, për të cilën Rama ka qenë në dijeni për të mos thënë ka qenë e orkestruar prej tij, ndërkohë që Tahiri ishte thjesht njëri prej anëtarëve të kupolës klienteliste, i përzgjedhur nga Rama sepse përmbushte të gjithë kriteret për të qenë anëtarë i kupolës politike në lidhje të ngushtë me klanet mafioze. Një personazh që do të shërbente por që do të “eliminohej” në momentin e duhur.

****

Kupola që ka mbështetur fuqimisht “projektin Rama” sigurisht s’ka më as kohë, as fuqi, as energji të merret personalisht me çfarë ndodh në Tiranë, sepse realisht edhe më parë nuk është marrë drejtpërdrejtë. Por një gjë është e sigurtë, nga informacionet që ajo merr i rezulton se projekti i Tiranës ka qenë një nga “historitë e suksesit” të filozofisë së saj, por që i ka ardhur fundi dhe vetë Rama është ezauruar. Kupola e ka pasë zgjedhur Ramën  sepse ai plotësonte disa nga kriteret e filozofisë së saj. E thënë më thjeshtë, “kupola’ që merret me Shqipërinë e kanë pasë përzgedhur Rama po ashtu sic Rama kishte përzgjedhur Tahirin. Dhe ashtu si Rama ka arritur të trajtojë Tahirin si “limon i shtrydhur” ashtu edhe kupola që merren me “projektin e Tiranës” kanë arritur në përfundimin se Rama është po ashtu “limon i shtrydhur”. Së bashku me Ramën e Tahirin, për ti pastruar rrugën Veliajt, do të duhet të “ndëshkohen” edhe Mimi Kodheli, Damian Gjiknuri, Ilir Beqaj, Arben Ahmetaj, si dhe Vangjush Dako e Qazim Sejdini, e tjerë, të cilët mund të kenë edhe fatin e keq të cilësohen si “peshqit” e mëdhenj përmes së cilës do të shitet suksesi i  reformës në drejtësi.

****

Ky përfundim për Ramën ka kohë që është arritur. Insistimi për të vendosur në Bashkinë e Tiranës Erion Veliajn dhe asnjë tjetër që sipas sondazheve të brendshme të Ramës fitonte mbështetje më të madhe të votuesve socialistë, tregon se kupola kishte arritur në përfundimin se “projektit të Tiranës me Ramën” i kishte ardhur koha të rinovohej dhe Veliaj ishte konceptuar si zëvendësuesi, apo personi që përmbush më mirë se kushdo tjetër kriteret e drejtimit të ardhshëm të “projektit” që aktualisht do të përqendrohet në tri elementë. Së pari, largimin e “butë” të Ramës. Së dyti, “ndëshkimin” dhe/ose largimin nga politika të Tahirit, Kodhelit, Gjiknurit, Beqajt, Dakos, Sejdinit, e tjerë, Dhe së treti promovimin e Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës dhe në momentin e duhur në krye të PS. Në çdo rast, të gjithë këto veprime duhet të përqendroheshin në eliminimin e Tahirit që ky rival i rrezikshëm të mos kishte asnjë shans për të ardhur në krye të partisë më të madhe dhe as të mos i shkonte mëndja se do të mund të sfidonte Veliajn, Kjo duhet të ishte e qartë edhe për Ramën.

****

Rama është prej kohësh në dijeni të të gjithë këtyre lëvizjeve dhe ka kërkuar vetëm dy gjëra. Së pari të largohet butësisht nga pushteti duke kërkuar garanci për të ardhmen në shkëmbim të premtimit për të çuar deri në fund reformën në drejtësi dhe pranuar ndëshkimit e të gjithë “bashkëpunëtorëve” të tij që mundet të pengonin karrierën e Veliajt. Dhe së dyti ai ka kërkuar që Veliaj në të ardhmen të mos kthehej në at-vrasës siç Rama kishte vepruar me Nanon por ta ruante atë për një fare kohe si liderin historik të Rilindjes, duke siguruar kështu një “jetë të tretë” të këndshme me paratë, pasuritë dhe privilegjet e fituara nga mbi 20 vjet pushtet. Kjo shpjegon edhe tentativat e Ramës për tu marrë vesh me Bashën dhe zbutur marrëdhëniet me opozitën dhe të gjithë aktorët politikë kundërshtarë, për të shmangur çdo lloj sulmi që mund ti vinte edhe nga kundërshtarët politikë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

fery16/12/2017 17:44

Skenar i ngjajshem sikur me teashigimtarin e Enver Hoxhes , me Ramiz Aline , per te cilin Enveri kishte lene amanet ta trashigonte pasi ai te kishte vdekur. Nese kjo hipoteze eshte e sakte, ateher kollaj zbulohet "enigma"....
Rama s do ta shefe teashigimtarin i tije Velijaj kure ai do perfundoj si azilkerkues ne SHBA....???

krasasi tp15/12/2017 15:24

Ky zari i Kupoles qenka perzgjedhur qe ne veze te mare drejtimin e PS dhe te Shtetit Shqiptar.Ky mjaftisti qe perdorej nga z.Berisha per te rrezuar qeverine Nano.PS edhe mund te kthehet ne prostitute e te kaloj dore me dore, por per fatet e Shtetit Shqiptar mund te vendosin qytetaret nese Vetingu deshton.

MeleqAgaci15/12/2017 15:01

Vetem nese Tahiri eshte rrote atehere mundet qe orakullia e artikullit te dali e vertete. Kam pershtypjen qe miun Lali Eri Fiku pa Ramen e shqyejne brenda nates (perfshi edhe princesha e Gjirokastres e braktis) Tahiri eshte T-Rex ne dukje i trembur por eshte krejt ndryshe nese hapet bythesh Rama per ta bere kurban. Me G 69 lali Eri Fiku mori 0,00001 % vota. Ja erdhen zgjedhjet lokale. Do ta shofi p... e se jemes

Shto koment

Denonco