Vetëvendosja, monstra politike që tenton të kafshojë krijuesin e saj Albin Kurti

Vetëvendosja, monstra politike që tenton të kafshojë krijuesin e saj Albin Kurti

Nga Bledian Koka - 14/12/2017

Këtu e dy vjet ma parë, Albin Kurti ahere si sot deputet i Vetëvendosjes, iu drejtua klasës politike në Kuvend me një fjalim brilant i cili më ka mbet në mendje. Ishte oshëtima e pazakontë e një politikani që u drejtohej politikejve të tjerë mu përball tij, në ulëset e një Kuvendi që nuk pipëtinte.

Fjalët e Albinit ishin therëse, si asnjëherë tjetër. Fjalimi i Albinit shkëlqente në mes të llumit që prej kohësh prodhon korrupsioni në Kosovë. Albini tha: “Nuk është në rregull kjo punë. Rrini klasë e mesme, pse po pasuroheni? Nëse jeni në politikë, s'ka me u pasuru. Rrini klase e mesme se në klasë të mesme shërbeni ma  s’miri. Edhe milionera, edhe kryeministra, kjo tregon se ju keni ambicie të mëdha për veten e ambicie të vogla për Kosovën.

Na kena nevoje për politikan që kanë ambicie të mëdha për Kosovën e të vogla për veten”. Fjalë të forta të një njeriu të fortë, fjalë të një politikani krejt atipik, të dytë si ai se gjen dot, në Kosovë jo e jo, në Ballkan krejt vështirë. E rilexova këtë pasazh të fjalimit të Albinit, sot që krijesa e tij politike Lëvizja Vetëvendosje” ka nisë me lëviz, e me u zhvendos, drejt diçkaje që Kurti nuk e pranon.

Vetëvendosja është nga ato forcat politike që përjetësisht e kanë të lidhur fatin politik me fatin, imazhin, nervin, idealin, vizionin e karakterin e themeluesit të vet (kqyrni Partinë Demokratike të Sali Berishës). Në këtë rast Lëvizja Vetëvendsoja nuk bën përjashtim prej fatit të Albinit brun. Prej disa ditësh ne jemi bërë dëshmitarë të një debati që ka nis brenda Vetëvendosjes, ku me zbulu plagën që ka kaplu Lëvizjen, shërbeu publikimi i një bisede në Viber mes deputetëve të Vetëvendosjes.

Aida Dërguti, deputete e Vetëvendosjes teksa informohej për arrestimin më të fundit të Albin Kurtit e Donika Kadaj Bujupit, merakun kryesor për operacionin e policisë kishte nëse ishte arrestuar edhe “ai muti”. Qartazi referenca ishte për Albin Kurtin. Kështu opinioni publik diç ma matanë se Kosova, (në këtë rast unë i nënshkruari) kuptoi se një betejë e brendshme po zhvillohej në Vetëvendosje. Mendimi i parë që më erdhi kur mësova për konfliktin, qe ai se për të gjithë ata që mendojnë se Lëvizja në vetvete nuk është veçse një organizatë tipike marksiste, ky është konfirmimi për të kundërtën. Por mesa po duket konflikti në Vetëvendosje është diçka më i madh, është më i mprehtë, është shizëm reale mes ish-kryetarit dhe kryetarit, mes të parit dhe të dytit, mes klanit të Visarit dhe partisë së Albinit.

Me pak fjalë një betejë për pushtet brenda Lëvzijes që u bë parti, e partisë që u bë “ma e madhja n’vend”. Dhe menjëherë lind pyetja kush ka të drejtë? Albini apo Visari, Kurti apo Imeri? Por për me nda sherrin, për llogari të kuriozitetit tim pyeta do miq të mi, gazetarë të Kosovës të cilët më shpjegojnë se Vetvendosja-parti nuk është më ajo Lëvizja-organizatë. Me pak fjalë, Albin Kurti ka vendosë të rikandidojë për postin e kryetarit të Vetvendojes, me të drejtën e themeluesit që vren se krijesa e tij po përçundnohet.

Ajo çka e solli Vetvendosjen në apogjeun e politikës së Kosovës, (ani pse dhe në opozitë), duket se në vlerësimin e Albinit është tradhtu, e mas kësaj veç deklini vjen. Ndërsa Albini, Liburni ende nuk përtojnë me i thy xhamat e Kryeministrisë, me hedh gazlotsjellës kundër Demarkacionit apo asaj që ata e cilësojnë si Zajednica, duket klani i Visarit po don me zënë rehat.

Qëndrimet radikale të Vetëvendosjes për punët e Kosovës, mund të debatohen gjërësisht, ama të gjithë bien dakord se veç prej këtyre qëndrimeve-aksione, Lëvizja është sot forcë e parë në vend. Gjithmonë populli mesa duket e dallon hajnën prej hallallit. Shqiptarët e Kosovës janë më të qetë kur shohin Vetëvendosjen me flakadanë në sheshin “Skënderbeu”, a para bustit të “Zahir Pajazitit”, se kur shohin rracën tjetër të politikejve atje, duke u shulli në postet kryeministrore a presidenciale, e ku edhe ato kryekomunare po aq të neveritshme po duken. Visari Imeri s’po don ta lëshojë postin e Kryetarit të Vetëvendosjes sipas parimit demokratik që ai e mori, pasi Albin Kurti dha dorëheqjen 4 vjet më parë.

Dhe për këtë arsye ai nuk po i dëgjon kërkesat e aktivistëve të Vetëvendosjes që kërkojnë të respektohet Statuti dhe demokracia e brendshme. Visar Imeri nuk i dëgjon as afatet statutore të Vetëvendosjes që kërkojnë të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm, organi më i lartë vendimmarrës, sepse me Statut duhet mbledh çdo tre muaj, ndërsa deri tani kanë kaluar katër. Visar Imeri nuk po i dëgjon as ligjet e partisë që të cilat e detyrojnë të njëjtin që të shpallë zgjedhjet e brendshme për kryetar, sipas statutit.

Në emisionin RUBIKON, Visari Imeri foli për njerëz po duan” të privatizojnë organizatën dhe idenë” dhe referenca shkon për enturazhin e vetë IDEATORIT. Albin Kurti s’ka fola hala, edhe pse ai është në burg edhe për bythën e atyne që atë cilësojnë si “ai muti” (ndjesë për fjalët). Por unë mendoj se për këtë ditë të sotme Albin Kurti e ka thënë fjalën e tij këtu e dy vjet më para: “kjo tregon se ju keni ambicie të mëdha për veten e ambicie të vogla për Kosovën. Na kena nevoje për politikan që kanë ambicie të mëdha për Kosovën e të vogla për veten”… ashtu si Albini fundja…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber Pashtriku14/12/2017 13:34

Vetevendosja ngelet e vetmja lëvizje e shpresës në Kosovë dhe duke qenë Partia më e madhe, është në qendër të sulmeve nga të gjitha krahët.
Vetevendosjen përpiqet ta shkatërroje klani mafioz i PDK-se.
Vetëvendosjen përpiqen ta shkatërrojnë të infiltruarit nga majtistët e Tiranës që e shohin si rrezik potential që çon drejt Bashkimit Kombëtar (gjë të cilën ata nuk e duan) dhe investojnë fuqishëm fraksionin që anatemon Ibrahim Rugovën babain e shtetësise se Kosovës.
Vetëvendosjen e sulmon Serbia përmes financimit të grupeve radikale islamiste në Vetevendosje.
Vetevendosjen e sulmon Partia politike që akoma e quan veten LDK por eshte antitezë e felliqur e LDKse së vërtete qe udhehoqi Ibrahim Rugova. Keta e shohin Vetëvendosjen si pengesa më e madhe për të ardhur në karriket e pushtetit.
Albin Kurti duan apo duan krerët VV-së është shpirti dhe fryma e Levizjes. Lufta ndaj Kurtit është vetëvrasëse.
Vetevendosja duhet të ju mbijetoje këtyre sulmeve sepse nuk eshte vetem sfida e saj por eshte sfida e ekzistencës së Kombit Shqiptar. Nëse thyhet VETEVENDOSJA thyhet shpresa e fundit e shqiptareve për një Lëvizje që mbart dhe misheron interesat kombetare të shqiptareve ne Ballkan.

fery14/12/2017 11:51

Definivisht Bledi , definitivishte gjithe partite politike ose , segmente te caktuara dhe rafinuara e sostifikuara te gjitha partive politike ne Kosove , kishin qene sot e 10 vite , dhe jane leva te PDK dhe PDK i ka perdorur gjitha keto partite ne Kosove per interesa te saje .Sot , pasi qytetaret dhe votuesit e Kosoves kane nisur ta shofin dhe ndiejne kete fakt sot , PDK dhe pushteti ne Kosove ,mundohen te provokojne kaos dhe anarki me qellim qe kjo e vertete e madhe te mos te dale ne publik
Ishte dikur me LDK nji skenar i PDK ku si pasoje nga LDK doli LDD , ishte nji skenar edhe me vehtevehten ku PDK pase nji hallakame pa hallakame doli NISMA per KOSOVEN , ishte me AAK e njejta gje dhe tani kjo po ndodhe edhe me VV
Por , sikur ne te kaluaren ashtu edhe sot , kur qytetaret e morren vesh se nga keta aktor te shkathte jane mashtruar nji here , ata ne te vertet ishin mashtruar nja njiqind e nji here kurse , faturen e ketij mashtrimi gjithesesi ne do ta paguajne

Shto koment

Denonco