A e ka radhën Rama, pas rumunit Nastase dhe kroatit Sanader?

A e ka radhën Rama, pas rumunit Nastase dhe kroatit Sanader?

Nga Kastriot Islami - 12/12/2017

Në vendet që kanë aspirata për tu bërë anëtar të NATO dhe BE, Brukseli së bashku me SHBA,kanë bërë një “presion” pozitiv për të krijuar një sistem drejtësie ku gjykatësit dhe prokurorët të bëhen të pavarur nga politika dhe “peshqit e mëdhenj të politikës” të largohen nga politika si të korruptuar. Po ti referohemi ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore, një gjë e tillë është evidente në Kushtetutat dhe legjislacionin e Rumanisë e të Kroacisë. Por edhe në aspektin praktik, në këto dy vende anëtare të BE, gjykatësit dhe prokurorët, 10-15 vjet pas fillimit të kësaj reforme janë pothuajse të pavarur nga politika ose thënë ndryshe politika nuk ka as guximin dhe as mundësinë të ndërhyjë në vendimet e tyre. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur disa ngjarje që sot duken të pabesueshme për shqiptarët. Janë arrestuar dy ish-kryeministra dhe shumë ministra, dhe mbi 200 politikanë të rëndësishëm në Rumani e Kroaci. Çdo të ndodhë në Shqipëri? Shumë persona janë skeptikë … dhe nuk besojnë se Shqipëria do të pastrohet nga “peshqit e mëdhenj” të korruptuar e të inkriminuar, që kanë marrë peng politikën; sepse edhe roli i disa ndërkombëtarëve s’duket shumë i qartë…

Kryeministrat e Rumanisë e të Kroacisë, që kanë nisur të parët dhe mbështetur fuqimisht reformën në drejtësi janë arrestuar të parët, janë dënuar me burg dhe janë larguar nga politika më akuza të rënda për korrupsion dhe si të dënuar nga gjykatësit e pavarur, pasuria i është konfiskuar. Kjo ka ndodhur jo vetëm në Rumani e Kroaci, por po ndodh edhe në të gjithë ato vende që duan të futen në NATO e BE…Po në Shqipëri a do të ndodhë një gjë e tillë? Shumica ndonëse e dëshirojnë, nuk e besojnë…sepse edhe mesazhet që vijnë nga zyrtarët e lartë apo përfaqësuesit e Brukselit apo Uashingtonit janë ambigy…

Në Rumani, ish kryeministri Adrian Nastase, kryetar i Partisë Socialdemokrate, ka nisur në 2003 reformën në drejtësi dhe e mbështeti atë fuqimisht, por do të dënohej i pari për korrupsion nga drejtësia e reformuar prej tij, duke vuajtur dënim me burg dhe duke ju konfiskuar pasuria e paligjshme. Në Kroaci, ish kryeministri Ivo Sanader, kryetar i partisë HDZ, nisi dhe mbështeti fuqimisht reformën në drejtësi dhe do të ishte i pari që do të ndëshkohej me burg në 2012 për korrupsion dhe të largohej nga politika për të mos u kthyer më, nga gjykatësit e pavarur që u emëruan nga shumica e drejtuar prej tij. Pas tyre, një numër shumë i madh ministrash, deputetësh e politikanësh të rëndësishëm janë akuzuar e dënuar për korrupsion, dhe ju janë konfiskuar pasuritë. Çfarë do të ndodhë me “peshqit e mëdhenj apo peshkaqenët” e politikës shqiptare? Shumica e shqiptarëve janë skeptikë dhe nuk besojnë se kjo do të ndodhë në vendin e tyre sepse disa nga përfaqësuesit e vendeve partnere ju duken të kompromentuar nga “peshku i madh” i korrupsionit, i cili përpiqet të krijojë perceptimin se është i paprekshëm…

Edi Rama fillimisht e “kundërshtoi” reformën në drejtësi që iu propozua Shqipërisë pasi ishte bërë anëtare e NATO dhe fill pasi u pranua me statusin e vendit kandidat në BE. Por u desh ti kujtohej Ramës, përmes një informacioni të “rrjedhur konfidencialisht,” se “kundërshtuesi i reformës në drejtësi” ishte “zotëruesi i 200 milion eurove të fshehura në një llogari off shore në emër të vëllait…” që ai të pranonte të mbështeste pa kushte reformën në drejtësi. Njëlloj si Nastase në Rumani. Por edhe si Sanader në Kroaci. Rama u detyrua të mbështeste pa rezerva reformën në drejtësi dhe të jepte premtimin se do ta contë deri në fund atë…Mbetet të shikohet nëse ai do të ketë të njëjtin fatsi Nastase e Sanader pasi reforma të nisë të veprojë? Shumë persona e besojnë këtë opsion që me shumë gjasa do të ndodhë…sepse nëse kjo nuk ndodh përgjegjësia nuk është vetëm e politikës së korruptuar shqiptare por edhe e përfaqësuesve të kompromentuar ndërkombëtarë…

Akuzat për korrupsion, për lidhje të krimit me qeverinë, për rol kryesor në kultivimin e kanabisit dhe narkotrafikun janë akuza shumë më të rënda që janë drejtuar ndaj Ramës krahasuar me çfarë ekzistonin në mjedisin politik të Rumanisë për Adrian Nastase apo të Kroacisë për Ivo Sanader. Në sytë e publikut rumun Nastase dukej një lider i suksesshëm dhe i fuqishëm që kishte krijuar stabilitet ekonomik për Rumaninë dhe ishte ai që e kishte futur Rumaninë në NATO e BE dhe askujt nuk i shkonte nëpër mend se një ditë do të dënohej me burg. Po ashtu edhe Ivo Sanader konsiderohej një lider shumë i fuqishëm në Kroaci, që kontrollonte më dorë të fortë partinë e tij dhe që kishte qëndruar më gjatë në postin e kryeministrit. Por prap se prap këta do të ishin të dy “viktimat e para” të reformës në drejtësi, të cilën e nisën po vetë. Rama më i dobët se ata, me më shumë dështime se ata, por mbi të gjitha shumë më i korruptuar se ata, nuk ka gjasa të ketë fat tjetër…

Pavarësisht se Rama mund të duket në këtë fazë kur duhet të përmbyllet reforma në drejtësi, “i fortë” pasi ka fituar 74 mandate me vota e blera në 2017, dhe “i sigurtë” nga paratë e korrupsionit dhe forca e klaneve mafioze, si dhe i mbështetur nga disa qarqe ndërkombëtare, precedentët e Rumanisë dhe të Kroacisë, këtyre dy vendeve ballkanike të korruptuara, të drejtuara nga “lider-peshq të mëdhenj” janë limitet drejt të cilave drejtohet edhe fati i Edi Ramës. Sepse edhe Nastase edhe Sanader e fituan mandatin e dytë por nuk e gëzuan më shumë se një vit…

Shqipëria vendi më i korruptuar i Nato dhe kandidat për në BE, vendi më tipik i lidhjes së qeverisë me klanet mafioze e krimin dhe vendi më i kanabizuar i Europës, në periudhën që drejtohet nga Edi Rama, është detyruar nga BE dhe SHBA të realizojë një reformë në drejtësi për të përcaktuar gjykatës e prokurorë të pavarur. Dhe kjo me siguri do të ndodhë duke ndjekur rrugën e Rumanisë, Kroacisë pikë për pikë….Pavarësisht se ndokujt i duket ndryshe dhe e pabesueshme për momentin, pavarësisht iluzionit se Rama duket i fortë apo ka mbështetje ndërkombëtare, reforma do të kryhet si në Rumani,si në Kroaci e gjetiu dhe pasojat apo ndëshkimi ndaj “peshqve të mëdhenj” të politikës dhe veçanërisht ndaj “peshkut më të madh” do të jenë të njëjta. Sepse në realitet mbështetja ndërkombëtare s’është për Ramën apo për peshqit e mëdhenj të politikës që nuk e duan reformën dhe e shtyjnë atë, por është vetëm për reformën në drejtësi që garanton gjykatës e prokurorë të pavarur dhe që vendimin e parë ndëshkues këta gjykatës e prokurorë të pavarur do ta marrin pikërisht ndaj atij/atyre që gjatë të gjithë kësaj kohe janë përpjekur për ta minuar reformën apo për ta vënë nën kontroll drejtësinë dhe që publiku i percepton tejet të korruptuar… Ky do të jetë mesazhi i parë dhe i fortë perëndimor ndaj politikanëve të korruptuar, kushdo qoftë ai dhe cilido qoftë perceptimi që është krijuar për imunitetin e tyre për shkak edhe të lidhjeve me personazhe të fuqishëm ndërkombëtarë apo parave të shpenzuara për të kompromentuar zyrtarë të lartë të Brukselit apo Uashingtonit. Ky do të jetë një mesazh i qartë i dhënë përmes gjyqtarëve e prokurorëve të pavarur edhe për të gjithë politikanët e tjerë të korruptuar, pas ndëshkimit të “peshkut të madh”, që askujt pas tij, në të tashmen apo të ardhmen,të mos i shkojë mendja se mund të bëjë apo fshehë pasuri të paligjshme dhe me forcën e një pushteti të korruptuar mund të ndërhyjë për të dhunuar pavarësinë e gjyqësorit…Mbajeni mënd!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

fery19/12/2017 17:35

me kryeprokuroren e perkoheshme Marku apo ,ndoshta me ish ministrin e brendeshem Tahirin qe e paska komshi .??

Faja16/12/2017 22:08

Rama me keto gjynahe qe ka per te lare,duhet ta vuaj denimin si ne burgjet e dulles...se keto burgje jane si hotele me 7 yje po ti krahasosh me burgjet e çobaneve komunist qe per 45 vjet torturuan shqiptaret.

FR14/12/2017 08:14

Shoku Denis dashka edhe Berishen e Meten ne Burg, jo vetem Ramen! Strategji e vjeter. Kur del nje e therret "Kapeni hajdutin", ate qe mbrojne hajdutin thone thjesht, "Kapini te gjithe, se ketu te gjithe vjedhin!" Jo ore jo, ne kete vend krimin dhe vjedhjen i perfaqeson vetem PS, kurrkush tjeter. Ne partite shqiptare mund te kete te korruptuar sic ka kudo, por ne PS ka hajdute te vertete, cuba dhe kriminele, pjelle e atyre qe kontrabandonin Marlboro e droge per llogari te Sigurimit qe ne vitet 80. Kush i nenvlereson keto, eshte spiun. Spiun dhe jo budalle, se budallenjte i vrau te gjithe socialisti i oreve te para, Koci Xoxe, qe ne 46-en.

SULS,,,U14/12/2017 02:43

O GON KOMUNISTI VOGEL A I MADH' -POSHTERSITE, KRIMET. HAJDUTELLEQET, DROGA,EKRIMET MAFIOZE TE KETYRE QE MBRO TI JANE TE DALE BOJE. SHIH SE C:KANE BERE E C:PO BEJNE KETA KELYSHE TE QELBUR ME KRYETARIN TUAJ > DO U VIJE DITA PRAPE QE TE FUTENI NE RROTEN E MULLIRIT. ME KOMUNISTET NUK ECET Z:BEHET KURRE KUALICION.

denisi 13/12/2017 18:57

Mos e harro berishen meten dhe bashen

LEPIRESAT13/12/2017 17:58

KetijLADI, e ketij ILIR,,,,,C; doni jubrockullat e drogen e RAMES, a po historikun sic ka ngjareme SIAMEZET RAMA. Mos u merzisni,,, aty doe kete vendin edhe i lajkatuari tuaj.

zaho13/12/2017 17:54

MOS PRITNI VETINGUN POR DILNI NE PROTESTA! Shkaqet e korrupsionit keni vite qe i thoni por korrupsioni nuk largohet me fjale dhe as me veting! Mos beni sikur luftoni per nje vend me te mire me nje qeveri qeferi qe kurre nuk do largohet vete ose me veting!

goni13/12/2017 17:40

Ok me keto qe the. Por harove 97-98 Gerdecin Dures-kuksin shitjen e detit 21 janarin cezin etj etj etj

zaho13/12/2017 15:56

MOS PRITNI VETINGUN POR DILNI NE PROTESTA! Shkaqet e korrupsionit keni vite qe i thoni por korrupsioni nuk largohet me fjale dhe as me veting! Mos beni sikur luftoni per nje vend me te mire me nje qeveri qeferi qe kurre nuk do largohet vete ose me veting!

ladi13/12/2017 13:30

aman kaci pash zotin. ke thene per aq shume gjera "mbajeni mend" dhe ka dale e kunderta, sa duhet te punesohesh per bastet live. qe te te besojme te kunderten, kuptohet

Ilir13/12/2017 08:29

Mos eshte Berisha oree??

Shto koment

Denonco