Ke të drejtë që flet dhe hesht z. Lu!

Ke të drejtë që flet dhe hesht z. Lu!

Nga Dritan Kaba - 12/12/2017

Lu: Ka marrë fund koha kur kryeprokurori mbronte të korruptuarit.

Të drejtë shumë ke, kur nuk të ndoqi ty penalisht, për ndërhyrjen tënde në favor të Bankers, firmës së Sorosit.

Aty ku ti edhe padroni yt zhvasni naftën e shqiptarëve dhe me paratë e fituara nga pasuria jonë, financoni këto gjoja Reforma në Drejtësi.

Kë shumë të drejtë edhe kur del në mbrojtje të kupolës së drogës, gjoja për proces të montuar politik.

Ke shumë të drejtë edhe kur goja të mbyllet e nuk the dot një fjalë kur droga mbuloi vendin.

Ke shumë të drejtë që nuk flet gjysëm fjalë për 127 shefat e policisë që bashkëpunojnë me krimin e organizuar.

Aq të drejtë ke edhe kur intimidon me mesazhe deputetët e një parlamenti të një shteti sovran, për të votuar reformën e Padrinos tënd, Soros.

Ke aq të drejtë edhe kur broçkullit për gjoja operacione të peshqve të mëdhenj e të vegjël, por nuk shqipton dot asnjë frazë, që të gjithë mandatet e arresteve te lëshuara nga Prokuroria e Krimeve te Renda nuk është ekzekutuar. Asnjë. Dhe shefat e policisë së bashku me anëtarët e organizatës kriminale shëtisin të mbrojtur nga Policia e Shtetit.

Ke shumë të drejtë që nuk flet, kur Fondacioni i Padrinos tënd saboton krijimin e KLP. E ke gojën të mbushur me akull dhe nuk shqipton dot asnjë gërmë, për ata që nuk bënë të mundur këtë.

Ke shumë të drejtë që nuk flet për eliminimin nga gara të një kandidati të shoqërisë civile nga gara e KLP e z. Vasil Shandro vetëm se ky ka pikëpamje konservatore, megjithëse është  edhe shtetas amerikan dhe veglat e Padrinos tënd e eliminuan nga gara, megjithëse kishte marre edhe OK e OMN.

Ai është votues i Presidentit tënd, por kjo nuk të bën përshtypje. Se ti vetë nuk hedh asnjë lajm në faqen e ambasadës nga aktiviteti i Presidentit Trump.

Ke shumë të drejtë, që flet dhe që hesht.

    © SYRI.net

    Lexo edhe

    Komentet

    Arber12/12/2017 20:17

    Bravo djali.

    Berti12/12/2017 18:17

    Donald Lu e SIGURTE qe do jap llogari para ligjit per mbeshtetjen e krimit qe I ka dhene pushtetit.

    Florend. K12/12/2017 17:28

    Nje shkrim brilant, i drejteperdrejte dhe pa ma medyshjen e frikes.
    Si gjithmone vetem nga Dritan Kaba.

    sonja12/12/2017 16:58

    Shyqyr qe me ne funde doli nje qe te flasi hapur dhe pa dorashka. Lu-ja duhet te shporret, organizohuni te gjithe me protesta para ambasades amerikane dhe kerkoni largimin e Lu-s se korruptuar dhe kapur nga klanet mafioze. jo vetem fjale por dhe protesta demokratike. nuk ka koh me qe me Lu-n te flisni ne gjuhen diplomatike, por te flisni troc dhe ti tregoni vendin. ku eshte Monika, ku eshte Luli....

    Sander Furxhi12/12/2017 16:49

    Gjashtë gjëra që Zoti urren dhe shtatë që janë të neveritshme për të:
    Sytë "krenarë" qinezi - LU Qinezi
    Gjuha gënjeshtare dhe duart qe fshehin te verteten - LU Qinezi
    Shpirt që tjerr plane të këqija - LU Qinezi
    Këmbët që nxisin të vrapojnë drejt së keqes "me te mire" - LU Qinezi
    Një dëshmitar i rremë qe vjell gënjeshtra - LU Qinezi
    Ai që mbjell grindje midis vëllezërve LU Qinezi.

    O Trump na e hiq qafe kete peshtyme te sorrosit

    Shto koment

    Denonco