Prokurori i Përgjithshëm, prova që 'kompromenton' Reformën

Prokurori i Përgjithshëm, prova që 'kompromenton' Reformën

Nga Ylli Manjani - 11/12/2017

Ajo që pritej ndodhi! Ligjërisht Shqipëria është pa Prokuror të Përgjithshëm. Prokurorit aktual i ka mbaruar mandati që e gëzonte sipas Kushtetutës!

Ligjet e reja nuk përcaktojnë asgjë se si zgjidhet Prokurori i ri i Përgjithshëm në kushtet kur: vetting ska përfunduar dhe, KLP që të konstatojë largimin e këtij që është dhe të propozojë të riun, nuk ka.

Nenet tranzitore si të Kushtetutës ashtu dhe të ligjit mbi Prokurorinë tashmë kanë skaduar. Këto nene përcaktonin vetëm rastin se si zëvendësohet “përkohësisht” Prokurori i Përgjithshëm, nëse nuk do kalonte Vetting.

Nuk ka asnjë përcaktim tjetër ligjor për “prokurorin e përkohshëm”! Cilido që shpik interpretime të ndryshme nga sa përcaktojnë ligjet, është faqezi ose i pafytyrë!

E përsëris: asnjë nen, paragraf apo rrjesht ligjor nuk përcakton mundësinë e zgjedhjes së “Prokurorit të Përkohshëm” në kushtet kur: Prokurorit aktual i mbaron mandati rregullisht dhe KLP nuk ekziston!!! Asnjë!

As neni 109.2 i ligjit të Prokurorisë, tek i cili kapet fort Rilindja! Është fije bari tashmë ai nen. Është këputur tashmë.

Çdo gjë tjetër është shpikje! Përfshi këtu edhe zgjedhjen me shumicë të thjeshtë! Kjo është poshtërsi kushtetuese!

Mesa duket ligj hartuesit kanë pritur largimin e parakohshëm të Adriatik Llallës. Ky ka qenë në gakt “halli” i hartuesve të ligjit! Të heqin drejtuesit aktualë! Por nuk patën asnjë minimum kurajo ta pranonin burrërisht. Bënë shpikje e racionalizime të tilla ligjore sepse ishin të sigurtë që me Vetting do ti hiqnin shpejt!

Ndaj nuk e parashikuan dot mbarimin normal të mandatit nga ana e tij! Skishin se si sepse ishin të verbuar nga mllefi ndaj personave!

Kjo është njëra prej provave të forta që kompromenton Reformën. Shkrimi i ligjeve për largim personash dhe për të përmirësuar shërbimin!!!

Sa keq! I kisha ngritur këto çështje të gjitha, por nuk dëgjonin! I ngrita me guxim ndonëse ishte risku qê etiketoheshe si “anti-reformë”!

Ja ku e kanë reformën! Futën shtetin në kolaps të jashtzakonshëm kushtetues!

Tani zgjidhja duhet të kërkohet tek ligji dhe jo tek formulat politike. Ose Kuvendi duhet te nxitojë të krijojë KLP ( kuptohet pas vetting); ose duhet ndryshuar ligji me dakortësinë e të gjithëve, që të zgjidhet kjo situatë!

Ndërkohë Prokurori që është nuk mund të braktisë detyrën deri sa ti vijë zëvendësuesi! Parimi i vazhdueshmërisë së institucikneve është në themel të Konstitucionalizmit!

Nuk lihet institucioni pa drejtim, se Kuvendi është qorrollepsur në drejtim të paditur!

Zgjidhje të tjera janë kinezeria të revolucionit kulturor!

Ne kemi nevojë të kthehemi tek Republika Kushtetuese. E kësaj Kushtetute që është në fuqi!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Komisari11/12/2017 23:05

Dikush nderton nje pallat dhe nuk duket ````ne Durres veliera, ne Berat te markata,ne Korce ne lulishte,ne Tirane i famshi Delijorgji,````dhe populli hadhexhi qeramos catine e perfundon ne burg.Keshtu eshte se ketu ka pune por ska pune,``njeraz`` ketu ka ligj por ska ligje ```ka Maliq```.

JURI11/12/2017 15:34

NE KEMI BERE GJOJA LIGJE, PER TE GENJYER EUROPEN E AMERIKEN,POR QE ASNJE LIGJE NE ZBATIM PER POPULLIN S:ESHTE PARE. PRA, NE KEMI QENE PA LIGJE, E PA ZBATUETESHMERI.KETU FILLON VARFERIA DEMOKRACISE.

fery11/12/2017 14:04

Shkrim i shkurter dhe analize fenomenalne Ylli por , sikur ke ju ne Shqiperi , ashtu edhe ke ne ne Kosove , dominon logjika te cilen shume mire e spjegon nji thenje popullore e cila thote , " deri sa te menqurit mendohen e mendohen , budallenjt bejne cudira "
"Budallenjt" me qellim nuk i zgjedhin antaret e tjere te KLP per te ia lene politikes zgjedhjen e tij , respektivishte mazhieances, respek.edhe mazhieances edhe opozites te bejne pazare mbi zgjedhjen e kryeprokurorit shqiptar ne menyre qe ai kur te zgjidhet , ti fus nen tepihun prokurorial disa dosje te rendesishme te njeres pale dhe disa tjera dosje te pales tjeter. Ne kete menyre ,pa there ne kembe mbaron kjo histori ku. "ujqerit do jene te ngopur dhe , delet do te jene ne numer "

Shto koment

Denonco