Rama ideoi, programoi e realizoi kandidimin e individëve me rekorde kriminale…

Rama ideoi, programoi e realizoi kandidimin e individëve me rekorde kriminale…

Nga Kastriot Islami - 10/12/2017

Kandidimi i individëve me rekorde të tmerrshme kriminale në zgjedhjet e përgjithshme të 2009 e 2013 dhe në zgjedhjet vendore të 2015 nuk ka qenë i rastësishëm. Nuk është për shkak të “ambicjeve” që mund të kishin këta individë, një pjesë e të cilëve kishte pranuar të “shërbenin” për rreth 15 vjet në play back të politikës duke marrë prej saj përfitime por pa pasur pretendime të vishnin “kostumin politik”. Sjellja e individëve me rekorde të tmerrshme kriminale është vetëm vepër e Edi Ramës, i cili ka ideuar, programuar dhe realizuar deri në detaje këtë projekt makiavelik. Pam shkurt e qartë, ideatori dhe realizuesi i kësaj skeme është vetëm Edi Rama.

Rama e ka ideuar dhe realizuar këtë skemë me synim të qartë, fitoren me çdo kusht të zgjedhjeve të 2013 dhe kapjen e karriges së kryeministrit. Në mënyrë më konkrete, kjo skemë do të aplikohej në zonat bastion të PD e në qarqet e veriut të vendit ku PD kishte qënë e fortë tradicionalisht nga pikëpamja elektorale, ndërkohë që në jug do të mjaftonte të ruhej avantazhi historik, pa pasur nevojë të aplikohej kjo skemë në përmasa të qenësishme.

Individët me rekorde të tmerrshme kriminale ishin seleksionuar nga vetë Rama, me shumë kujdes e gradualisht; një pjesë e tyre ishte piketuar që kur Rama drejtonte bashkinë e Tiranës. Madje një pjesë jo e vogël e tyre, ishte favorizuar me leje për ndërtime në zonat e preferuara të Tiranës ku fitimet ishin kolosale apo ata kishin fituar në mënyrë selektive tendera të punëve publike me fondet e bashkisë së Tiranë. Pra një e pjesë e individëve me rekorde kriminale ishin të fuqishëm edhe në aspektin pasuror, pasuri që e kishin realizuar për shkak të lidhjeve klienteliste me ish-kryetarin e bashkisë së Tiranës. Kështu Rama kishte mundur të krijonte një rezervuar individësh me rekorde kriminale dhe me pasuri të dyshimta, të krijuara nga lidhjet klienteliste e korruptive kur kishte qënë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ata morën premtimin e Ramës të vishnin edhe “kostumin politik” në shkëmbim të fitores në zonat bastion të PD dhe kjo gjë që ju mundësua në zgjedhjet e përgjithshme të 2009 e 2013, në zgjedhjet vendore të 2015 kurse me uljen e Ramës në karriken e kryeministrit, shumë nga këta individë apo enturazhi i tyre do të vendoseshin edhe në poste kyce fitimprurëse të administratës publike apo do të favorizoheshin me tendera të fondeve publike e koncensione për shërbimin e bërë.

Në këtë mënyrë, Rama, gjatë periudhës së drejtimit të Bashkisë së Tiranës (2000-2011) kishte mundur të realizonte jo vetëm një pasuri vetiake të paligjshme në përmasa të paimagjinueshme (deri në 200 milion euro të fshehura në një llogari off shore në emër të të vëllait) por edhe të kishte në lidhje një grup individësh të pasur apo me rekorde kriminale, të gatshëm për tu angazhuar në projektin e tij politik, atë të marrjes fillimisht në kontroll të PS dhe më vonë, përmes saj, atë të fitimit të pushtetit. Këta individë ishin me rekorde të tmerrshme kriminale, oligarkë me pasuri të dyshimta, manjatë që kontrollonin mediat kryesore të vendit.

Në një masë të konsiderueshme Rama do ti përdorte pjesërsisht në 2009 dhe tërësisht në 2013, individët me rekorde të tmerrshme kriminale për të fituar zgjedhjet në disa zona bastion të PD, me fokus kryesor veriun e vendit, madje një pjesë e këtyre individëve kishin pasur në të kaluarën lidhje të fuqishme dhe/ose kishin qenë aktivë me PD. Është tronditës/diabolik synimi i tij për të përzgjedhur pjesën më të madhe të këtyre individëve nga komuniteti verior katolik! Rama do ti nxiste ata në mënyrë makiavelike, të fitonin me çdo kusht e mjet në zonat bastion të PD në veri të vendit, pa përjashtuar deri edhe përplasjet apo konfliktet me kundërshtarët, dikur miq të tyre, konflikt që mund ti çonte eventualisht edhe në gjakmarrje, gjë që atë s’e shqetësonte, mjafton të fitonte karrigen e kryeministrit.

Presionin ndërkombëtar për moskandidimin e tyre do ta përballonte me shpjegimin se ata i duheshin për të bërë fitues projektin e tij dhe me angazhimin/premtimin ndaj tyre se sapo të kapte postin e kryeministrit do ti spastronte/eleminonte të gjithë këta individë që i ishin dashur vetëm për të siguruar fitoren ndaj PD por edhe për të rrudhur LSI. Loja që ka bërë me disa nga këta individë apo më saktë eleminimi apo spostimi i disa prej tyre që e ndihmuan në 2013 apo më tej të fitonte karriken e kryeministrit apo ta mbante atë, është pjesë edhe e angazhimit të tij para ndërkombëtare para zgjedhjeve apo presionit që ata i kanë bërë më vonë.

Nën presionin ndërkombëtar nga njëra anë por dhe të këtyre individëve nga ana tjetër, Rama do të ishte më shumë peng i kësaj skeme sesa menaxhues i saj. Ai mezi do të pranonte ligjin e dekriminalizimit. Do ta vononte e shtynte zbatimin e tij. Do të mbronte fuqimisht disa prej tyre ndërkohë që disa të tjerë do ti abandononte apo edhe deri shiste. Disa të tjerë do ti këshillonte të maskoheshin apo të qëndronin në rresht të dytë dhe të nxirrnin në rrjesht të parë vëllëzërit, motrat, fëmijët, të afërmit apo miqtë, sepse vetëm kështu mund të vazhdonte ti shpërblente pa rënë në sy të ndërkombëtarëve. Ndërkohë që ky lak i ngushtohej ai do të vazhdonte të njëjtën skemë, disa ti përdorë, disa ti shesë, disa ti maskojë, disa ti spostojë, me të vetmin objektiv blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve edhe në 2017. Ka vetëm një mënyrë që kjo e keqe të shfaroset, ndëshkohet, zhduket: vetëm largimi i Edi Ramës, gjithçka tjetër është zvarritje e lëngim për qytetarët, vendin, njerzit e ndershëm dhe integrimin e vendit në BE. Kjo skemë e tij për të jetuar gjatë ka parashikuar edhe “blerjen”/kompromentimin e zyrtarëve të lartë në Bruksel dhe përfaqsuesve të vendeve partnere në Tiranë, të cilën Rama e ka realizuar me sukses me paratë e korrupsionit dhe të narkotrafiqeve.

Syri.net/ Dhjetor 2017

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

JOZI11/12/2017 00:54

KJO ANALIZE NE KETE ARTIKULL TI SHKOI NE VESH TE J. TOPALLITSEPSE AJO SOT E SHEH PDne E KRYETARINE SAJ ME NEVERI. KU KA QENE AJO NE KETO KOHE/?

mon kukaleshi10/12/2017 21:53

te lumte prof! E ke zberthyer strategjine e kriminalizimit te PS!

Shto koment

Denonco