Na ndihmo Saimir Tahiri/ A ishte Lali në Tiranë ditën e përmbytjeve

Na ndihmo Saimir Tahiri/ A ishte Lali në Tiranë ditën e përmbytjeve

Nga SYRI.net - 09/12/2017

Erion Veliaj vijon të prodhojë më shumë propagande se punë, më pak punë të vlefshme për qytetarët dhe më shumë propagandë të vlefshme për vetë ambicien e Kryetarit të Bashkisë në ngut për një pushtet tjetër.

Për Veliajn, dështimi i dukshëm nuk është problem, suksesi fals i prodhuar me kamerat HD, enturazhi i zyrës  së shtypit, raporti klientelistë me mediat, dhe po të doni dhe heshtja e frikshme e opozitës është një garanci.

Një garanci që i shërben atij të jetë në zyrë edhe kur nuk është në Tiranë, të jetë në punë edhe kur është në gjumë, të jetë krah qytetarëve edhe kur në fakt ai ka braktisur ata sot e gjithë ditën. Rasti i përmbytjes në autostradës në zonën e Kasharit, një javë më parë është rasti më konkret. Diku rreth orës 21.00 të së Shtunës së shkuar, Prekefektja e Tiranës u shfaq në ekranet televizive për ti bërë thirrje krybashkiakëve të Vorës dhe Kamzës (çuditërisht përfaqësues të PD) që të hapnin telefonat.

Ndërsa prefektja i bënte thirrje dy kryebashkiakëve "demokratë" për rrezikun eminent të shpërthimit të digës së Marikajt, por ndërkohë nuk kishte asnjë merak për Tiranën që uji e kishte zaptuar Shkoza deri në Kashar. Në fund të ditës, banorët nën digën e Marikajt nuk patën asnjë dëm falë Zotit, ndërsa bizneset që operojnë poshtë digës së Kasharit prej një jave lëpijnë plagët e një dëmi milionash pa ngushëllim e pa sigurim.

Në një shtet normal, prokurori që zbriti në terrenin e autostradës ditën pas qametit, do ta kishte filluar hetimin në digën e liqenit të Kasharit. Por kjo nuk ndodhi sepse, përmbytja e autostradës Tiranë-Durrës nuk duhet zbuluar, për shumë arsye aty duhet mbuluar shumë më shumë se llumi që solli uji i madh. Por nëse hetimi i përmbytjeve mund të jetë komplikuar, ka një hetim që mund dhe duhet te bëhet.

Sa ditë është në Shqipëri, dhe sa ditë qëndroj jashtë saj Erion Veliaj? Me çfarë parash udhëton Veliaj jashtë shtetit për punë e veta, me të tijat apo tonat? Duke qenë se Veliaj ka një raport të gënjeshtër dhe fals me gjithçka që e rrethon, të tillë ai e ka raportin edhe me detyrën publike për të cilën përgjigjet para ligjit.

Erion Veliaj nuk ka qenë në Tiranë ditën e përmbytjes së autostradës dhe menaxhimi i saj është edhe detyrë e tij. Për këdo që pretendon të kundërtën ju ftoj të shikoni vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për zëvendësimin e palmave 1 milionë euroshe në autostradë, me pisha që do të na kushtojnë 2.5 milionë euro. Duke qenë se asnjë institucion shtetëror nuk na ndihmon të bëjë gjyqin ligjor në adresë të Erion Veliajt, sot më shumë se kurrë do të na duhej Saimir Tahiri Ministër i Brendshëm. Me të në krye të punëve të përbrendëshme vërtetë e kishim Shqipërinë me hashash, por ama e kishim të garantuar buletinin e lëvizjeve të Erion Veliajt nëpër bote falë sistemit TIMS.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ai10/12/2017 20:09

Kush tha qe palmat kane bere 1 milion Euro. Shikoni mire se mos kane bere 150 mije euro. Hapni letrat dhe do shikoni.
Pastaj edhe opozita eshte blere. Ky vend ka marre fund.Mjere ne qe jetojme ketu

FOTUA09/12/2017 19:50

Figuranti hajdut iMJAFTIT, Pasqyra rilindesve nuk kane fund ne mashtrime e vjedhje. Me taksat qe mbledh ku hajdut TIRANA duhet te jete kater here me mire ne pamje , ne jete e shoqeri ,e aresim. Ky aktor klloun mashtron, figuron , e trillon ne menyre perfekte para populli qe i ha shpejt keto kllounlleqe te mashtruesit. Prisni se skeni pare gje akoma.

Shto koment

Denonco