'Ambasador, a mund të fejohet djali me gocën e Nasit?'

'Ambasador, a mund të fejohet djali me gocën e Nasit?'

Nga Agim Xhafka - 09/12/2017

Në çdo pore të jetës na kanë hyrë ambasadorët. Nga mëngjesi në darkë i shohim në tv. Duke marrë pjesë në analiza të trupave arsimore, në operacionet e zorrës së trashë, në ekspozita, në vendosje kapakësh të pusetave në lagje, në përmbytje - duke tundur kokën mendueshëm para hartave të emergjencës - në lyerjen e kazanëve të plehrave, në modelin e ri të lidhjes së kravatës, në analizat e Kombëtares së futbollit...uf,u lodha! 

Aq po na sjellin miza në kokë, sa së fundi një prind plot sarkazëm, i tha shokut të vet: "Djali im dashuron vajzën e Nasit, por duhet të pyes ambasadorin nëse u jep leje të fejohen! Do zoti nuk u hap probleme!"

Ja, kështu jemi bërë me qeveri mbi qeveri. Vijnë këta zyrtarë nga ps e sapo mbërrijnë në Rinas, ia nisin këshillave; p.sh., shiu duhet të bjerë më anash, jo kështu. Fletët e gjetheve duhet të jenë më jeshile, asfalti patjetër më gri. E pas tyre vrapon media, ministrat, ofiqarët e vendi ngërthehet nga paranoja se progresi po na ndjek, suksesin e kemi në xhep, ja pyesni ambasadorët!

Ngaqë pjesën më të madhe të vitit e kaloj në USA, nuk më ka ndodhur asnjë ditë të shoh në tv, jo ambasadoren e Shqipërisë, por as atë të Kinës a të Rusisë. Se ai popull i ka dalë zot vendit e çfarë dërdëllisin ambasadorët nuk do t’ia dijë fare. Ka berë një sinor ligjor e thotë "këtu hyn veç populli amerikan". 

Bëhen dhe atje përmbytje, ka zjarre, uragane, tornado, fatkeqësi, por askund nuk sheh një cep ambasadori, edhe si figurant. Ndërsa tek ne del dielli, hop na fanepset dhe ambasadori. Ikën dielli, nuk ikën ambasadori, rri atje tek kutia, sikur e ka pjellë e ëma mu në televizor.

Ky inferioritet i shpifur vjen nga që klasa politike e jona është e korruptuar dhe e pazonja. Klasë e pjellë nga vota e vjedhur, ndaj gjen mbrojtje nga qëndrimi as ashtu, as kështu i ambasadorëve. Shto dhe korruptimin e tyre, e kemi arritur në pikën që qeveria e ambasadorëve merr vendime, qeveria e popullit zbaton direktivat. Sovranitet i shitur.

Ja, po zgjidhet një prokuror me 31 vota se ashtu ka thënë OPDAT e EURALIUS!!! Sikur ka folur Zeusi.

Nuk do jetë çudi kur shqiptarët do pyesin se çfarë do të gatuajnë nesër. Na thuaj, zoti ambasador, mos hezito! E sa të marrin përgjigje, bëni fasule, do ripyesin menjëherë: të bardha a të zeza?

Si për ironi të shkrimit, nga fillimi e deri tani më doli në televizion tre herë ambasadori izraelit nga që flitet për Jeruzalemin, pesë herë Vllahutin, tetë herë Lu. E vetëm tre sekonda ca pamje nga përmbytjet e vendit tim. Eh,qenkemi bërë shteti vasal i amabasadorëve.

E urrej këtë vend, paçka se e kam vendlindje.

Po leviz dhe Ismail Qemali, nuk po gjen rehat as tek vendi i prehjes së përjetshme. Rehat kanë gjetur veç ambasadorët që i kaptë ndonjë përmbytje ashtu papritur, nga Vjosa a Drini. Njësoj është, do jetë lehtësim për vendin e njerëzit...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Babushi10/12/2017 11:56

Flisni kot. A e duam Shqiperine si Europa? Ja pra pse ata(ambasadoret) jane kaq aktive dhe qeveriraret tane te sotem dhe te djeshem, po e luajne mire lojen qe vete ky poull ka zgjedhur. Se nuk thone kot cdo popull meriton qeverine qe ka. Cte thuash, keshtu ka qene dhe do te jete gjithmone me kete popull...... Pra mos e kerkoni fajin tek ambasadoret, ( te korruptuar tashme) por tek vetja ooo popull.

Arber10/12/2017 03:10

Kur te hyme ne BE keshtu do te jete, qe nuk pyeten me ata qe zgjedhim por ambasadoret. Vllahutin eshte si bicim Jakomoni. Duke propaganduar ambasadoret po na pregatisin se si do jete neser kur te behemi pjese e Perandorise se Madhe. Di nje histori qe ma ka treguar nje shok dikur. I shkojne partizanet ne stan nje bariu per te ngrene. Cfare tu bej i thote ai? Po te kesh na bej ca pershesh me dhalle i thane. Hengren persheshin e iken. Pas ca ditesh i vijne Ballistet. Bariu pa i pyetur se cduan te hane fillon i ben pershesh me dhalle. Komandanti i Ballisteve e pyet cfare ben ashtu? Ja ca pershesh me dhalle per ju. Je ne vete i thote ai? Nuk te vjen turp te na japesh pershesh me dhalle? Po partizanet kur erdhen kete me kerkuan i tha bariu e thashe edhe ju kete doni. Degjo i tha Ballisti, merr e na piq nje dash se ata te dhalles po ta bejne te qarte se po fituan, neser pershesh me dhalle do ta mbaj frymen populli, kurse po fituam ne, do hane mish dashi te pjekur. Edhe keta tani po na e bejne te qarte e po perpiqen te na bejne te mesohemi "te trajnohemi" me ate qe na pret, si do qeveriset vendi neser nga "ambasadoret" kur te jemi ne BE.

Ajo10/12/2017 00:35

Vertet na zune fytin ambasadoret, qofte ai edhe i ShBA apo i BE-se, te cilet nuk kane asnje te drejte te nderhyjne ne punet e brendshme te Shqiperise apo te interpretojne kushtetuten tone. Per kete kemi nje gjykate kushtetuese. Ka ardhur dita qe politikanet e te dy kraheve tu dalin per zot situatave politike, pa pyetur apo pritur shpetim prej ambasadoreve, qe per me teper nuk duhet, nuk kane mandatin apo edhe me keq akoma mund te jene te shitur, ose thjesht te paafte te ofrojne ndonje zgjidhje. Kjo lloj situate mund te tolerohej ne fillim te viteve 90’, per vete faktin qe shqiptaret ishin te papergatitur per te perballuar sfidat e nje shoqerie te hapur dhe te nje ekonomie te pacentralizuar. Sot, pas 27 viteve, ka lindur dhe eshte rritur nje brez i ri, qe eshte mireshkolluar ne vendet perendimore dhe ka experiencen e duhur per te qeverisur kete vend.

Fieraku nga Ferrasi09/12/2017 21:19

Shkurt
Je i madh.

Xhafke09/12/2017 19:14

... aty ku deklaron qe ata propozojne FASULE eshte me interes sepse duhen krijuar kushte per ti PJERDHUR sa me shume, papushim keta hambasadore!

Daj Jaku09/12/2017 17:09

Z. Xhafka, të lumtë pena. Tragjikomike. Turpi i klasës politike, "bura shteti" , veç burra nuk janë. Ke komentuar bukur mbi "tagrat" e ambasadorëve në Shqipëri por ke harruar një të rëndësishme. Mbasi i pyesim për groshët, të zjera apo pllaqi, të bardha apo të zeza, a duhet ti pyesim ambasadorët edhe për pordhët që sjell grosha, a duhet ti bëjmë me zhurmë apo pa zhurmë, pra pordhë apo fënda?

etniteti09/12/2017 14:40

Eshte shume vone. I kemi 'dashur" dhe na hip hopen ne kaptine...as qe u behet vone c'eshte ligj dhe e moralshme. Me keq ..do dalin me shume e me shpesh si per inat po nuk i "vume" drune...

Shto koment

Denonco