Përse ministrat e Tony Blair e duan kaq shumë Edi Ramën?!

Përse ministrat e Tony Blair e duan kaq shumë Edi Ramën?!

Nga Vincent Van Gerven Oei - 09/12/2017

Tashmë është bërë rrugë. Sa herë që Edi Rama ka nevojë për mbështetje pasi dalin prova të reja se qeveria e tij ka mbrojtur në mënyrë strategjike dhe direkte kultivimin dhe trafikimin e drogës, shfaqet gjithmonë në skenë një lajkatar i huaj për ta mbrojtur.

Çuditërisht, kohët e fundit të gjithë kalorësit e tij mbrojtës vijnë nga kabineti i ish-Kryeministrit Tony Blair.

Në fund të korrikut, kur Rama zhvillonte fushatën e tij personale në Facebook kundër zyrtarëve “abuzivë” të administratës, ish kuruesi i imazhit të Toni Blerit, Alister Kampbell botoi një artikull në blogun e tij për mrekullinë e të bërit joga në sheshin Skënderbej. Pas tij, Denis MacShane në një artikull të botuar në Le Monde e lëvdoi Edi Ramën, duke e quajtur shpresën e demokracisë në Evropë.

Gjatë javëve të fundit, Rama është duke u përballur me faktin se ai e ka ditur prej kohe se ish-ministri i tij i Brendshëm Saimir Tahiri ka qënë i përfshirë në trafikimin e drogës, dhe ai e ka mbrojtur duke e mohuar vazhdimisht përfshirjen e Policisë së Shtetit në veprimtari kriminale. Dokumentat e fundit të publikuara nga Exit.al tregojnë se është pothuajse e pamundur që Rama të mos ketë patur dijeni për veprimtarinë kriminale të Policisë së Shtetit dhe shefit të saj, Saimir Tahiri.

Këto zbulime të lidhjeve të qeverisë së tij me krimin e organizuar, sikurse dhe rritja alarmante e pranisë së krimit të organizuar shqiptar në disa prej vendeve të Evropës, çuan në një fushatë kundërsulmesh për të shpëtuar imazhin e Ramës, të drejtuar nga Alistair Campbell, i cili vazhdon të paguhet nga Kryeministri Rama.

Si pjesë e kësja fushate, vetë Rama publikoi një opinion të tijin në gazetën Financial Times, në të cilin praktikisht ai u tha drejtuesve të BE-së se krimi shqiptar është problem i tyre.

Tani që drejtuesi i opozitës Lulzim Basha po ankohet hapur për antikushtetueshmërinë e vendimit të Ramës (i mbështetur nga BE dhe SHBA-të) për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm të përkohëshëm vetëm me votat e patisë së tij—me fjalë të tjera, për ta caktuar ai vetë Prokurorin e ri të Përgjithshëm—papritmas na del përpara një tjetër të ish-ministër britanik për Evropën, Doug Henderson, i cili i shqetësuar shkruan një artikull për EUReporter.

Njësoj si MacShane, i cili është i dënuar për mashtrim me fondet publike, edhe Henderson ka një histori mbifaturimesh ndaj taksapaguesve britanikë për shpenzimet e tij si deputet, duke pretenduar rreth 152 mijë paund shpenzime personale gjatë një viti të vetëm, përfshi 800 paund për biseda telefonike. Pasi ky fakt u bë publik, Hendersonit ju desh të dorëhiqej nga anëtar i parlamentit.

Pra, të gjithë këta persona ndajnë të njëjtën histori me Blair dhe Campbell: nuk dinë asgjë për Shqipërinë dhe kanë pasur probleme abuzimi me fondet publike.

Në artikullin e tij, Henderson duket hapur i frymëzuar nga “letra personale jashtëzakonisht e sinqertë, drejtuar gjithë udhëheqësve të BE-së” e Edi Ramës e botuar në Financial Times.

Henderson perfirazon paragrafë të tërë të letrës. Për shembull, Rama shkruan në Financial Times:

Është me interes të kujtojmë se për 20 vjet baronët e drogës ishin në gjendje ta mbanin zonën përreth fshatit shqiptar të Lazaratit si strehë të sigurt të prodhimit dhe përpunimit të kanabisit, një zonë e ndaluar për policinë dhe autoritetet e tjera qeveritare.

Kaq i madh ishte ndikimi i tregtisë së drogës, saqë një kryeministër paraardhës i imi e pranoi se mosndërhyrja në këtë zonë ishte një “vendim i palëkundur politik” i tij. Qeveria ime e përmbysi këtë politikë në vitin 2014 dhe përmes një operacioni madhor policor e mbylli Lazaratin. Policia shkatërroi prodhim që përbënte afro një të katërtën e kanabisit të konfiskuar e shkatërruar në mbarë Shqipërinë gjatë atij viti. Ky ishte fillimi i luftës sonë kundër banditëve.

Kurse Henderson në EUReporter:

Rama bëri fushatë kundër kontrollit të fortë që trafikantët e drogës kishin mbi qeverinë dhe, më 2013, PS erdhi në pushtet. Ndër hapat e para që mori qeveria e re ishte një mësymje e madhe mbi fshatin jugor të Lazaratit, i cili, për gati një dekadë ishte njohur si “kryeqyteti evropian i kanabisit”. Prodhimi i kanabisit u ndalua, i cili kishte arritur në rreth 4,5 miliardë euro në vit.

E jashtëzakonshme, pasi deri në atë kohë Lazarati kishte qenë një zonë e “ndaluar” për policinë e shtetit.U raportua se kjo kishte ndodhur nën udhëzimet e paraardhësit të Edi Ramës si kryeministrit, drejtuesoit të PD-së Sali Berisha. Në vitin 2014 ai e pranoi për median vendase se mos ndërhyrja në Lazarat ishte “vendim politik” personal i tij.

Pjesa tjetër e artikullit praktikisht nuk është asgjë më shumë se një pyetje gjigande retorike: Pse kjo opozitë po bllokon procesin e anëtarësimit në BE? Nënkuptimi është i qartë: sepse Edi Rama po kufton drogën dhe baronët e drogës.

Kjo vijë arsyetimi i jep opozitës një pushte që në të vërtet nuk e kanë. Opozita ëshët aktualisht tërësisht e parëndësishme në Kuvendin e Shqipërisë, ku Rama—me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-ve—mund të miratojë çdo ligj apo vendim që ai do.

Rama aktualisht ka shumicën absolute në Kuvend, ndaj çfarëdo qoftë kjo “rezistenca” e Bashës, ajo është një “luftë” në prapavijë që nuk ka asnjë ndikim të vertët në “shanset” e Shqipërisë me BE-në. Bashkëpunimi me opozitën nuk është një nga pesë prioritet kyçe.

Ajo që Henderson nuk duket se kupton është se “rezistenca” e opozitës është thjesht drejtimi i gishtit tek ajo që duket: përfshirja e qeverisë në trafikimin ndërkombëtar të drogës, zvarritja e procesit të reformës në drejtësi, sulmet ndaj medias, dhe raportimet ditore mbi keqadministrimin e fondeve publike.

Çdo mëngjes, opozita ka një bufe të tërë më skandale, të përgatitur nga vetë Edi Rama, nga të cilat mund të zgjedhë.

Henderson pretendon se opozita ka “nisur një fushatë propagande duke e pikturuar vendin e vet si të mbushur me drogë dhe të kontrolluar nga mafia”, por e vërteta e trishtë është se deklaratat e opozitës mbështetet në faktet e sjellë nga raportet ndërkombëtare si Interpol, Europol, dhe agjensi të tjera të policisë dhe shërbimeve inteligjente, të cilat gjenden lirisht në internet, dhe janë shpërndarë në të gjitha kryeqytetet e BE-së.

Por ne e kuptojmë Hendersonin. Ai tani ka një punë, e cila ndryshe nga e para ja bën të pamundur pasurimin në kurriz të taksa-paguesve britanikë.

Pra kur Campbell, të cilin Rama dikur e portretizonte si një Skënderbe me telefon në dorë, vjen me një zarf me paratë e Ramës—para të pastra, natyrisht, të lidhura fare me drogën—është e vështirë ti thuhet jo./Exit

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

sonja09/12/2017 12:11

dhe ai (Bler) njeri eshte , me b****th eshte dhe ai.... paguhet mire ..paraja ngre ujin perpjet.....

Shto koment

Denonco