Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Sa herë që Rama e ‘përkëdhel’ Bashën tregon se është shumë rëndë…

Sa herë që Rama e ‘përkëdhel’ Bashën tregon se është shumë rëndë…

Nga SYRI.net - 03/12/2017

Vetëm në dy ditët e fundit Rama e ka falënderuar dy herë Bashën. Fillimisht pasi Basha kishte pranuar mbylljen e diskutimeve në parlament dhe lejuar qeverinë të angazhohej me menaxhimin e emergjencës nga përmbytjet. Dhe së dyti pasi Basha falënderoi forcat e ushtrisë për punën e kryer në Fier.

Pavarësisht se “falënderimet/përkëdheljet” e Ramës janë djallëzore duke vazhduar diversionin naiv se me “Bashën kemi marrëveshje afatgjatë”, ato tregojnë gjendjen e rëndë në të cilën gjendet Rama.

Rama i paaftë për të qeverisur vëndin si në situatë normale ashtu edhe në situata emergjencash, e për më tepër i rrethuar nga individë pa asnjë aftësi e kapacitet, por që mendojnë në çdo moment vetëm e vetëm si të shtojnë pasurinë, duket i rrethuar nga të gjithë anët dhe totalisht i paralizuar për të dalë nga rrethimi. Korrupsioni nga njëra po e gërryen çdo ditë. Kritikat për lidhjen e shtetit me narkotrafiqet i qëndrojnë mbi kokë si shpata e Demokleut.

Dështimet në ekonomi e financë po krijojnë çdo e ditë pasiguri te bizneset e qytetarët të cilët duan vetëm të emigrojnë. Ministrat dhe zyrtarët e lartë të përfshirë në korrupsion e lidhje me krimin e narkotrafiqet e kanë çoroditur dhe futur në panik. I kanë mbetur të bëjë vetëm dy gjëra.

Së pari të sajojë ngjarje fiktive për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve me shpresën se kështu duke u kapur pas fijes së barit mund të shpëtojë.

Së dyti, të “përkëdhelë” Bashën për të hedhur topin në fushën e demokratëve duke shpresuar se me diversionin e “marrëveshjes së 18 majit që vazhdon” do të nxisë sherret brënda PD e kështu do të mund të shpëtojë.

Të gjitha këto përpjekje qesharake e të kuptueshme nga të gjithë veçse evidentojnë gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Rama. Madje sa më shumë Rama përpiqet te sajojë alibi për të zhvendosur vëmendjen e qytetarëve nga mëkatet e kesaj qeverie apo sa më shumë rriten “përkëdheljet e tij dhelpërake” ndaj Bashës, aq më qartë qytetarët shikojnë se në çfarë gjendje të rëndë ndodhet Rama dhe sa i vjetër e anakronik shfaqet ai në sytë e qytetarëve, veçanërisht të rinjve.

Rama duket i rënduar dhe dërmuar edhe nga dilema mes largimit nga politika për të shijuar jetën e tretë dhe qëndrimit në politikë nga frika e ndëshkimit nga prapasitë e mëkatet. Por as njëri dhe as tjetri opsion nuk ja mbulojnë dot vjetrimin dhe degradimin që tashmë është i qartë për të gjithë shqiptarët.

Syri.net /3 dhjetor 2017.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

nje qytetar04/12/2017 09:24

E kem permendur edhe me pare faktin se Rama diti ta shfrytezoje shume mire, legjenden qe perhapen ne opinionin publik nje pjese e kryesisese se larguar te PD e disa media, se Basha i eshte "nenshtruar" vullnetit te tij. Gjykuar me realizem, nuk kishte asnje shans qe Rama te arinte ate "fitore" zgjedhore te 2017-tes, nese nuk do ti vinte per ndihme nga nuk e priste, perhapja e kesaj legjende mashtruese. Qeverisja e tij katervjecare ishte nje deshtim i plote ne te gjitha fushat. Llogjikisht duhej te mjaftonte vetem rekordi europian i trafikut te kanabisit, qe ai jo vetem te perfundonte karrieren politike kete vit, por edhe ti kalonte drejtesise.. Qe ne muajt e pare te mandatit te dyte qeverises, skandalet ne kete qeverisje shperthyen akoma me shume me denoncimin e ministrit te tij "me te suksesshem" te mbrendshem, si strumbullari i masivizimit te kultivimit e trafikut te droges e lidhjet e tij te drejte per drejta me boten e krimit..Shkrimi i cileson dredhite e Rames per te rrenjosur ne opinioni publik mashtrimin se Basha ka bere mareveshje te fshehte me te, duke i cilesuar keto dredhi, si "perkedhelje" per Bashen. Nuk behet fjale per "perkedhelje" por kemi te bejme me fenomenin e njohur te hajdutit qe kerkon te beje te tille e te hedhe nje pjese te baltes se tij edhe tek kundershtaret . Media :Syri" me se fundi i eshte afruar me kete shkrim realitetit aktual politik.

astrit04/12/2017 06:26

Rama nuk eshte aspak rende por Shqiperia eshte ne koma. Rama gallatoset e Shqiperia e paafte te reagoje. E trishtueshme!

PAVIONI04/12/2017 04:02

Po ajo qe dihet se sa i semure eshte ERAMA, kjo ka bere muuuuuuu. qe dihet si genjeshtar, mashtrues. hileqar. perdoruese shites droge, , mafioz. sarkazist iqelbur nga goja e karakteri. I poshteri i politikes ndaj popullit te vet, e kashtrues skenik per opinionin europian. Duhet shume kujdes ne synimet e tia karieristeqe per te cilat ka shitur edhe familjen. E c; te presesh nga ky i cmendur politik me genin komunist me rrenje te tij.As shiu e bora se largon , por vetem fortuna popullore mund e do mund ta largoiper ta zhdukur fare nga ngjyrat qe i ka bere ketij populli. Por pyetja shtrohet.........ADO KETE POPULLQE TA SHPORRE. kete me kete gjendje ekonomike,shoqerore qe e ka cuar vendin NARKOTIKU.

TYMI04/12/2017 03:37

Nuk i ka ngelur gje me, vetem BLOZA.

Ajo04/12/2017 00:04

Me ne fund e kuptuat qe Z.Basha nuk beri ndonje mareveshje te fshehte me Ramen, por Patozit me shoke dhe shume gazetare per te thene te verteten e amplifikuan kete supozim, te cilin Rama qe ishte ne piken e tij me te ulet e shfrytezoi me marifet per te fituar zgjedhjet. Por sado makiavelist te jete Rama, prape nuk ka zgjuarsine e duhur te kuptoje se i njejti marifet nuk mund te perdoret me te njejtin sukses dy here, aq me teper ne kushtet e skandaleve qe po i plasin perdite. Nese ne zgjedhjet e qershorit aludimet e Rames per bashkeqeverisje me PD-ne pas zgjedhjeve u besuan nga nje pjese e elektoriatit, sot marrja me te mire e Bashes prej tij do kete efektin e kundert. I shkreti Rama! Ka katandisur si mos me keq, nuk po di se cfare te beje qe te shpetoje nga situata ne cilen e ka futur veten e tij dhe PS me ndergjegje te plote.

Shto koment

Denonco