A ka pasur dhe a ka marrëveshje të fshehtë Basha-Rama?

A ka pasur dhe a ka marrëveshje të fshehtë Basha-Rama?

Nga SYRI.net - 02/12/2017

Shumica e demokratëve dhe shumica e socialistëve, e ndoshta të gjithë mbështetësit e LSI, besojnë/dyshojnë se ka pasur në 18 maj 2017, krahas asaj pak që kanë dëgjuar në media, edhe një marrëveshje të fshehtë Basha-Rama,e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite. Madje ka disa “konspiracionistë” që tregojnë edhe detaje për të provuar se kjo marrëveshje e fshehtë ka ekzistuar dhe Basha e Rama vazhdojnë të komunikojnë mes tyre në mënyrë ilegale, pavarësisht se bëjnë sikur grinden, shahen apo sherrosen në kuvend, gjë të cilën e cilësojnë si lojë për të maskuar pikërisht marrëveshjen e fshehtë. Një analizë logjike e zhvilluar më poshtë tenton ti japë përgjigje kësaj pyetjeje që vazhdon të gërryejë mendjen e shumë votuesve, sidomos demokratë.

Konteksti në të cilin u zhvillua takimi “kokë më kokë” në 18 maj 2017…

Përgjigja e pyetjes së shtruar në krye të këtij shënimi, thjesht për kujtesë të lexuesit, duhet të vendoset në kontekstin në të cilin u realizua marrëveshja.Së  pari ajo ishte për Bashën një marrëveshje e minustës së fundit dhe e imponuar nga ndërkombëtarët, të cilët kishin heshtur për të gjithë shqetësimet e opozitës, më konkretisht për lidhjen e krimit me qeverinë Rama, për kultivimin e kanabisit e implikimin e policisë e të Tahirit, për vendosjen nën kontroll të drejtësisë nga Rama dhe për tjetërsimin e mundshëm të rezultatit zgjedhor përmes blerjes së votës dhe kërcënimit të votuesve. Së dyti, Basha u detyrua të pranonte marrëveshjen me Ramën pasi ndërkombëtarët kishin deklaruar se do të njihnin zgjedhjet e pa pjesëmarrjen e opozitës; një deklaratë shume e fortë, e rëndë dhe e paprecedentë që publiku e perceptoi si një qëndrim të ndërkombëtarëve pro Ramës dhe kundër Bashës. Së treti Basha ishte futur në një aksion radikal pa e patur mesa duket mirë parasysh daljen prej saj, jo vetëm e thjesht për veten e tij por më tepër për ndjekësit që përgjithësisht s’e kanë të lehtë për të mos thënë e kanë të pamundur të marrin kthesa të forta. Së katërti publiku perceptonte se Rama ishte paraprakisht në dijeni të marrëveshjes dhe i koordinuar me ndërkombëtarët, pra shkonte në takimin me Bashën i favorizuar.Së pesti, Basha dukej i kapur në befasi nga imponimi i paprecedentë i ndërkombëtarëve, ndërkohë që ishte deklaruar se nuk do të lëvizte në asnjë rast dhe nga asnjë lloj kërcënimi nga kërkesa për “largimin e Ramës”. Së gjashti, Basha gabimisht mund ta ketë perceptuar rezultatin e takimit “kokë më kokë” më Ramën si një sukses të tij përmes të cilit Rama kishte bërë shumë lëshime, gjë qenë realitet rezultoi së paku një keq kalkulim emocional apo një iluzion i gabuar sepse Rama në kushtet e krijuara kërkonte vetëm të ishte kryeministër e asgjë tjetër, duke qenë i gatshëm të lëshonte gjithçka tjetër e cilindo nga ministrat.

Pyetje paraprake: Cili doli fitues nga “marrëveshja” Basha-Rama?

Para se ti jepet përgjigje pyetjes “nëse ka pasur apo ende ka një marrëveshje të fshehtë Basha-Rama”, shtrohet një pyetje tjetër: Cili, Basha apo Rama,doli fitues nga kjo marrëveshje?Përgjigja e kësaj pyetjeje është e thjeshtë, evidente dhe pothuajse e gjithëpranuar: Basha doli humbës nga marrëveshja dhe PD e dërmuar prej saj. Shumë demokratë abstenuan (rreth 150 mijë) sepse tek ata ishte krijuar perceptimi/bindja se Basha e Rama ishin marrë vesh në mënyrë të fshehtë, jo thjesht për rregullat e zhvillimit të zgjedhjeve por edhe për më shumë se kaq, duke aluduar madje edhe për ndarje të pushtetit e deri edhe kur e në çfarë mënyrë do të bëhej qarkullimi i pushtetit; kjo me shumë gjasa s’ishte realisht e vërtetë por ky ishte perceptim i shumë votuesve të djathtë. Kishte madje nga ata që mendonin në mënyrë konspiracioniste, duke analizuar retorikën diversioniste të Ramës dhe veprimet e mefshta të Bashës, se marrëveshja kishte shkuar aq larg sa që Rama i “kishte treguar” Bashës së cilin duhet të hiqte dhe cilin duhet të mbante në listën e PD për deputet. Perceptimi i shumicës së demokratëve ishte dhe është ende se fitorja e të gjithë pushtetit vetëm nga Rama kishte ardhur kryesisht si pasojë e  “marrëveshjes Basha-Rama”, qoftë nga pjesa e dukshme e saj (duke e akuzuar Bashën të mefshtë, naiv e të paaftë) por veçanërisht nga pjesa e fshehtë e saj(duke e akuzuar Bashën të shitur e tradhëtar). Një pjesë e madhe e tyre anatemonin më shumë pjesën e fshehtë e marrëveshjes së18 majit që nuk u bë publike asnjëherë, duke akuzuar Bashën deri edhe për “tradhti ndaj interesave të PD”. Kurse një pjesë tjetër “më e moderuar” sulmonte edhe pjesën e dukshme të marrëveshjes(emërimin e ministrave, heqjen e deputetëve me eksperiencë, fushatën e zbehtë elektorale, mungesën e organizimit të strukturave partiake, e tjerë) duke akuzuar Bashën për “naivitet, paaftësi, e tjerë”.

Analiza e ekzistencës së marrëveshjes përmes retorikës dhe veprimeve të Bashës…

Le të analizojmë nëse ekziston marrëveshja e fshehtë Basha-Rama duke marrë në konsideratë çfarë thotë dhe çfarë ka bërë Basha. Nëse i referohemi retorikës së Bashës, mund të besohet se s’ka pasur një marrëveshje të fshehtë Basha-Rama dhe për rrjedhojë s’ka asnjë mundësi të ketë vazhdim të saj. Basha në të gjithë takimet me median, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve ka deklaruar se s’ka pasur dhe s’ka asnjë marrëveshje të fshehtë dhe asgjë më shumë se cfarë ka thënë në publike në mbledhjet e strukturave të partisë, grupin parlamentar dhe mbledhjet me forumet. Shumë demokratë e pranojnë këtë shpjegim kurse disa të tjerë shprehen se shpjegimi s’është i besueshëm duke pohuar se “do të ishte normale që Basha ta mohonte një marrëveshje të fshehtë…”. Për ti dhënë një përgjigje më të plotë kësaj pyetjeje, mbetet për tu analizuar ky moment edhe nga çfarë thotë e çfarë bën Rama. Kurse po ti referohemi veprimeve të Bashës, krijohet më shumë perceptimi se marrëveshja ekziston. Konkretisht disa nga veprimet e mosveprimet e Bashës e përforcojnë te një grup i madh demokratësh perceptimin se Basha e ka barë marrëveshjen e fshehtë me Ramën, ose në rastin më të keq Rama jaka hedhur Bashës dhe Basha s’është në gjendje të provojë të kundërtën. Hartimi i listës së kandidatëve për deputetë pa kritere të qarta e të besueshme dhe largimi i një numri të madh të deputetëve me eksperiencë apo drejtuesish të lartë të PD të përzgjedhur nga vetë Basha, është një nga argumentet e parë e të fortë që shumë demokratë artikulojnë si veprime të Bashës që ata besojnë kanë rrjedhur pas marrëveshjes së fshehtë. Fushata e egër elektorale anti-LSI dhe e zbehtë ndaj Ramës krijoi te shumë demokratë perceptimin se kishte një marrëveshje të fshehtë Basha-Rama për eleminimin e LSI por që në fakt më shumë ndihmoi për arritjen e objektivit së Ramës për të siguruar i vetëm “timonin”. Mungesa e marrjes së masave për evidentimin dhe faktimin e të gjithë manipulimeve e parregullsive në zgjedhje, është një argument tjetër në favor të tezës së Basha kishte rënë dakord në takimin “kokë më kokë” me Ramën në 18 maj 2017 që të pranonte rezultatin e humbjes së zgjedhjeve pa paraqitur asnjë kontestim. E tjerë e tjerë.

Analiza e ekzistencës së marrëveshjes përmes retorikës dhe veprimeve të Ramës…

Nëse i referohemi retorikës edhe veprimeve të Ramës kuptohet qartas që marrëveshja e fshehtë nuk ka ekzistuar, por Rama është përpjekur të krijojë alibinë e ekzistencës së saj për të goditur edhe Bashën edhe PD dhe bërë diversion brenda PD. Disa nga shenjat e dukshme në favor të kësaj teze do të ishin: Së pari momenti i dhënies së dorës nga Rama në dalje nga takimi, në formën e cilësuar të “qepallimit” flet më shumë për mungesë të marrëveshjes sesa ekzistencën e saj, sepse nëse Rama do të kishte arritur një marrëveshje të fshehtë me Bashën, do të përpiqej ta fshihte atë me retorikë e xheste, ndërkohë që xhesti i “qepallimit” vetëm e diskretiton në mënyrë banale ekzistencën e marrëveshjes. Së dyti, përdorimi në fushatën elektorale i termave të tillë si “Luli është djalë i mirë” apo duke lënë të kuptohej, ai vetë apo media e tij klienteliste, se pas  zgjedhjeve do të qeverisnin bashkë e kompromentonte më shumë tezën e ekzistencës së marrëveshjes së fshehtë. Së treti lufta e egër e Ramës ndaj LSI e Metës ishte më shumë në favor të fitimit prej vetëm tij të timonit të pushtetit, duke krijuar ndërkohë alibinë e ekzistencës së marrëveshjes së fshehtë por pa mundur të provonte ekzistencën e saj reale. Së katërti, deklarimet në kuvend të Ramës, sa herë që ndodhet në vështirësi për të mbrojtur prapësitë e tij dhe të ministrave të tij se pas “kësaj mbledhjeje do të takohemi me Bashën për të biseduar ndryshe e qetësuar marrëdhëniet” janë më shumë elementë të trashë të një diversioni naiv e njëkohësisht kundër argumente për ekzistencën e marrëveshjes së fshehtë, sepse në asnjë rast një marrëveshje e fshehtë s’dekonspirohet në një mënyrë kaq banale për të mos thënë që bëhen përpjekje maksimale që të ruhet fshehtësia e saj.

Marrëveshja e fshehtë duket s’ekziston por perceptimi për ekzistencën e saj është shumë i fortë..

E analizuar nga të gjithë anët, duket se as ka pasur dhe as ka një marrëveshje të fshehtë Basha-Rama. Këtë tezë më shumë e provojnë fjalët dhe veprimet e Ramës, ndërkohë që veprimet e Bashës kanë ushqyer dhe ushqejnë tezën e ekzistencës së saj. Në këtë situatë kaq komplekse, Basha dhe PD kanë rezultuar humbës dhe ky është një argument i “fortë” që përdoret pa shumë logjikë për të mbështetur tezën e humbjes së zgjedhjeve për shkak të marrëveshjes së fshehtë. Më pak armiqësorët me Bashën, shprehen se edhe nëse marrëveshje të fshehtë s’ka pasur, Basha është treguar naiv, i mefshtë e i paaftë për të deningruar retorikën dhe veprimet e Ramës që kanë arritur të krijojnë perceptimin e ekzistencës së marrëveshjes së fshehtë jo vetëm te socialistët por mbi të gjitha te shumë demokratë, të cilët kryesisht për këtë arsye abstenuan në zgjedhje. Beteja e brendshme në PD e ka ushqyer dhe vazhdon ta ushqejë tezën e ekzistencës së marrëveshjes së fshehtë Basha-Rama sepse është një argument për të goditur Bashën dhe mbrojtur tezën se një nga elementët e kësaj marrëveshjeje ka qenë eleminimi i figurave kryesore të PD. Po ashtu përqendrimi i betejës parlamentare vetëm në një shkëmbim replikash pa substancë e sipërfaqësore, madje herë herë me një fjalor të papranueshëm, mes Bashës e Ramës ushqejnë tezën e ekzistencës së marrëveshjes së fshehtë që të dy “autorët e së cilës kërkojnë ta  maskojnë përmes sherreve dhe sharjeve”; kjo natyrisht është në favor të Ramës që kërkon të provojë ekzistencën e marrëveshjes së fshehtë por është e pakuptueshme dhe e pashpjegueshme përse Basha është tërhequr në këtë betejë nga e cila del humbës. Mbetet mesa duket shumë reflektim e veprime për Bashën për të shpërndarë tymnajën e Ramës që ka turbulluar mendjet e shumë demokratëve me ekzistencën e marrëveshjes së fshehtë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

nje qytetar05/12/2017 10:47

Shqiperia eshte nje vend i vogel me nje prpambetje te madhe ekonomike, kulturore e demokratike. Eshte vertete teper naiv mendimi se politikani me formimin me te mire demokratik perendimor qe ka pasur Shqiperia post diktatoriale komuniste, Lulzim Basha, ti jete "nenshtruar" nje aventurieri politik me formim intelektual e moral te nivelit te ulet si Rama. Ajo qe nuk kupton nje pjese e madhe e shqiptareve te indoktrinuar nga propoganda enveriste per "Shqiperine shkemb graniti e fanar ndricues i socializmit ne bote", eshte se kujtojne se lideret politike shqiptare i kane duart te lira te bejne njelloj si lideret e vendeve te fuqishme europiane, Gjermania, Britania apo Franca. As nuk ja vershellen ndonje lider i ketyre vendeve, ndonje ambasadori te vendit tjeter. Kurse ne Shqiperine e vogel e jo vetem te prapambetur ekonomikisht, por akoma te mbizoteruar nga mbeturinat e diktatures komuniste, e ka te pamundur cilido lider i ndonje partie te djathte, qofte edhe me i afte se lideret e vendeve te fuqishme europiane, qe te beje nje politike te pamvarur kombetare. Nuk do te desha ta glorifikoj ne asnje menyre z.Basha, si nje lider i i permasave boterore, sic e karrikaturizon veten Edi Rama, por ne analizen e karrieres se tij politike e te formimit te tij intelektual e moral, ai qendron shume me larte se se cilido politikan i kategorise Patozi, (mbrenda PD), kurse ne krahasim me Ramen, ai eshte e kunderta pozitive ne te gjithe aspektet me kete aventurier politik. Te keqen lidhur me Bashen, personalisht e shoh ndryshe nga sa propogandohet mediatikisht. Druaj se Basha, nje politikan i ri i ekuilibruar me nje moral te shendoshe qytetar, e me rezultate te prekeshme ne karrieren politike, nen ndikimin e sulmeve e shantazheve ndaj tij, do te ndryshoje menyren e komunikimit politik duke ju pergjigjur modelit te politikaneve shqiptare te nje niveli primitiv. Fatkeqesisht ne Shqiperi vleresohen ata politikane qe shajne e akuzojne te tjeret me nje gjuhe vulgare deri banale si Rama.Po ti shtojme portretit te Rames edhe prapesite e tij ne jeten personale, me ekstravagancat psikopatike, qendrimet e dhuneshme ndaj femrave e familjes, e deri nudizmin si nje "prirje moderniste", cilido shqiptar qe gjykon me arsyen e ftohte e pa paragjykime, do te vinte re se ai dukshem qendron shume me poshte se Basha. Perse atehere aludohet me ligesi se Basha paskej tentuar qe te bente "mareveshje te fshehta" ne dem te opozites me Ramen ? Me se pari, nje mareveshje e tille, do ta shkateronte plotesisht gjithe ate cfare ka ndertuar ai me karrieren e deritashme politike. Socialistet ish puniste shqiptare, pas Berishes qe kane 27 vjet qe e sulmojne me terbim, ne PD politikanin me te sulmuar kane piketuar Bashen. Sejcili duhet te beje pyetjen : perse ?
Sepse te keta te dy kane pare kundershtaret me te fuqishem te tyre e per kete ja kane drejtuar te gjitha baterite per ti zhvleresuar para opinionit. Perse nuk eshte mare asnje socialist me "politikane" te kallepit Patozi, Shehi, Bregu e te tjere si keta por meren me Berishen e Bashen ? Pikerisht sepse tek partite e djathta, tek keta te dy shohin pikat me te forta te liderizmit. Nuk jam nga ata qe lideret politike i quajne "te pagabueshem" ne stilin e propogandes enveriste, por eshte tjeter gje te gabosh, e tjeter gje te besh faje apo qofte edhe te bashkepunosh me krimin e organizuar.

zaho03/12/2017 23:57

E rendesishme dhe e dhimbeshme eshte se Basha ka tradhetuar shqiptaret, te djathte e te majte te ndershem bashke! Eshte me se e qarte qe opozita ka vdekur qe kur Llulli u be kryetar i PD, fakti edhe ne qeverine e aleances se qelbesirave nuk beri opozite e tregon ttradhetine e tije, e pas kesaj nuk eshte vetem Basha!

Tajari03/12/2017 20:29

Marveshja eshte kjo:rama mbaron mandatin i qete pa e care menderen fare,,cdo gje do ta japi me kincesion,luli gjate kesaj kohe do bej vetem llogje.rama do te ndihmoje lulin te pastroje mire partine qe kur te vij ne pushtet ta shijoj ate.

nje qytetar03/12/2017 09:29

Nuk me duket se pergjithesisht pikat e kesaj mareveshje te ishin te panjohra e te "fshehta" per opinionin publik shqiptar. Te gjitha mediat shqiptare i kishin publikuar me perpara rekomandimet e perfaqesuesit gjerman te partive popullore europiane e tek te cilet u mbeshtet edhe perfaqesuesi amerikan ne nderhyrjen e tij te fundit. As njeri e as tjetri, ne rekomandimet, nuk permendete 'largimin" e Rames si kryeminister, por nje rruge te nderrmjeteme, ashtu edhe sic u be, krijimin e nje qeverie te re hibride ndermjet mazhorances e opozites.A mendoni vertete se po te ishte Patozi kryetar i PD, ne keto rrethana do te dilte kunder PP europiane e Departamentit te shtetit amerikan ?
Permendet fakti se 150 mije votues te PD, nuk dolen ne zgjedhje por nuk permendet arsyeja. Eshte pikerisht propoganda qe u be nga grupi kundershtar i disa te larguarve nga kryesia e PD e nga mediat perkrahese te tyre, qe corientuan elektoratin e djathte, duke perhapur genjeshtren se Basha ka vendosur te bashkeqeverise me Ramen pas zgjedhjeve. Kjo genjeshter i erdhi Rames papritur si nje ndihme e madhe per te dale nga situata e veshtire ku kisht perfunduar ne fund te mandatit te tij te pare. Ai i shfrytezoi e bile vazhdon ta shfrytezoje me ngulm si te vetmin gur shpetimi, genjeshtren e perhapur se Basha kishte pranuar "ti nenshtrohej" atij. Tek mendesia shqiptare ku per gati gjysem shekulli kishte zene vend mashtrimi se Enveri i doli kunder gjithe botes per te miren e Shqiperise, ndikonte shume ideja se lideri i PD, Basha, nuk ju doli "nderkombetareve", qofte edhe aleate politike kunder.
Injorohet fakti se dipllomacia nderkombetare perendimore, ne kushtet e perhapjes e forcimit te terrorizmit islamik, por edhe trimerimit e arrogances se Rusise se Putinit, nuk deshte kursesi qe ne Ballkan te krijohej ndonje situate e rrezikeshme.

astrit03/12/2017 08:46

Mund te bejme analiza e hamendesime plot. Kemi shume material per muhabete pafund. Por nje gje eshte e qarte Pd e drejtuar nga Berisha e tani nga Berisha-Basha ka mare rotullimin e saj drejt fundit. Berishizmi i PD e mbaroi ciklin e saj.PD duhet te shkeputet nga provincializmi radikal e te qyteterohet. Basha nuk ka pontecialet per rimekembjen e PD. Koha eshte kunder mendesise se PD se sotme.

SERATI03/12/2017 01:14

Te kritikosh, e te komentoshme deshirat emendimeve personaleeshte ligjerisht e drejte, por te komentosh e te japesh mendim per ate qe ti e kushdo i varur te vendose jashte regullit te imponimit nga ata qe na komandojme eshte tjeter. Andajsulmet ndaj kryyetarit te sotem te PDse jane ahalogjira e interpretimepapamje te se ardhemes , cojne uje tek keta mafioze qe kemi ne pushtet. Gabime ka bere, por mos harroni se ne PD jane bere shume, e shume gabime qe nga 91shi. Turbulluesit, ngateresa sotne PD cojne uje vetem per qeverine narkotike e mafioze. Si mund te behet me mire? Te largohet RAMA me e c;do menyre e pastajshohim defektet e aresyet e mareveshjeve. Maskarejt qe duan ta ngatrrojne me politike me SALI BERISHEN eshte dogem shkaterrueseper PDne.Demokratet kudo egjithemone duhet te shporrin trashegimtaret komuniste qe na i lane demokratet e pare ne preher.

Studenti03/12/2017 00:30

Ardhja ne Tirane e Hoyt Lee, me kerkese te mikut te tij, ambasadorit Lu, e vuri Bashen perballe dy alternativave te veshtira. Te pranonte te hynte ne zgjedhje pa kushte ose te vazhdonte me vendimin per te mos hyre ne zgjedhje. Hoyt Lee e kercenoi Bashen se, nese nuk merrte pjese ne zgjedhje cdo gje do te vazhdonte normalisht, zgjedhjet do te pranoheshin nga nderkombetaret dhe Partia Demokratike do te shuhej perfundimisht. Basha zgjodhi te marre pjese ne zgjedhje jo se do te fitonte, por per te shpetuar Partine Demokratike, te cilen sorosianet Vlahutin dhe Lu donin ta zhduknin. Sic e thote edhe i madhi Berisha vendimi i Bashes ishte i drejte.

Medlind02/12/2017 22:16

Lulzim Basha lideri me i persosur qe ka patur ndonjihere shqiperia; por ai humbi jo nga paaftesia por haptazi u vodh, u plackit dhe u anatemua nga dmokrate te pavendosur dhe funderrina te kesaj partie! Ai do jete Kryeministri qe do e barazoje Shqiperine me vendet me te zhvilluara te Evropes, shume shpejt!

Edlir Rameta02/12/2017 20:35

Si mendoni ju qe Basha mund te beje cte doje me PD pa pelqimin e babait te PD Dr.Sali Berishes?!as mos e coni neper mend,berisha e heq Lulen lulushin apo Lul Bashen vetem me nje shikim te syrit,pra cdo gje qe been lulushi ka mare me pare ok e shefit te madh Sal Berishes,cdo marveshje nqs eshte bere eshte bere Rama Berisha luli vocel ka qene thjeshte postier I Sales,prandaj most vrisni mendje demokrate see lulushi mund te kete bere marveshje me Ramen,lepuri fle tek zyra e Dr.Sali Berishes,berisha cfare ka bere me Ramen e Jo lulushi.dhe PO ju them me bindje te plote se Rama qendron ne pushtet sepse ka marveshje me S.Berishen,ne te kundert Berisha do uluriste tek sheshi dhe do shikonit si do I mbushte poturet ky I gjati Edvin kokoshi.PD po shkermoqet sepse asnje nuk e di cfare planning ka bere Berisha.,dhe cfare pazari ka bere me Ramen.,marveshjen e di Ed Rama Sali Berisha G.Soros dhe ish president I USA George Bush .

t02/12/2017 19:30

mareveshje ose jo,tani kjo nuk ka me rendesi.basha e vertetoi se nuk eshte ne gjendje te drejtoje nje opozite te forte ,prandaj duhet te largohet sa me shpejt nga drejtimi per ti hapur rrugen nje kryetari me te vendosur e luftarak,dhe qe te mos kete ku ta kape mazhoranca me ndonje njolle apo mekat nga e kaluara

Shto koment