Arratisja flet më shumë se çdo arrestim

Arratisja flet më shumë se çdo arrestim

Nga Astrit Patozi - 24/11/2017

Janë tre ish-drejtues të lartë policie, të cilët prej ditësh po i fshihen drejtësisë, pasi prokuroria u preu fletëarrestet për lidhje me krimin e organizuar.

Kam frikë se po të kishin qenë trafikantë droge në vend të tyre, të paktën njeri do të ishte dorëzuar vetë, për të mos e komplikuar më shumë pozitën e vet juridike.

Në këtë kuptim, nuk ka më asnjë dilemë publike se çfarë është tamam shteti dhe "policia që duam" e Edi Ramës.

Ndaj nuk e po e marr vesh fare se pse po konsiderohet skandal më i madh fakti që urdhëri i prokurorisë nuk po zbatohet, se sa që ish-sherifët e ligjit të "Rilindjes" kanë çarë ferrën dhe janë zhdukur në drejtim të paditur.

Sigurisht, arrestimi i tyre mund të ketë vlerë për drejtësinë dhe për të ndriçuar plotësisht të vërtetën e shkallës së implikimit të tyre.

Por politikisht, ata kanë kryer punë, madje e kanë bërë me shumë devocion këtë gjë. Sepse i bie që të kenë marrë mbi shpinë edhe më shumë se veprat për të cilat i akuzon zyrtarisht prokuroria.

Për këtë arsye ikja e tyre sot flet më shumë se çdo deponim i mundshëm përballë prokurorit dhe gjykatësit, sado të zhvilluar që ta kemi fantazinë.

Por uroj shumë që këtë ta kuptojnë edhe udhëheqësit zyrtarë të opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

katoliku demokrat28/11/2017 15:42

Po edhe Patoz Zombi perseri gjalle? Po kur ben dhe ky si specialist ma mire fundi botes.Patozi vec bythes I bie taman se per tjerat as nuk ka haber.Suksese ne jete Patoz Bytha

pogradeci me det24/11/2017 15:13

Kane ikur ne drejtimi e duhur, jo ne drejtim te paditur, Z.Patozi.

Reflektion24/11/2017 13:55

Astrit, bere mire qe e ndryshove targetin e goditjes ne keto radhe qe ke shkruar, por duhet ta kuptosh se nuk ke kuptuar ndonje gje me shume se te tjeret qe uron "ta kuptojne edhe udheheqesit zyrtare te opozites". Apo e kishe plumb me rikoshete....

Shto koment

Denonco