Shqipja e ndërkombëtareve të Tiranës

Shqipja e ndërkombëtareve të Tiranës

Nga Artan Hoxha - 22/11/2017

OBDAT/EURALIUS paskerkan bere intepretimin ligjor te nenit 109 te ligjit per Prokurorine e paskerkan dale ne konkluzionin se Kuvendi, me shumice te thjeshte, edhe me 36 vota, mund te caktoje perkohesisht nje nga prokuroret aktuale ne rolin e Prokurorit te Pergjithshem sapo t'i mbaroje mandati 5 vjecar Kryeprokurorit ne detyre Adriatik Llalla, fiks ne kohe, me 2 dhjetor 2017, ndersa ende nuk do te jete krijuar Keshilli i Larte i Prokurorise (KLP).

Per kete teme kam shkruar ne Syri.net (shih: Kryeprokurori i "perkohshem" i Rilindjes) me konkluzionin ne fund te tij se kjo menyre do te ishte ne kundershtim me Kushtetuten.

OBDAT dhe Euralius rreken te argumentojne te kunderten duke e bazuar te gjithe aresyetimin e tyre tek neni 109 i ligjit te Prokurorise, nen qe e gjeni ne fund te shkrimit e qe duhet lexuar perpara se te arrihet ne konkluzion.

OBDAT dhe EURALIS thone se neni 109 pika 2, krahas rastit kur Kryeprokurorit aktual i mbaron mandati perpara kohe, trajton edhe rastin kur Kryeprokurorit aktual i mbaron mandati ne kohe.

Sic e kuptoj une shqipen, neni 109 pika 2 trajton vetem rastin kur Kryeprokurorit aktual i mbaron mandati perpara kohe, ne kushtet kur ende nuk eshte formuar KLP, dhe vetem kete rast e nuk e perfshin asfare rastin tjeter te mbarimit ne kohe te mandatit, me KLP te pa formuar.

Qe ta perfshinte edhe rastin e dyte krahas te parit paragrafi ne fjale mund e duhej te ishte shkruar thjeshte e bukur "Në rast se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon përpara krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë....." ku vetiu nenkuptohet edhe rasti i mbarimit te mandatit ne kohe edhe mbarimi perpara kohe e s'kishte fare nevoje qe te komplikohej fjalia sic eshte komplikuar, te perdorej shprehja "perpara kohe" vijuar nga nje shprehje mes dy presjeve.

Ndaj, situata qe mund te shfaqet me 2 dhjetor nuk gjen fare rregullim ligjor ne ligjin per Prokurorine, e kur s'ka nje rregullim ligjor mbetet te zbatohet drejtperdrejt Kushtetuta, ne germe dhe/ose fryme dhe pra, qe caktimi behet nga Kuvendi por vetem me shumicen e cilesuar prej 3/5-tat e te gjithe deputeteve pra, me te pakten 84 vota.

Ne fakt, ata qe e shkruan nje vit me pare kete ligj dhe e miratuan njeanshmerisht ne Kuvend as qe ju shkonte nder mend se Adriatik Llalla do ta shtynte kaq gjate, deri ne perfundim te mandatit 5 vjecar. Prisnin qe do te dorezohej perpara kohe e, me KLP ende te paformuar do te mund te caktonin ke te donin.

Sot, kaq prane mbarimit fiks ne kohe te mandatit 5 vjecar, me shume gjasa, nuk presin qe Adriatik Llalla te dorezohet para dates 2 dhjetor (pervec rastit nese krahas presionit i bejne ndonje oferte kaq te mire sa ky, joshur prej saj, e le mandadit qofte edhe nje dite perpara kohe, sic disa supozojne se ka ndodhur me Visho Ajazin qe e la mandait pa prit e pa kujtuar).

Ne kushtet e mosikjes parakohe te Llalles, Rilindesit dhe nderkombetaret me banim perkohesisht ne Tirane e qe ju kane bere freks Rilindesve shpesh here gjate formesimit ligjor te Reformes ne Drejtesi, rreken ta lexojne paragrafin ligjor me nje shqipe qe shqip nuk eshte. Kjo nuk eshte hera e pare qe ndodh qofte me shqipen e qofte me anglishten e nderkombetareve me banim te perkohshem ne Tirane.

Absdurdit juridik e gjuhesor i shtojne edhe te tjera argumente qesharake si p.sh. ai tipi qe do te caktohet nga Kuvendi, ndonese do te ushtroje funksionet e Prokurorit te Pergjithshem ne detyre, nuk eshte tamam, tamam Prokuror i Pergjithshem por me shume nje Zevendesprokuror i Pergjithshem duke rene keshtu ndesh me nenin 39 te te njejtit ligj qe po vete e kane shkruar, nen sipas te cilit me Kuvendi s'ka fare po fare pune me Zevendesin i cili ka celsat e kashtes ne dore krahasuar me kompetencat e ketij tipit qe, per kush e di per sa e sa sa kohe, do te jete de facto e de jure Prokuror i Pergjithshem.

Nje gje po duket qarte e me qarte, edhe shqipja edhe anglishtja e nderkombetareve me banim te perkohshem ne Tirane eshte shume e ndryshme nga anglishtja apo shqipja e nderkombetareve qe nuk banojne ketu por qe na kane vene prej me shume se nje viti, nen regjim te rrepte moratoriumi antidroge.

LIGJI 97/2016 “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E PROKURORISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Neni 109

Dispozitë kalimtare për kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë

1. Prokurori i Përgjithshëm në detyrë qëndron në detyrë deri në fund të mandatit, nëse nuk ka arsye për të përfunduar mandatin e tij, sipas kreut VIII, të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” ose si rezultat i procesit të rivlerësimit, sipas ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

2. Në rast se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon përpara kohe, përpara krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm, me vendim të Kuvendit, caktohet t’i kryejë përkohësisht një nga prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që përmbush kushtet dhe kriteret e kreut IV, seksioni I, të këtij ligji.

3. Kompetencat kalimtare të Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë parashikohen në dispozitat kalimtare të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Neni 39

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm

1. Zëvendësprokurori i Përgjithshëm përfaqëson Prokurorinë e Përgjithshme, në mungesë dhe me autorizim të Prokurorit të Përgjithshëm ose kur vendi i tij është përkohësisht i lirë.

2. Zëvendësprokurori i Përgjithshëm kryen vetëm detyrat që janë të nevojshme:

a) për funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme, prokurorive pranë gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm dhe Policisë Gjyqësore;

b) për përfaqësimin e prokurorisë me të tretët.

3. Zëvendësprokurori i Përgjithshëm zgjidhet, brenda 30 ditëve nga emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm, nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme me të paktën 10 vjet përvojë si prokuror dhe që janë vlerësuar “shumë mirë” në tre vlerësimet e fundit të performancës etike dhe profesionale.

4. Zëvendësprokurori i Përgjithshëm emërohet nga Prokurori i Përgjithshëm, për një mandat dyvjeçar me të drejtë riemërimi, pasi ka marrë mendimin e mbledhjes së prokurorëve të prokurorisë. Mendimi i mbledhjes së prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme nuk është i detyrueshëm për Prokurorin e Përgjithshëm.

5. Në rast se Zëvendësprokurori i Përgjithshëm ka pengesë në ushtrimin e detyrave të tij ose për çfarëdo arsye pushon së vepruari si prokuror në atë prokurori, ai zëvendësohet nga Prokurori i Përgjithshëm, sipas kritereve të përcaktuara në pikën 3 të këtij neni.

6. Prokurori i Përgjithshëm miraton me vendim rregulla më të hollësishme mbi procedurën e zgjedhjes së Zëvendësprokurorit të Përgjithshëm të Prokurorisë së Përgjithshme.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Sonja22/11/2017 20:52

Artan
Nderkombetaret troc jane bere pale me rilindasit, jan korruptuar. Reagoni, ngrini studentet, intelektualet per te shpetuar vendin nga gremisja

Shto koment

Denonco