Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Rama, Bler dhe letra për kancelaritë e vendeve të BE

Rama, Bler dhe letra për kancelaritë e vendeve të BE

Nga SYRI.net - 21/11/2017

Rama për të fituar zgjedhjet e vitit 2017 ideoi kultivimin masiv të kanabisit të cilin e realizoi me rrjetin e policisë me në krye Saimir Tahirin. Kultivimi masiv i kanabisit në periudhën 2014-2017 u shoqërua me eksportin e saj kryesisht në Itali por edhe në Greqi. Nga shërbimet e specializuara në antidrogës në Itali, vlera e marijuanës të prodhuar vetëm ne vitin 2016 ka qënë rreth 30% të PBB të Shqipërisë, ose rreth 4 miliard euro. Kjo sasi e drogës që për të tre vjet vlerësohet në vlerën 10 miliard euro ka shkuar në një masë të konsiderueshme në xhepat e kupolës së lartë politike shqiptare e të rrjetit të policisë, një pjesë e madhe në xhepat e trafikantëve të huaj e shqiptarë dhe vetëm një pjesë shumë e vogël në xhepat e kultivuesve shqiptarë.

Një pjesë të fitimeve nga eksporti i marijuanës ka shkuar për blerjen e votave në zgjedhjet e 2015 e 2017. Modeli i tjetërsimit të votës me blerje me para në dorë dhe përmes joshjes së kultivuesve në këmbim të votave të familjeve të tyre është testuar fillimisht në zgjedhjet e pjesëshme në Dibër. Rama dhe ministrat të tij dhe kryetarët socialistë të bashkive të mëdha kanë qënë në krye të këtij operiacioni.

Rama mohoi gjatë të gjithë kohës, në mënyrë kategorike, të gjithë kritikat e akuzat e opozitës, medias e shoqërisë civile për kultivimin e kanabisit, duke i cilësuar të pavërteta, sajesa e gënjeshtra. Ai mohoi kultivimin masiv të kanabisit. Mohoi implikimin e policisë e të ish-ministrit të brëndshëm, duke e shpallur madje Tahirin ministrin më të suksesshëm. Mohoi uljen e avionëve të drogës disa prej të cilëve u panë nga qytetarët kurse disa të tjerë u rrëzuan. Mohoi implikimin e ushtrisë që “fiku/prishi” radarët për të bërë të mundshëm trafikun klandestin të marijuanës përmes detit drejt Italisë. Mohoi përdorimin e parave të fituara nga shitja e kanabisit për blerjen e votave. Por të gjitha akuzat e opozitës u provuan. Raporti i OSBE/ODHIR provoi se në zgjedhjet e 2017 u blenë votat. Kurse Guardia di Financa italiane, Doganat e Italisë dhe prokuroria italiane kapën grupe trafikantësh shqiptarë që operonin në Italia, të lidhur me kupolën e shtetit, të policisë e të ushtrisë shqiptare.

Rama duke përdorur paratë e korrupsionit, të krimit dhe të narkotrafiqeve kompromentoi dhe arriti ti mbyllte gojën shumë përfaqsuesve të shteteve partnere dhe të institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare të akredituar në Tiranë, të cilët heshtën dhe s’thanë asnjë fjalë, për kultivimin masiv të kanabisit duke mbështetur kështu në mënyrë direkte apo indirekte Ramën. Më tipikja në këtë aspekt ka qenë ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vllahutin e akuzuar për korrupsion, por pa përjashtuar edhe disa ambasadorë të tjerë.

Rama me paratë e korrupsionit, krimit e kanabisit, pagoi me shuma të majme “këshilltarë/lobistë” për të realizuar heshtjen e shumë kancelarive perëndimore për orkestrimin e kultivimit të kanabisit e narkotrafiqeve nga qeveria shqiptare, heshtjen e mediave ndërkombëtare dhe për të përmirësuar imazhin e Ramës e të qeverisjes së tij përmes shkrimeve pozitivë në median ndërkombëtare. Personazhet më tipikë në këtë aspekt kanë qënë Soros e Bler. Por edhe shumë eurodeputetë e zyrtarë të lartë të Brukselit, që merren me Shqipërinë dhe e njihnin shumë mirë situatën e marijuanës e të narkotrafiqeve me origjinë nga Shqipëri, heshtën e mbështetën Ramën, duke rritur dyshimet për kompromentimin e tyre.

Me përfundimin e zgjedhjeve të manipuluara me paratë e kanabisit, dhe formimin e qeverisë së dalë nga parlamenti ilegjitim për shkak të tjetërsimit të rezultatit zgjedhor, Rama dhe qeveria e tij u gjëndën përballë kritikave të ashpra të opozitës, publikimit të shumë skandaleve të zbuluara nga shërbimet inteligjente partnere dhe artikujve tmerrësisht kritikë nga vendet kryesore të BE ndaj qeverisë Rama si përgjegjëse kryesore dhe e vetme e kultivimit masiv dhe trafikimit të kanabisit. Kjo sepse Shqipëria po destabilizohej.

Rama i zhytur në skandalin e zbulimit të kësaj dukurie masive që tani do të ishte e qartë jo vetëm për publikun vëndas por edhe për atë ndërkombëtar, iu drejtuar “armës së mashtrimit”. Për këtë qëllim thirri mesa duket në ndihmë Toni Bler i cili para disa ditësh ishte në Tiranë. Dhe menjëherë pas kësaj vizite Rama publikoi letrën e famshme sa edhe qesharake që i dërgon kancelarive europiane për ti kërkuar ndihmë bashkëpunimi në luftën kundër kanabisit!!! Veprim që do ta bënte vetëm një mashtrues ndërkombëtar.

Sharlatanizëm ekstrem. Rama pasi ideoi kultivimin e kanabisit. Pasi e ktheu vëndin në vendin më të kanabizuar të Europoës. Pasi u pasurua në mënyrë të paimagjinueshme me paratë e kanabisit. Pasi manipuloi zgjedhjet me paratë e kanabisit. Pasi kompromentoi disa ambasadorë të huaj, zyrtarë të lartë në Bruksel e gjetiu dhe disa media ndërkombëtare. Tani me guximin e një kllouni deklaron se ka qënë leshko dhe ja kanë hedhur bashkëpunëtorët, dhe se është i gatshëm të sakfrikojë gjithcka e madje të gjithë bashkëpunëtorët që e paksan gënjyer e mashtruar, madje ti fusë të gjithë në burg mjafton të shpëtojë lëkurën e tij. Dhe për tu bërë i besueshëm, i shkruan një letër kancelarive të vëndeve të BE për ti kërkuar të bashkëpunojë me të në këtë betejë kundër kanabisit, madje duke i kritikuar përse ata heshtën dhe s’folën më parë.

Askush s’e beson. Të gjithë e dinë se cili është dhe cfarë ka bërë. Me siguri përgjigja do të jetë: Largohu! Sepse në realitet situata e narkotrafiqeve, e lidhjeve të krimit me shtetin dhe e korrupsionit gjigand do të mund të ndryshonte vetëm nëse do të largohej e ndëshkohej Rama. Asnjë zgjidhje tjetër s’do të ishte e mundur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco