Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Roli i ndërkombëtarëve në regres?!

Roli i ndërkombëtarëve në regres?!

Nga SYRI.net - 20/11/2017

Në datën 6 dhjetor 2017 në sallën LIRIA të qytetit STUDENTI do të mbahet Konferenca me temë: “Roli i Ndërkombëtarëve në tranzicionin shqiptar”, e organizuar nga Zyra e Prezencës së OSBE në Tiranë. Roli i ndërkombëtareve nga dita kur në Tiranë vepronte ambasadori amerikan Rajerson për të mbështetur rrëzimin e komunizimit ka pasur regres për të mos thënë ka degjeneruar, deri më sot kur ambasadorja e BE Romana Vllahutin akuzohet për korrupsion me blerjen e një vile në lagjen e VIP-ve në Tiranë, ndërkohë që shumica e atyre vipave që jetojnë në këtë lagje perceptohen nga publiku si oligarkë dhe përgjegjës për gjendjen e vështirë në të cilën gjënden aktualisht qytetarët shqiptarë.

Vetëm po ti hedhësh një sy atyre që do të referojnë në këtë konferencë, në vendin symbol të demokracisë, të quajtur Qyteti Studenti, në vigjilje të përvjetorit të 27 të lëvizjes studentore që rrëzoi komunizmin, mjafton për të vlerësuar ecurinë e kontributit të ndërkombëtarëve.

Në panel nga Shqipëria nuk ka asnjë (ish)deputet, (ish)ministër apo pjesëmarrës në lëvizjen e dhjetorit apo (ish)zyrtarë të lartë antikomunist që të mund të fliste në këtë konferencë, në vendin ku studentët u mblodhën për të rrëzuar komunizmin. Nuk është as Pjetër Arbnnori, simboli i rezistencës në burg, që ka ndërruar jetë. Nuk është as Sali Berisha lideri i partisë së parë antikomuniste. As Jozefina Topalli, ish kryetare e Kuvendit e persekutuar familjarisht nga regjimi komunist. As Azem Hajdari lideri i parë i studentëve antikomunistë, se po ashtu ka ndërruar jetë. E shumë e shumë të tjerë që kanë marrë pjesë në këtë lëvizje por që edhe kanë dhënë kontribute në drejtimin e vendit në këto 27 vjet, nuk janë në panel.

Por çuditërisht në këtë panel do të flasë i pari Ditmir Bushati, babai i të cilit ka qenë sekretar i parë në qytetin më antikomunist të Shkodrës dhe ka firmosur vendime të pafundme për dëbime e internime gjatë periudhës komuniste deri në dhjetor 1990. Kurse djali i tij, Ditmir Bushati që do të mbajë fjalën kryesore, është tashmë Ministër i Jashtëm i qeverisë Rama dhe do të flasë për rolin e ndërkombëtarëve përkrah Elez Biberajt, zyrtarit të Zëri të Amerikës, familja e të cilit ka qenë arratisur nga Shqipëria dhe shpallur armik nga Enver Hoxha por edhe me miratimin kolektiv të forumit ku bënte pjesë edhe babai i Ditmirit. Personi tjetër është djali i Sevo Tarifës, ish-shefit të kabinetit të dikatorit Enver Hoxha, i quajtur Fatos Tarifa i cili për mbi 15 vjet deri në 1990 dha leksionet e filozofisë marksiste-leniniste dhe sot është drejtues i një universiteti privat. Zor se takimi i Katovicës do të kishte mundur të programonte në mirë se kaq dhe në këtë kontekst duhet vlerësuar edhe roli apo efikasiteti i kontributit të ndërkombëtarëve për shfarosjen e farës komuniste dhe goditjen e rilindjes së regjimit të vjetër në formën e pushtetit të lidhur me krimin, korrupsionin dhe narkotrafiqet.

Si përfundim, mund të thuhet se në këtë Konferencë, roli i ndërkombëtarëve do të vlerësohet nga ata, etërit e të cilëve i urrenin dhe i kishin shpallur armike vënde nga kanë ardhur këta ndërkombëtarë. Dhe vlerësimin për rolin e tyre do ta bëjnë bijtë e tyre, vetëm disa ditë para përvjetorit të themelimit të partisë së parë antikomuniste, e pikërisht në qytetin ku u mblodhën studentët dhe të gjithë qytetarët për të rrëzuar regjimin komunist të baballarëve të tyre.

Sigurisht në këtë konferencë vlerësimi i këtyre pinjollëve të nomeklaturës së lartë komuniste do të jetë negativ për ata ndërkombëtarë që kontribuan në periudhën kur rrëzuan rregjimin komunist të baballarëve të tyre nga pushteti. Dhe pozitiv për ata ndërkombëtarë që kanë kontribuar për rilindjen e tyre duke heshtur për kriminelët që i sollën në pushtet përmes blerjes së votave e kërcënimeve apo duke mos thënë asnjë fjalë për kanabisin dhe narkotrafikun përmes të cilit këta pinjollë po përpiqen të qëndrojnë në pushtet. Ky është minimalisht ofendim për inteligjencën e shqiptarëve.

Syri.net /20 nëntor 2017

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

altini22/11/2017 23:15

As ish-komunistit Sali Berisha nuk duhet ti takoje te flase.

Turi21/11/2017 22:01

Me perkrahjen qe I bejne rames pa rezerva edhe pse e mbushi vendin me droge dhe po vret me kete droge mijera njerez te cilet jane bij nenash si shqiptare ashtu edhe te huajt dhe po ben genocid duke shkatruar mijera njerez dhe mijera familje duke u shkaktuar trauma adhe dhimbje te pa fundme dhe te tmershme po e tregojne veten keta drejtuesit evropiane se nuk perfaqesojne vlerat dhe te miren por perfaqesojne te keqen dhe PADREJTESITE dhe nuk perfaqesojne vlerat evropiane .Me veprimet e tyre po shkatrojne popuj vetem se nuk jane si ata dhe te bejne siq duan ata dhe tu shkojne pas atyre duke ua imponuar gjithcka sikur njerzit jane robota dhe te gjithe njesoj dhe kunder vlerave hynore dhe te drejtave dhe dinjitetit n jerzore.Keto po bejne shkatrime me padrejtesite e tyre dhe po I cojne ne koflikte te pergjakshme njerzit ne mes veti.Kete gje po ben edhe ne shqiperi duke perkrahur drogen dhe te p adrejten duke e cuar ne konflikt te pa shmangshem kete popull ku fajin. nje faj te madh e ka edhe edhe drejtuesit nderkombetare te BE pa anashkaluar qe fajin kryesore e kemi vete sidomos intelektualet qe nuk flasin.Kur te ndryshojme veten sa me shpejt atehere do te ndryshojme edhe gjendjen ne vend.

Nebil 21/11/2017 12:29

Fatkeqesia nuk qendron tek Fatos Tarifa dhe Ditmir Bushati ata jane neokoministe dhe revanshiste. E keqja me e madhe eshte ELEZ BIBERAJ qe tere kohes ka perkrahur komunistet dhe ka luftuar pronaret legjitime, bazen e te djathtes shqiptare.

Arber21/11/2017 08:39

Sot Brukseli eshte qendra e nje perandorie diktatoriale e stilit te ish Bashkimit Sovietik. Metodat komuniste qe ata perdorin per te frikesuar ata qe denojne planin e tyre ogurzi per te roberuar popujt e Europiane, duke ju shkaterruar homogjenitetin nacional me emigrante Afrikane e Aziatike, dhe duke i ndaluar te flasin te verteten me kercenimin e heqjes nga puna ne emer te "multikulturalizmit e diversitetit" jane te dukshme. Vini re me cfare egersie sulmohet Polonia dhe Hungaria qe nuk lejojne shkaterrimin e kombeve te tyre. Mogherini ka qene anetare e Rinise komiuniste qe 16 vjec (edhe Nexhmija do ja kishte zili) dhe keshtu jane edhe kreret e tjere te pazgjedhur nga popujt Europiane. Nje grusht punistesh qe kane uzurpuar fatet e Europes si dikur kreret e Byrose Politike ne vendet komuniste. Mjafton te vesh re se fjala qe perdoret me shume nga burokratet komuniste te Brukeselit eshte "Uniteti". Besoj te gjithe e dine se ky ishte edhe edhe slogani me i rendesishem komunist "Uniteti mbi te gjitha". Keshtuqe fatkeqesisht fakti qe ata festojne me bijte e isht krereve komuniste ne Tirane "demokracine" eshte si te gjeje tenxherja kapakun. Sipas nje dokumenti te publikuar te wikileaks jane 226 parlamentare te BE qe jane njerez te Soros qe mbeshtesin projektet e tij (ndaj nuk eshte cudi qe edhe ne Tirane Rama e Velija jane ne pushtet). Pas 30 vitesh perpjekje per globalizem BE nuk eshte Europa e Lire qe enderronim ne komunizem, ajo eshte nje burg i ri popujsh.

SOLIDI21/11/2017 00:47

JAM PLOTESISHT DAKORD ME SHKRIMIMIN E PORTALIT, POR TEK NE S; KA POPULL, S;KA AMBASADORE, SKA SHOQATA TE PA VARURA SKA NDERKOMBETARE, SKA MENDIM PER TA NDREQUR SHQIPERINE NGA ATA. KOMUNISTET E PASARDHESIT SOT JANE NE PUSHTET, JANE NE EKONOMI, JANE, JANE, E KU SIKE. KETA QE LUFTONIN AMERIKEN E NATON SOT PONA MASHTROJNE SE GJOJA E DUAN AMERIKEN E EUROPEN, KJO ESHTE HIPOKRIZIA, ANDAJ THEME NE SJEMI POPULL QE DUAM DEMOKRACI.

Shto koment

Denonco