Nismë e pa precedent e botuesve online: Sëbashku kundër piraterisë së lajmeve

Nismë e pa precedent e botuesve online: Sëbashku kundër piraterisë së lajmeve

Nga Carlo Bollino - 19/11/2017

Nëse mediat janë me të vërtetë “kazan”, siç përsërit vazhdimisht kryeministri, dhe siç beson, për fat të keq, edhe një pjesë e opinionit publik, kjo vjen edhe për faj të anarkisë në të cilën prej vitesh jeton dhe zhvillohet sektori i mediave në Shqipëri. Me preteksin që të mos prekë lirinë e informacionit, asnjë qeveri nuk ka patur kurrë kurajon të propozojë rregulla brenda një bote, që kudo funksionon edhe duke respektuar rregullat. Rezultati i kësaj është kaosi i përgjithshëm në kuadër të të cilit nëpërkëmben ditë për ditë të drejtat tona, po ashtu si dhe detyrimet tona. Kaosi anarkik i mediave ushqehet edhe nga konfliktualiteti, që prej vitesh ekziston brenda kategorisë sonë dhe kështu, për të delegjitimuar një koleg-konkurrent, kemi përfunduar duke delegjitimuar më tej të gjithë informacionin.

Rruga që duhet bërë për të shëruar sektorin tonë është e gjatë dhe e ndërlikuar, por, në rast se veçse rrimë e vështrojmë, duke pritur që dikush tjetër ta bëjë atë, rrezikojmë vetëm të zhytemi edhe më shumë. Madje, në disa aspekte, është diçka e mirë që politika të mbetet jashtë dhe që rregullat të lindin brenda gjirit tonë. Kështu, me një nismë që nuk ka precedent në këto 25 vitet e para të demokracisë, për herë të parë botues e gazetarë të mediave kryesore online kanë arritur mes tyre një marrëveshje për të filluar të vendosin frena në “vjedhjen e lajmeve”.

Fenomeni i lajmeve “kopjo e ngjit”, të marra nga një sajt dhe të ribotuara më pas pa kontroll dhe shpesh pa cituar as burimin, për fat të keq është shumë i përhapur. Ministria e Kulturës me kujdes ka shmangur mundësinë që lajmet të mbroheshin me copyright në reformën e saj të fundit të të drejtave të autorit, duke ushqyer dhe legjitimuar më tepër fenomenin e piraterisë në informacion. Sot gazetarë e botues kanë vendosur që të drejtën e autorit mbi një artikull të shtypit ta njohin vetë ata.              

Duke filluar nga dita e sotme, të gjithë ata që i bashkohen kësaj nisme angazhohen, jo vetëm të citojnë sajtin që për herë të parë e ka hedhur online artikullin të cilin më pas e ribotojnë, por angazhohen edhe për të krijuar një lidhje nëpërmjet një “iperlink”-u me sajtin, apo me artikullin original. Në këtë mënyrë, sajti autor i artikullit “të kopjuar” të paktën dëmshpërblehet simbolikisht me ca klikime më shumë..

Nisma bashkon për herë të parë botues e gazetarë të çdo krahu e bindjeje politike dhe është një mesazh i fuqishëm që vjen nga kategoria jonë në favor të një informacion korrekt dhe profesional. Respekti reciprok mes gazetarësh përballë autorësisë së një artikulli është hapi i parë në këtë drejtim, pasi, të tregosh qartësisht origjinën e një artikulli, është edhe një akt respekti ndaj lexuesve.

Nisma është gjithëpërfshirëse, kështu që mediat online, të cilat i janë bashkuar të parat, janë të parat që u kontaktuan nëpërmjet një fjale që qarkulloi rastësisht: të gjitha mediat janë të ftuara t’i bashkohen, në mënyrë që kjo praktikë të aplikohet nga të gjithë dhe në mënyrë reciproke. Këtu më poshtë vijon një listë fillestare e mediave që kanë aderuar deri tani: kushdo tjetër që do të dojë, mund ta bëjë këtë, qoftë edhe vetëm duke e njoftuar në sajtin e vet dhe të fillojë të përdorë metodën e citimit duke përfshirë “iperlink”-un:     

Shqiptarja.com
SYRI.net
Gazeta Tema
Balkanweb
Gazeta Panorama
Gazeta Shqiptare
Lapsi
Pamfleti
KohaJone
Mapo
Javanews
Dritare.net
Bota
Lexo
Tiranapost.al
Zathur.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

carbol20/11/2017 14:39

A kur flet edhe ti mos mbete njeri ne kembe. Hajtut lajmesh, ti je me shkolle; shpifarak, me mire se ty sdi ku te gjej; Me shit sapunin per djath, ke bo lek me ket pune me shume se kerkush. Tash do me mbajt flamurin e dliresise. Hallall te qofte po te duhet me e ngul diku shtizen e flamurit, me ndej flamuri drejt. E ti vendin e shtizes e ke qe nuk te ze vend, verr andej, verr kendej

Gazetari20/11/2017 14:35

Ku do i gjeni lajmet ju te firmave.

Shqiptarja.com - Asnje gazetar terreni
SYRI.net - Asnje gazetar terreni
Gazeta Tema - asnje gazetar terreni.
Lapsi - asnje gazetar terreni.
Pamfleti - asnje gazetar terreni.
Javanews - - asnje gazetar terreni.
Dritare.net - asnje gazetar terreni.
Bota - - asnje gazetar terreni.
Lexo - - asnje gazetar terreni.
Tiranapost.al - asnje gazetar terreni.
Zathur.al - asnje gazetar terreni.

Rema20/11/2017 10:33

Qenkan mbledhe gjithe legenat , ene munohen me i mbushe menjen miletit se jane kazan. Kazani do b... mor çun.

Shto koment

Denonco