Tahiri jashtë shtetit/ Rama, Ruçi e Xhafaj kanë abuzuar me detyrën?!

Tahiri jashtë shtetit/ Rama, Ruçi e Xhafaj kanë abuzuar me detyrën?!

Nga SHËNIM - 18/11/2017

Sipas vendimit të parlamentit Saimir Tahiri s’duhet të lejohej të dilte jashtë shtetit. Por Tahiri duke e shkelur këtë vendim të parlamentit dje ka dalë jasht shtetit. Arsyet e këtij veprimi mund të jenë pranueshme por ajo që është për të shënuar është se vendimi i parlamentit është shkelur. Kush mban përgjegjësi për këtë shkelje të vendimit të parlamentit?

Së pari, përgjegjësi direkt është Fatmir Xhafaj si ministër i brëndshëm nuk ka vënë në dijeni policinë e kufirit (në Rinas, porti i Durrësit, Vlorës, Sarandës apo në pikat kufitare tokësore), dhe nuk ka marrë të gjithë masat që ky vendim të zbatohej. Fatmir Xhafaj në këtë rast duhet të akuzohet se ka abuzuar me detyrën dhe kjo ka shkaktuar largimin e një individi që dyshohet për bashkëpunim me një grup trafikantësh. Ky vendim mund të ndikonte në procesin e hetimit. Fatmir Xhafaj nuk mund të gjejë asnjë justifikim sepse ka votuar në parlament pra është në dijeni të marrjes së këtij vendimi.

Së dyti, përgjegjës me shumë gjasa mund/duhet të jetë edhe Gramoz Ruci. Shtrohet pyetja nëse Gramoz Ruci e ka dërguar vendimin e kuvendit në Ministrinë e Brendshme për të mos i lënë asnjë hapësirë justifikimi Fatmir Xhafës të abuzojë me detyrën. Nëse kjo çështje do të hetohej, atëherë edhe Gramoz Ruci do të akuzohej minimalisht për shpërdorim detyre.

Së treti, përgjegjësi kryesor është Edi Rama i cili ishte ai që orientoi vendimin e maxhorancës për të kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Tahirit por duke pranuar vetëm që Saimir Tahiri të mos lejohej të dilte jashtë shtetit. Nga cilado anë që ta analizosh qëndrimin e Ramës, në një shtet të së drejtës, ai do të akuzohej për shpërdorim të detyrës dhe bashkëpunim për prishjen e provave që po grumbullohen në rastin e hetimit të një grupi trafikantësh në bashkëpunim me ish-ministrin e brendshëm. Prokuroria mund të arrinte në përfundimin se dalja e Tahirit jasht shtetit ka ardhur se Rama ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për arrestimin e tij. Nga ana tjetër, Rama nuk ka marrë asnjë masë që propozimi i tij i kthyer në vendim të parlamentit, për mos daljen e Tahirit jasht shtetit të zbatohej..

Opozita duhet urgjentisht të trajtojë këtë çështje në tre plane. Së pari duhet që opozita ti kërkojë prokurorisë hetime për përgjegjësitë e Ramës, Rucit dhe Xhafajt për shkeljen e vendimit të parlamentit. Së dyti opozita duhet urgjentisht t’ia bëjë me dije këtë shkelje të rëndë të vendimit të parlamentit, partnerëve ndërkombëtarë sepse ky veprim mundet eventualisht të ishte me pasoja për prishjen e hetimeve për çështjen Tahiri duke konfirmuar kështu qëndrimin e drejtë të opozitës për pranimin e kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Tahirit. Së treti, opozita duhet të kërkojë një seancë urgjente e të jashtëzakonshme për të hetuar në parlament veprimet e Xhafës, Rucit dhe Ramës dhe gjetur arsyet që çuan dhunimin e vendimit të parlamentit.

Syri.net/ 18 nëntor 2017

    © SYRI.net

    Lexo edhe

    Komentet

    Lesh Arapi19/11/2017 19:44

    Ajo katershja ne foton e shkrimit me kujton katershen e klasikeve:
    Marksi, Engelsi, Lenini, Stalini.
    Secili le ta zgjedhe vete se me ke ngjason....

    Dart19/11/2017 00:22

    "... po kjo ishte lojaa ..."

    Aldo18/11/2017 19:39

    Po Parlamenti i ka dhene autorizimin Prokurorise qe te veoroje me sekuestrimin e pasaportes dhe pengimin e daljes jashte kufirit te Saje Qorrit.
    Parlamenti nuk eshte organ qe ben ndalimin e deputeteve te levizin jashte apo brenda territorit????
    Pika qe su bie thuaj....
    The pastaj ankoheni perse Rama u quan kazan????????!!

    Kreshnik Cenko18/11/2017 19:31

    Eshte parim i te drejtes penale , cdokush eshte i pafajshem deri ne momentin qe vertetohet fajesia e tij qe ne kte rast duhet ta vertetojn prokuroret e tropojes. Tani pyetja eshte. Ku qendron shperdorimi i detyres ktu?

    Vasken Nuri18/11/2017 19:30

    Hajde media hajde po ai ka familjen ktu, shkoni e kontrolloni njeher para se te beni artikuj

    Bashkim Kola18/11/2017 19:29

    Kush na i siguron qe tahiri ka ik jasht shtetit?

    Desara Kodheli18/11/2017 19:29

    Ore per aq kohe sa ndaj tij nuk eshte mare masa e sigurimit ai eshte i lire te shkoj kudo.

    fatkeq18/11/2017 18:56

    Kush nga opozita do ta kerkoje?
    Duhet te kesh mendere per gjera te tilla.

    Shto koment

    Denonco