Kultivimi i kanabisit- strategji shumëqëllimëshe e Ramës

Kultivimi i kanabisit- strategji shumëqëllimëshe e Ramës

Nga Kastriot Islami - 16/11/2017

E vërteta mbi kultivimin e kanabisit, ndryshe nga c’përpiqet Rama aktualisht të mashtrojë opinionin vendas e ndërkombëtar, pasi është kapur vetë në kurth edhe i ka ngecur në rrjetë Tahiri, për shkak të “provave e fakteve” të ofruara nga shërbimet e autoritet partnere të zbatimit të ligjit, lidhet me një strategji të mirëpërpunuar dhe shumëqëllimëshe.

Të gjithë shqiptarët pa përjashtim e dinë se kultivimi i kanabisit gjatë periushës 2014-2017 s’ka qënë në asnjë çast një veprim spontan. As edhe një reagim i qytetarëve të varfër thjesht për të nxjerrë bukën e gojës. As një dukuri e lokalizuar në një territor të vogël jashtë-kontrollit. Po ti referohemi përmasave dhe implikimit direkt të policisë, gjithçka ka ndodhur në 2014-2017, s’ka të krahasuar me asnjë veprimtari të ngjashme të kryer në të kaluarën, përfshi edhe Lazaratin, që duket mikroskopik në çdo aspekt me çfarë ka ndodhur në katër vitet 2014-2017.

Kultivimi i kanabisit është realizuar përmes një strategjie të ideuar dhe përpunuar nga Rama, me qëllime të shumëfishta e synime shumë të qarta, dhe me një këshillim të kualifikuar vendas e ndërkombëtar. Ky përfundim arrihet po ti referohemi përhapjes/masivitetit të kësaj dukurie; gjë që është e evidentuar dhe po evidentohet çdo ditë nga media vendase e ndërkombëtare si dhe nga shërbimet inteligjente partnere. Po ashtu ky përfundim arrihet po ti referohemi “provave dhe fakteve” që janë zbuluar dhe zbulohen çdo ditë, nga shërbimet dhe autoritet partnere për zbatimin e kësaj strategjie nga rrjeti/kupola e policisë me implikim të drejtpërdrejtë të ish-ministri të brendshëm Tahiri, të cilët kanë vepruar nën drejtimin dhe me porositë e vetë Ramës. Ky përfundim arrihet bazuar edhe në një argument të paneglizhueshëm, Rama asnjëherë në jetën e tij nuk ka bërë thirrje për mospërdorimin e drogës nga të rinjtë, madje sa herë në kuvend është kërkuar “testi i drogës” Rama e ka refuzuar atë duke ulur kokën.

1. Strategji e ideuar nga Rama dhe zbatuar nga Tahiri

Kjo strategji është ideuar e orkestruar nga Rama dhe është ekzekutuar nga Tahiri përmes familjarëve të tyre dhe rrjetit të policisë (shih artikullin (http://thehill.com/blogs/pundits-blog/international-affairs/300392-albania- drug-haven- is-a- nato-challenge- for-next). Nga “provat e faktet” e deritanishme po rezulton se Tahiri me rrjetin e policisë, në bashkëpunim të ngushtë me klanet e familjet mafioze kishin për detyrë të kontrollonin, monitoronin e ruanin mbjelljen e kultivimin e kanabisit, si dhe të grumbullonin e transportonin të gjithë prodhimin deri në dërgimin e saj jashtë vendit, përmes tokës, detit dhe ajrit, dhe ta siguronin që e gjithë sasia e grumbulluar të kishte përfunduar në duart e mafias ndërkombëtare.

2. Strategji për fitime që shkojnë deri në miliard dollarë

Kjo strategji kishte për synim sigurimin e shumave marramendëse deri disa miliard  euroshe/dollarëshe që do të shkonin në masën më të madhe në xhepat e kupolës oligarkike por një pjesë e konsiderueshme e tyre do të shkonte edhe për sigurimin e fitores në zgjedhjet të 2017 përmes blerjes së votës apo angazhimit të individëve me rekorde kriminale për kërcënimin e votuesve.

3. Strategji për skllavërimin e banorëve të zonave rurale

Një synim tjetër diabolik lidhet edhe me “qetësimin” e përkohshëm të banorëve të varfër të zonave rurale të cilëve kjo qeveri e ka të pamundur ti ofrojë punësim apo ti ulë nivelin e varfërisë që ka arritur në ekstrem. Kjo strategji ishte menduar tu jepte të varfërve, të papunë e të pashpresë, mundësinë e kultivimit të kanabisit, kësaj bimës magjike që do tju mundësonte të nxirrnin bukën e gojës pa shumë mundime e kështu do të mbyllnin gojën për prapësitë e qeverisë. Në afatshkurtër kjo masë diabolike, po ashtu si skemat piramidale, do të funksiononte, për më tepër që të varfërit e pashpresë dëgjonin se kjo veprimtari e tyre garantohej nga policia. Shumica e kultiviuesve e kanabisit, nga të gjitha zonat e vendit, pavarësisht përkatësisë partiake, filluan të ndjeheshin komfortabël me këtë mënyrë të nxjerrjes së bukës së gojës, ashtu sic kishte ndodhur edhe me skemat piramidale. Shumë të varfër të pashpresë e pranonin se kjo ishte një veprimtari kriminale, por e toleronin përderisa qeveria e kishte lejuar dhe ata arrinin përmes saj të mbijetonin. Kjo lloj strategjie ishte aplikuar edhe në Afganistan nga talebanët të cilët në afatmesëm i kthejnë në skllevër banorët në varfër që punojnë për bukën e gojës ndërkohë që vetë gradualisht kthehen në skllavopronarë që shesin drogën te mafia e trafiqeve.

4. Strategji për blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve

Shqetësimi kryesor në Shqipëri ishte përdorimi i kësaj strategjie për manipulimin e zgjedhjeve të 2017. Ky mekanizëm kryesor në duart e rrjetit të policisë, i cili në bashkëpunim e me mbështetjen e individëve me rekorde kriminale përbënte mekanizmin themelor për blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve në zgjedhjet e 2017, gjë e cila u referua edhe në raportin e OSBE/ODHIR. Blerja e votave u realizua jo vetëm me para në dorë por edhe përmes joshjes së lejimit të kultivimit të kanabsit në shkëmbim të një sasie votash, negocim që e kryenin të “fortët” e përzgjedhur nga vetë Rama, së bashku me “gangsterët e vegjël” të fshatrave të ruajtur nga policia. Kurse një mënyrë tjetër ishte kërcënimi i kultiviuesve me burgim apo shkatërrim të parcelave të mbjella nëse ata nuk siguronin një sasi votash në shkëmbim të lejimit nga policia të kultivimit të kanabisit.

5. Strategji për eleminimin e LSI dhe fituar pushtetin vetëm

Kjo strategji kishte po ashtu për qëllim sigurimin e fitores vetëm nga Rama (teza e një timonieri që mban i vetëm tepsinë e pushtetit) duke dërguar në opozitë LSI dhe madje duke e rrudhur atë maksimalisht. Kjo strategji ishte testuar paraprakisht në zgjedhjet në Dibër, prej nga kishte rezultuar funksionale.

6. Strategji që shndërron vendin në hallkën më të dobët të NATO-s

Nga kultivimi i kanabisit në mënyrë kaq masive sigurisht që do të rrezikohej siguria e vëndit dhe për rrjedhojë që Shqipëria mund të shndërrohej në hallkën më të dobët të NATO. (shih artikullin http://thehill.com/blogs/pundits-blog/international- affairs/300392-albania- drug-haven- is-a- nato- challenge-for- next). Madje ky dobësim i sigurisë dhe rolit kontribues të Shqipërisë do të ndodhte në një moment kur ballancat gjeopolitike në rajon kanë filluar të ndryshojnë dhe kur për shkak të keqqeverisjeve të vendeve të Ballkanit rajoni kërcënohet nga rreziqe anti-Nato, anti-BE dhe anti-SHBA.

7. Strategji për penetrimin e faktorëve anti-NATO, anti-BE dhe anti-SHBA

Kultivimi masiv i kanabisit në të gjithë territorin e Shqipërisë, sipas informacioneve inteligjente nga Britania e Madhe (shih artikullin më sipër) ju kishte dhënë mundësi mbështetësve e simpatizantëve të ISIS në Shqipëri të nxjerrin fitime marramendëse, duke krijuar të gjithë hapësirat për penetrimin e një prej faktorëve të kërcënimit të sigurisë në rajon e Shqipëri e më gjerë.

8. Partnerët çuditërisht për një kohë të gjatë heshtën..?!

Fillimisht partnerët e rëndësishëm të Shqipërisë, për arsye të shumta, heshtën si për kultivimin e kanabisit ashtu edhe trafikimin e tij nga Shqipëria. Nga ana e saj qeveria Rama u përpoq të maskonte këtë dukuri dhe kur filluan të dalin informacionet e para ta fshihte dhe relativizonte këtë strategji, madje duke kërkuar të krijonte, siç po vazhdon dhe aktualisht, alibinë se kjo është një dukuri spontane që ka ardhur për shkak të varfërisë dhe se ajo po e lufton ashpërsisht atë. Madje po përpiqet të krijojë përshtypjen se ka një strategji të luftës kundër saj, për të cilën po mundohet të fitojë edhe mbështetjen e disa zyrtarëve të huaj që qytetarët shqiptarë i perceptojnë të komprementuar me paratë e kanabisit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp17/11/2017 17:20

Kanabizimi si nje rruge e gjate me dy stacione.Per te mbrite te PPP, per t'ju afruar oligarkise rajonale e asaj boterore, dhe larguar vendin nga proceset integruese .Ka vetem nje shprese.Ne kushtet kur edhe opozita sillet si "mesalla me dy faqe",kerkohet nje qasje e re e partnereve gjeostrategjik .Ndryshimet ne Departamentin e Shtetit mund te sjellin nje veting sic e kane premtuar.

Shto koment

Denonco