Sa më shumë që Rama bën sikur distancohet nga Tahiri, aq më shumë e mbron

Sa më shumë që Rama bën sikur distancohet nga Tahiri, aq më shumë e mbron

Nga SYRI.net - 15/11/2017

Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë të simboli i lidhjes së bosit të oligarkisë me njërin nga anëtarët e kupolës së bandës politiko-mafioze, që drejton vendin. Kurse Tahiri është simboli i mekanizmit të skemës së Ramës që lidh shtetin e politikën me krimin dhe narkotrafikantët. Këto dy lidhje, mes Ramës e Tahirit dhe mes Tahirit e kriminelëve e narkotrafikantëve janë dy lidhje tipike për sektin Rama dhe shpjegojnë si funksionojnë marrëdhëniet në kupolën e lartë të këtij sekti.  Natyrisht këto lidhje s’janë simetrike dhe funksionojnë kryesisht nga lart poshtë në cdo kuptim. Më e rëndësishmja është komponentja e konfidencialitetit apo sekretit,

Rama di gjithcka ka bërë Tahiri kurse Tahiri kryesisht merr vetëm me mënd se cfarë ka bërë Rama. Tahiri ka ditur dhe kontrolluar gjithcka kanë bërë kriminelët e narkotrafikantët kurse këta të fundit kryesisht hamendësojnë për gjithçka përfiton e bën Tahiri. Kjo skemë s’është njëqind për qind e pastër, në kuptimin qe Tahiri ka “prova e fakte” për Ramën kurse kriminelët e narkotrafikantët kanë “prova e fakte” për Tahirin.

Ata që e kanë të qartë, me “prova e fakte”, të gjithë situatën, janë shërbimet partnere e autoritetet e zbatimit të ligjit në vendet ku preken interesat e tyre nga veprimet korruptive, kriminale e narkotrafikuese me origjinë nga Shqipëria. Ata kanë interceptuar edhe Ramën, edhe Tahirin, edhe kriminelët, edhe narkotrafikantët, që para se të vinte në pushtet Rama e Tahiri, që ditën e parë të uljes së tyre në karriget qeveritare e në vijim, deri më sot.

Rama e ka tashmë të qartë gjithë situatën, ndonëse me vonesë për shkak të mungesës së eksperiencës. Për shumicën e gjërave nuk i ka shkuar mëndja më parë se do të mund të bëheshin kaq shpejt publike, pra e ka ndjerë më të fuqishëm sec i rezulton aktualisht. Aq më pak i ka shkuar mëndja se fija e lëmshit të pushtetit të tij do të fillonte të shbëhej kaq shpejt dhe duke filluar nga një nga njerëzit më të afërt, nga Tahiri. Kjo e ka detyruar që pasi ka ndodhur zbulimi i Tahirit ta mbrojë atë duke maskuar sa më shumë marrëdhëniet me të, aq mund të jetë e mundur për momentin, pra pasi dëmi është bërë.

Sepse hedhja në erë plotësisht e Tahirit nga ana  e tij, do të mund të hidhte në erë gjithçka i ka ndërtuar, ndoshta edhe atë vetë. Kështu që ai tani po përpiqet të bëjë atë që quhet “menaxhim i dëmit”, pra të ruajë veten duke ruajtur maksimalisht Tahirin në se kjo ditë ishte e mundur, përndryshe edhe Tahirin do ta hidhte vetë në erë për të shpëtuar veten.

Kjo taktikë e “menaxhimit të dëmit” ka për synim që të shpëtojë pjesa e madhe dhe ai vetëm duke sakrifikuar sa më pak nga pjesa më e vogël. Aq më tepër kjo skemë mbrojtjeje duhet të jetë bindëse për disa nga ndërkombëtarët për të fituar mbështetjen e tyre, veçanërisht të atyre që janë tashmë të kompromentuar dhe kërkojnë alibi për pastrinë e qeverisë Rama dhe ministrave të tij, sepse vetëm kështu do të mund të vazhdonin mbrojtjen e tyre.

Prandaj Rama ka rënë dakord me Tahirin që të distancohet prej tij, parë të bëjë sikur ai do të bëjë betejën për të “gjetur të vërtetën” i vetëm, larg Ramës e në distancë nga PS dhe pa mbështetje politike. Por në realitet Rama dhe PS do të vazhdojnë të angazhohen aktivisht në mbrojtje të Tahirit dhe mbrojtja do të jetë edhe më e madhe dhe më efikase sa më shumë të bëjnë sikur distancohen nga Tahiri, edhe Rama edhe PS.

Kjo është një teknikë e mirënjohur sa herë aplikohet teknologjia e “menaxhimit të dëmit”.  Sepse kështu edhe Tahiri mbrohet më mirë e më me efikasitet dhe vetëm kështu dalja i pastër i Tahirit, me gjoja forcat e tij pa ndihmën politike të PS, nxjerr të pastër edhe PS por mbi të gjitha ruan të pastra duart e Ramës. Sepse Rama i ka bindur të gjithë anëtarët e kupolës se rënia e Ramës është rënie për të gjithë kurse rënia e secilit prej tyre por duke ruajtur Ramën jep shanse për rilindje të secilit prej tyre.

Nëse kjo skemë do të funksiononte, në fund të lësaj odiseje Rama do të dilte e të deklaronte: “…E vërteta më së fundi doli në shesh, pavarësisht baltës së hedhur nga kazani i politikës, medias e segmenteve të drejtësisë. Tahiri doli i pastër nga një luftë personale dhe  i vetëm për të gjetur të vërtetën. Se nuk mund të ishte ndryshe, e vërteta ishte dhe tani doli se është me Tahirin, është me secilin nga ne, me ne të gjithë, Ju patëm thënë të gjithë kundërshtarëve, të bënin durim e të prisnin, se kështu do të dilte e vërteta e pastër. Kjo tregon edhe një herë se s’kemi gabuar me Tahirin, pra edhe PS edhe unë kemi mbajtur pranë nesh dhe kemi mbështetur vetëm individë të pastër, të ndershëm, të aftë e të angazhuar për reformat e vështira…”.

Por me siguri kjo skemë dhe kjo demagogji mashtrimi nuk do të vazhdojë dhe me siguri do të ketë një fund. Të shpresojmë të jetë një fund që garanton stabilitet e siguri dhe optimizëm te shqiptarët.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp15/11/2017 16:38

Me apo pa Tahirin, karvani ecen per ne destinacion.Nese puna e z.Rama eshte "menazhimi i demit", po puna e opozites kush eshte?.Nje deputete e re e grupit parlamentar te PD e quajti z.Tahiri "viktime te sistemit".Te cilit sistem?.Nuk po flitet per narkoqeveri,po fletet per narkoshtet.Neser politikanet e kazanit, do flasin per narkoglobalizem.Edhe z.Rama do trajtohet si viktime e nevojes per ta bere te pasur kete popull qe shef endrra me demokraci e qe nga mengjezi ne darke ju hedh trute e gomarit, media e kazanit.Nderkohe qe faza e pare e kanabizimit perfundoji pergjithesisht me suksese, duhet te vazhdoji faza e dyte..Parat e droges + korrupsionit + krimit nepermjet PPP duhet te pastrohen dhe te investohen..ne ekonomi.Oligarkeve te vjeter ju shtohen edhe disa element te rinj, jo aq te sofistikuar si shoket e tyre te vjeter por me lidhje me te fuqishme.Ndersa te paret sigurojne lidhjet me sivellezerit e tyre te oligarkise rajonale dhe globale, keta te rinjte i kane lidhjet thelle ne "popull".Me ta e per ta(popullin) do organizojne reformat zgjedhore, zgjedhjet e lira, per poplin do qajne(qe nuk bene aq sa duhet) per poplin do qeshin sa here qe popli nuk i kupton e nuk i beson, ne perpjekjet e tyre te sinqerta per te bere me te miren per Ta.Pazar, pazar, pazar,Kazan, kazan, kazan.Politika e mbytur ne kazan.Kazani i ngrire kallkan.Shqiperise i takoji dhe jo vetem per faji te saj, te ngelej vendi ku sistemi socialist te "vertetonte" ne praktik deshtimin e tij ne te gjitha fushat.Ndoshta sot do ti takoji dhe jo per merite te saj, por per shkak te reflektimeve te te medhenjve, qe sistemi i oligarkise boterore apo sic perceptohet sot si narko globalizem te filloj shperberjen e ngadalte por edhe te sigurt.Deshtimi nese ndodh, do jete i nderkombetareve.Fatkeqesi edhe per shqiptaret.

Sonja15/11/2017 13:29

Rama nuk mbron Tahirin, por mbron veten e tij dhe gjithe hallkat e tjera te zingjirit...

Ilit15/11/2017 10:57

Rama po kthen nanoizmin ne Shqiperi

Shto koment

Denonco