'Banka e gruas', lavatriçja perfekte për Ramën dhe klientelën e tij…

'Banka e gruas', lavatriçja perfekte për Ramën dhe klientelën e tij…

Nga SYRI.net - 14/11/2017

Sipas raportit të Këshillit të Europës, Shqipëria është klasifikuar një nga 15 vëndet me rrezikun më të lartë për pastrim parashë. Në raport shtohet se “dënimi dhe sekuestrimi i aseteve të këtij lloj krimi janë shumë të pakta për të mos thënë inezksitente…”

Basha e ka akuzuar Ramën për “…pastrim të parave të pista…” të korrupsionit (vecanërisht përmes PPP selektive dhe jo transparente, por jo vetëm…), të krimit (paratë e grumbulluara nga të gjithë familjet mafioze në lidhje të ngushta me qeverinë dhe parlamentin), të kultivimit të kanabisit dhe trafikut të drogave të forta përmes favorizmit të klientelëve të Ramës me fondet buxhetore e tenderat publikë. Madje Basha ka shkuar më larg duke i kërkuar FBI të hetojë këtë lloj pastrimi të parave të pista duke hetuar në dinamikë zbatimin e buxhetit 2018 të programuar mesa duket qartas për të realizuar këtë objektiv. Qeveria Rama, së bashku me klientelën e saj, para së të largohet nga pushteti po kërkon të pastrojë dhe legalizojë paratë e pissta së siguruara nga korrupsioni, aktivitetet e grupeve kriminale dhe  narkotrafiku.

Rama i është kundërpërgjigjur Bashës nga një takim me disa bankierë, duke thënë: “T’i  them të gjithëve që nëse ka një sistem ku ekonomia informale apo ajo e zeza s’ka shans të penetrojë, ky është sistetmi bankar…”. Kjo përgjigje e nxjerr zbuluar Ramën, përse?

Së pari, Rama përmes kësaj deklarate ose shfaqet si një injorant autentik për cështjet e financave ose zbulohet si një gënjështar që nuk është e vështirë të kuptohet. Sepse dihet që paratë e pista, pavarësisht llojit të lavatricës që i “lan” apo pastron, që të legalizohen duhet të kalojë përmes një banke. Nga ana tjetër po ti referohemi raporteve ndërkombëtare, më konkretisht raportit të fundit të Këshillit të Europës, thuhet se “…hidhet dritë mbi rrugët që përdorin organizata kriminale dhe politikanët e korruptuar në Shqipëri për pastrimin e parave të pista…”. Sipas raportit të vitit 2016-2017 thuhet se “kanalet e pastrimit të parave të pista përfshijnësi sistemin financiar (pra bankat) por edhe investimet në ekonominë formale (thënë ndryshe, organizatat kriminale apo ministrat e korruptuar pastrojnë paratë e pista duke hedhur paratë e pasita si në investime private (përmes tenderave të fituara në mënyrë selektive nga biznsemenët e klientelës qeveritare) ashtu edhe në investime publike…(blerje tokash, hotelesh, apartamente, pika karburanti, objekte të cmuara luksi…).

Se dyti, Rama pa dashje zbulon njëfrikë të brëndshme që e mundon. Nuk thonë kot se “gjuha shkon aty ku dhëmb dhëmbi..”. “Banka e bashkëshortes [Anchor] ”, do të ishte njëra nga ato mbi të cilat do të binin dyshimet kryesore për pastrimin e parave të pista të politikanëve të korruptuar, ministrave apo deri edhe vetëkryeministrit, e të familjarëve të afërmve të tyre si dhe shumë indivdëve që kanë krijuar pasuri të dyshimta e të paligjshme si nëpërmjet aktiviteteve kriminale ashtu edhe përmes narkotrafiqeve, të gjithë në bashkëpunim mes tyre dhe të bashkërenduar nga Rama e ministrat e tij, së fundmi edhe përmes buxhetit të vitit 2018.

“Banka e bashkëshortes” do të ishte lavatricja e përsorur për të realizuar përmes një dore të vetme të gjithë veprimet për pastrimin dhe legalizimin e parave të pista të politikanëvë të korruptuar, oligarkëve, individëve me rekorde kriminale, narkotrafikantëve, të cilët kanë bashkëpunuar për të marrë e mbajtur pushtetin  më paratë e pista, një pjesë e të cilave është përdorur për të blerë votat dhe “ushqyer” banditët që kërcënojnë votuesit. Tani ka ardhur koha mesa duket që e gjithë kjo klientelë e korruptuar politike, kjo bashkësi oligarkësh, individësh me rekorde kriminale e narkotrafikantësh, të legalizojnë të gjithë pasuritë dhe asetet e tyre të paligjshme për tu veshur me “kostum e kollare”, dhe shijuar të paprekshëm e shijuar në luks të paimagjinueshëm e rehatisht gjithcka kanë grabitur e pa iu futur gjëmb në këmbë, sepse tashmë pasuritë e tyre përrallore do të ishin “legale e të pastra”.

“Banka e bashkëshortes” do të ishte lavatricja perfekte për të realizuar objektivin e larjes dhe legalizimit të këtyre parave të pista, për të transferuar një pjesë të tyre si të pastra në banka jashtë vendit apo fshehur edhe në parajst fiskale pa pasur nevojë ti transportojnë me valixhe apo avionëprivate për Ramën, klientelën e tij dhe të afërmit.  

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber14/11/2017 23:52

Kur denoncon nje institucion per pastrim parash kjo behet nepermjet investigimit dhe fakteve. Se pari niset nga pronesia e bankes, paraqitja e dokumentacionit qe verteton pronesine e Linda Rames mbi banken. Pastaj jepen fakte sesi kjo banke ka kryer operacione te dyshimta me qellim pastrimin e parave.

XHEMO14/11/2017 18:54

Po pse mo me para te pista e te vjedhura do ta beje ekonomine e vendit ki mashtrues. Po nuk e ben per popullin jo e ben te rrise te ardhurat e tij , te gruas, e lukunise hajdute qe kane bashkepunuar..Paska qene shume tip i FELLIQUR, i pa BESE. ,,,por duhet ta dini se nga nje SKICOFREN c;far nuk pritet. Hajduti te vret naten e te qane diten, por ky po na vret nate e dite. C; fare duhet bere?Vetemshporria, zemerimi popullor do ta largoi QELBESIREN....

Shto koment