Imazhi i Vllahutin, e implikuar në korrupsion dhe mbrojtëse politike e Ramës…

Imazhi i Vllahutin, e implikuar në korrupsion dhe mbrojtëse politike e Ramës…

Nga Syri.net - 12/11/2017

Dorëheqja e Kessler, drejtor i OLAF në Bruksel, ka përforcuar perceptimin për imazhin e zonjës Vllahutin, si e korruptuar dhe mbrojtëse fanatike politike e Ramës dhe ministrave të kabinetit Rama.

Sjelljet dhe veprimet e ambasadores Vllahutin në Tiranë kanë dëmtuar rëndë imazhin e zyrës së Komisionit Europian në Tiranë por edhe të zyrtarëve të mesëm e të lartë në Bruksel që mbulojnë Shqipërinë duke mos përjashtuar edhe deri zonjën Mogherini. Ky perceptim public mbi korrupsionin e zonjës Vllahutin, të lidhjeve të saj të dyshimta më Ramën dhe ministrat e kabinetit të tij si për rrjetin klientelist që  e mban dhe e mbron në Bruksel bazohet në disa argumenta.

Së pari, zonja Vllahutin ka mbajtur një qëndrim të dukshëm preferencial pro qeverisë Rama duke fshehur në raportimet e saj, korrupsionin e zyrtarëve të lartë të kabinetit Rama dhe të administratës publike, si dhe duke mos dërguar për gati tre vjet asnjë informacion për kultivimin e kanabisit dhe trafikimin e drogave të forta.

Së dyti, zonja Vllahutin perceptohet e korruptuar për shkak të blerjes së vilës në zonën VIP të Tiranës për një cmim prej 1,6 milion  euro, gati mbi 3 herë më të shtrenjtë se cmimi i vilave në këtë zonë.  Argumentat e dhëna prej zonjës Vllahutin dhe qëndrimi i mefshtë i zyrës antikorrupsion në Bruksel kanë rritur perceptimin negativ si e korruptuar për zonjën Vllahutin por perceptimet për lidhjet e saj korruptive me persona drejtues në Bruksel.

Së treti, zonja Vllahutin perceptohet politikisht e lidhur me Ramën dhe ministra të kabinetit të tij, duke e sulmuar në portalet dhe median sociale madje si të kompromentuar me paratë e korrupsionit dhe të kanabisit nga qeveria Rama. Në median sociale  janë hedhur dyshime jo vetëm për emërimin e saj por edhe për mbrojtjen që i bëhet Vllahutin duke menduar se ato vijnë jo vetëm si dëshirë e qeverisë Rama por edhe nga ndërhyrjet e veprimet e disa zyrtarëve, që perceptohen të korruptuar në Bruksel, dhe në lidhje klienteliste e politike mes tyre, duke shkuar deri në emrin e zonjës Mogherini.

Së katërti, rasti i fundit, i dorëheqjes së drejtorit Kessler, të zyrës OLAF, tashmë i akuzuar për korrupsion, dhe i mirënjohur për mbrojtjen që i ka bërë rastit korruptiv të blerjes së vilës në Tiranë, është provë e pakundërshtueshme e gjithckaje që diskutohet e thuhet në Tiranë, si për vetë zonjën Vllahutin ashtu edhe për lidhjet e saj me Kessler, lidhje që mendohet se shkojnë deri te zonja Mogherini.

Mbajtja e Vllahutin në zyrën e komisionit europian në Tiranë ka dëmtuar rëndë funksionimin e kësa zyre dhe mbi të gjitha veprimtarinë e drejtueses së saj në një vend kandidat të BE. Madje kjo paralizë ka shkuar deri aty sa që opozita në takimet me përfaqsues të lartë të Brukselit të kërkojë mospjesëmarrjen e saj në takime. Sepse për takime të zonjës Vllahutin me drejtues apo përfaqsues të partive politike opozitare as që mund të bëhet fjalë.

Të gjithë këto nuk janë thjesht qëndrime të opozitës apo të kundërshtarëve të Ramës, sic përpiqet Rama ti paraqesë në takimet me drejtues të lartë të Brukselit. Ky është një opinion pothuajse i përgjithshëm, që ekziston në shumicën e përfaqsuesve diplomatikë të vëndeve të BE por edhe i shumë zyrtarëve të zyrës në Tiranë që drejton Vllahutin, të cilët për momentin nuk janë shprehur publikisht poe në raportimet që i kanë bërë kancelarive të tyre e kanë bërë prezent këtë opinion të përgjithshëm.

Syri.net

12 nëntor 2017

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku13/11/2017 12:22

Turqishtja ka një term shumë të përshtatshëm dhe domethënës: "ashiqare". Vllahutin dhe Lu, mercenarë të Soros, kanë vepruar ashiqare, pe e çarë b**** fare se ka edhe ndëshkim në këtë jetë, duke shpresuar me gjithë shpirt që ferri xhehnemi nuk ekziston. Por krimet një ditë paguhen, vonon por nuk harron. Si bashkautorë të krimeve të EDramës do paguajnë të gjithë për çfarë i kanë bërë dhe vazhdojnë ti bëjnë këtij populli.

shkurt201412/11/2017 21:00

Nuke kane thene kote,e provuar,moje europe moje kurva e motit,e tidhe eshte edhe perfaqsuesja e europes plake e kurve sic eshte vete.

Adi12/11/2017 18:25

Bravo Syri.net. Shtypi duhet te vazhdoje me me guxim te demaskoje veprimet e njeanshme jo vetem te zonjes Vllahutin por edhe te ambasadorit Lu.

fery12/11/2017 17:36

Znj Romana Vllahutin para se te emrohej ambasadore e BE ne Shqiperi , kushte nji skandal te madh korruptiv ne shtetin nga ajo vjene , ne Kriaci por , hetimet u ndalen per arsye te moseprishjes se imazhit te shtetit me te ri antare e BE -Kroacise
Tani ambasadorja Vllahutin thuhet se posedon nji vile luksoze ne lagje ne VIP-ve ne Tirane te cilen e ka marre peshqesh nga kryeministri shqiptar Edi Rama qe te dergoje ne Bruksel raporte " te mira " per Shqiperine dhe te heshte per krimin dhe korrupsionin galopant te pushtetareve dhe qeveritareve te shtetit shqiptar per te cilin shkruan edhe prestigjizja gjermane Di Wel se gjate gjithe kohes se tranzicionit pushtetaret shqiptar gllabruan mbi 18 miljard $ e qe znj.ambasadore kushte per detyre te raportonte Brukselit dhe jo te heshte per pervetesimin e parase se taksapagueseve shqiptar, taksapagueseve te BE dhe taksapagueseve te SHBA

Sonja12/11/2017 14:59

Kaq shume koh dhe fakte duhen per te kuptuar qe Vlahutin eshte e korruptuar ? Gjitheshka duket hapur Ajo duhet PERZENE nga Shqiprija. Ajo ka dhe nje gje qe eshte (dhe pse plakaruqe) sexi, Rames i pelqen besoj....TE PERZIHET DHE TE BESHTYHET. ajo fytyr e paftyr...

Shto koment